Ky drejtor pajisi me certifikatë sigurie false të kategorisë “Tepër sekret”, Fatmir Xhafajn, motrën e killerit Nuredin Dumani, zyrtarët e sistemit TiMS, Amant Josifin e rrjetit mafioz “Call Center”, prokurorët dhe gjyqtarët e arrestuar Xhevahir Lita, Aurel Zarka, Pajtime Fethau, Enkelejda Hoxha, 120 drejtues policie të lidhur me trafikun e drogës dhe 158 gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar nga vettingu...
Është tmerr edhe kur e mendon, që zyrtarë të qeverisë, drejtësisë, policisë, SHISH e krejt institucioneve të sigurisë kombëtare, kanë qenë pjesë e rrjetit të komunikimit SKY-ECC, me eksponentë të krimit e me njëri- tjetrin, për akte kriminale, korrupsioni e mos ndëshkimi.
Në informacionin, që “Pamfleti” ka marrë nga burime konfidenciale brenda Byrosë Kombëtare të Hetimit, thuhet se dhe Drejtori i Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, Dorian Tola, është në dosjet e kontakteve me rrjetin SKY ECC.
Drejtoria e Informacionit të klasifikuar, grumbullon të dhëna për lidhjet e zyrtarëve të shtetit me eksponentë të botës së krimit e korrupsionit, por dhe në aktivitete pastrimi e fshehje të vlerave monetare.
Drejtori i DSIK, Dorian Tola, nuk është përfshirë në bisedat SKY-ECC, për shkak të ushtrimit të detyrës, por si pjesë e kontakteve të paligjshme me zyrtarë e kriminelë, të cilët i vinte në dijeni, për informacionet që i dërgonin agjencitë shqiptare e partnere të SHBA-BE, për veprimet dhe lidhjet e tyre të paligjshme.
Informacioni nga BKH, lidhur me dosjen SKY-ECC, thotë se për të dhënat që siguronte Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar, drejtori Dorian Tola vinte në dijeni privatisht, miq të tij deputetë, ministra, ambasadorë, drejtues policie, prokurorë, gjyqtarë, ushtarakë, zyrtarë të SHISH, drejtorë qendror, krye bashkiakë, pronarë bankash, mediash e eksponentë të krimit.
Ai kishte kompetencë, të hartonte dosjet e integritetit për të gjithë zyrtarët subjekte të ligjit për dekriminalizimin e vetingun në drejtësi e polici, dhe t’i pajiste ose jo me certifikata sigurie kur ata emëroheshin, zgjidheshin në detyra shtetërore e kur u verifikohej veprimtaria.
Mbështetur në faktin, që Drejtori i Informacionit të Klasifikuar, Dorian Tola, ka dalë në komunikimet e grupeve SKY-ECC dhe në komunikime direkt aktive për veprime të paligjshme; më 1 qershor 2024, agjentë të BKH me urdhër të prokurorëve të SPAK, i sekuestruan telefonin dhe vunë në dijeni kryeministrin Edi Rama që e ka në vartësi të drejtëpërdrejtë.
Por më 5 qershor 2024, katër ditë pasi BKH i sekuestroi telefonin, kryeministri Edi Rama e shkarkoi Dorian Tolën nga detyra dhe e emëroi Zv/ministër të Mbrojtjes, në vend që ta largonte nga administrata shtetërore.
Kujtojmë, që Drejtori i Informacionit të Klasifikuar, Dorian Tola, pajisi me certifikatë sigurie false të kategorisë “Tepër sekret”, ish-ministrin Fatmir Xhafaj me vëlla trafikant droge të dënuar, motrën e killerit Nuredin Dumani, zyrtarët e sistemit TIMS, Amant Josifin e rrjetit mafioz “Call Center”, prokurorët dhe gjyqtarët e arrestuar Xhevahir Lita, Aurel Zarka, Pajtime Fetahu, Enkelejda Hoxha, 120 drejtues policie të lidhur me trafikun e drogës dhe 158 gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar nga vettingu.
Ai e nisi detyrën si Drejtor i Informacionit të Klasifikuar, i emëruar nga kryeministri Edi Rama në vitin 2017, kur filloi zbatimi i ligjit të dekriminalizimit e vettingu në drejtësi, deri më 5 qershor 2024, kur kryeministri Edi Rama e transferoi Zv/ministër të Mbrojtjes, pasi i doli emri në kontaktet SKY-ECC, për biseda në favor të krimit e korrupsionit./Pamfleti
Lini një Përgjigje