TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Shkurt 2024, 12:10

27 mijë viktima nga lufta në Gaza, OKB: Njerëzit po vdesin para syve të botës

Shkruar nga Pamfleti

27 mijë viktima nga lufta në Gaza, OKB: Njerëzit po vdesin para

27,365 persona kanë humbur jetën në Gaza që prej fillimit të luftës mes Izraelit dhe Hamasit.

Ministria e Shëndetësisë palestineze njofton se si pasojë e luftës kanë mbetur të plagosur 66,630 persona. Vetëm në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 127 persona si dhe kanë mbetur të plagosur 178 të tjerë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se nuk dihet se sa prej viktimave janë civilë dhe sa luftëtarë të Hamasit. Ndërkohë sulmi i djeshëm është mohuar nga Izraeli.

Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) njoftoi se njerëzit po vdesin para syve të botës në katastrofën që përjetohet në Rripin e Gazës ku Izraeli ka detyruar popullatën duke i lënë në uri dhe pa ujë.

Në një postim në rrjetin social X, UNRWA tha se uria dhe kriza humanitare thellohet çdo ditë e më shumë në Rripin e Gazës.

“Një katastrofë e pashembullt po përjetohet para syve tanë Gaza. Çdo orë që kalon po bëhet edhe më i pashpresë në Gazën nën bllokadë. Njerëzit po vdesin para syve të botës”, thuhet në postim.

Në një deklaratë të bërë dy ditë më parë nga UNRWA thuhej se “Nevojat e mëdha humanitare të më shumë se 2 milionë njerëzve në Gaza ndodhen përballë rrezikut të thellimit të mëtejshëm, pas vendimit të 16 vendeve donatore për të ndërprerë mbështetjen financiare për UNRWA-në”.

Komisioneri i përgjithshëm i UNRWA-së, Philippe Lazzarini paralajmëroi se në rast të vazhdimit të ndërprerjes së mbështetjes financiare për institucionin, me shumë mundësi do të detyrohen të ndalojnë punimet tyre pas fundit të këtij muaji jo vetëm në Gaza por në të gjithë rajonin.

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare thotë se 2.2 milionë njerëz janë përballë rrezikut të urisë në Rripin e Gazës i cili ndodhet nën sulmin intensiv të Izraelit.

Në sulmet që Izraeli ka kryer ndaj Rripit të Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani, përfshirë të paktën 12 mijë fëmijë dhe 8.190 gra janë vrarë 27.238 palestinezë si dhe janë plagosur 66.452 të tjerë.

Nën rrënoja ende ndodhen mijëra të vrarë ndërsa po shkatërrohet edhe infrastruktura civile duke shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore në të cilët është strehuar popullata.

Lini një Përgjigje