Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeminsitrin Edi Rama në Budapest, Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, zbuloi dhe qëllimet e vërteta të lidhjes me kryeministrin Edi Rama dhe elozhet që i bëri, duke e quajtur “lider të madh”.
Në fjalën e tij, Viktor Orban, zbuloi pazaret e bëra më Edi Ramën, që oligarku dhe miku i tij, hungarezi Gellért Zoltán Jászai, të gllabëronte kompaninë celulare “ONE Albania” dhe “OTP Bank Albania”, gati dhe për të marrë PPP-në e Ujësjellësve në Shqipëri.
Më 31 mars 2022, hungarezi Gellért Zoltán Jászai, bleu 94% aksione të “ONE Albania”, ndërsa më 22 dhjetor 2022, kompaninë “Albtelecom” e shkriu brenda “ONE Albania”, me miratim të qeverisë shqiptare, pa e kaluar këtë ndryshim pronësie në parlament, paçka se është sektor strategjik i sigurisë kombëtare.
Të njëjtin marifet, hungarezi Gellért Zoltán Jászai, përdori dhe për blerjen e “OTP Bank Albania”, nëpërmjet “OTP Bank Nyrt” me qendër në Hungari, për të cilën, thuhet se ka lidhje pronësie e operacionesh financiare me familjarë e oligarkë të kryeministrit Viktor Orban.
“OTP-Bank Albania” është regjistruar në emër të dy hungarezëve Laszlo Ëolf dhe Antal Gyorgy Kovacs, ky i fundit edhe me shtetësi kosovare, të cilët në Ektraktin e Qendrës Kombëtar të Biznezit në Shqipëri, janë deklaruar si pronar indirekt pa përqindje aksionesh, pasi “OTP Bank Albania” ka formë tregtare offshore.
Gjatë konferencës për shtyp, kryeministri Viktor Orban, zbuloi dhe dy pazare të tjera që do realizojë së shpejti me kryeministrin Edi Rama, në fushën e ujit të pijshëm dhe ushqimeve, bashkë me kompanitë private hungareze.
Bëhet fjalë për ujësjellësit e Shqipërisë, për ti a dhënë përmes një PPP -je një kompanie hugareze; PPP për të cilën kryeministri Viktor Orban, tha se ka rënë dakord me kryeministrin Edi Rama e janë gati ta realizojnë.
Një tjetër PPP, do të ketë edhe në sektorin ushqimor, përflitet në sekorin e kontrollit ushqimor dhe disa monopole importi për produket bazë, të cilat nuk do jetë çudi, që t’i jepen grupit mafioz hungarez “Gellért Zoltán Jászai” të “ONE Albania”.
Në vijim do faktojmë, krimin e evazinit fiskal të kompanisë “ONE Albania”, duke mashtruar me bilancet dhe lidhjet me Rusinë./Pamfleti
Lini një Përgjigje