
Profili i sharlatanit Fatmir Xhafaj, 3 herë ministër e 25 vite deputet, që ka shkatërruar dhe po mbanë peng drejtësinë duke favorizuar kriminelët, mes tyre vëllain e tij trafikant; ndërsa bashkë me të, gruan notere, vajzat bankiere etj., etj..
Në një përpjeke qesharake e të sikletshme, i mbytur në djersë, më zë që i dridhej e me lot krokodili, gjatë një interviste të porositur në “TV-Klan”, mafiozi Fatmir Xhafaj tentoi të pastronte veten dhe të justifikonte aktivitetin e vëllait si trafikant ndërkombëtar droge.
Fatmir Xhafaj, tha se vëllai i tij ishte “i vogël 26 vjeç”, kur u kap si drejtues i grupit të strukturuar që bënin trafik ndërkombëtar droge në Itali, mes tyre dhe miku i tij Gramoz Murataj.
Në përgjigjet e mafiozit Fatmir Xhafaj, mbushur me mashtrime, përgjërime e kërcënime, dukej sikur ai dhe vëllai i tij janë “viktima” të sulmeve të mediave, qarqeve politike e mafioze, me qëllim që t’i dëmtonin figurën e tij si “politikan i ndershëm, atdhetar e pa asnjë njollë”, kur faktikisht është i zhytur në shumë pisllëqe, afera korrupsioni e kriminale.
Dukshëm në marrëveshje mes tyre, Blendi Fevziu nuk i bëri “Espinozës” Fatmir Xhafaj, 7 pyetje që janë prova konkrete, lidhur me marifetet e Fatmir Xhafajt, për të mos arrestuar, ekstraduar dhe mos sekuestruar pasuritë e vëllait të tij krye-trafikant droge.
Pyetja e parë/ Përse Fatmir Xhafaj, në vitet 2002-2005 kur ishte Ministër Drejtësie, fshehu dhe nuk i çoi Prokurorisë Shqiptare, letër-porosinë e Italisë, për arrestimin dhe ekstradimin e vëllait trafikant Agron Sezai Xhafaj, i cili ishte kthyer në Vlorë, ndryshoi emrin dhe e bënte biznes?
Pyetja e dytë/ A bëri Fatmir Xhafaj ujdi me Adriatik Llallën e Sali Berishën në prill 2013, për të mos arrestuar e mos ekstraduar vëllain Agron Xhafaj, kur shoku i grupit trafikues Gramoz Murataj, u arrestua e ekstradua, megjithëse të dy ishin në të njëjtën letër-porosi nga Italia?
Pyetja e tretë/ A ndikoi Fatmir Xhafaj, që vëllai e tij trafikant Agron Xhafaj, të hiqej nga lista e OFL, për të mos iu sekuestruar pasuritë me burim trafikimin e drogës dhe pastrimin e parave?
Pyetje e katërt/ A po ndikon Fatmir Xhafaj, ish-kryetari i reformës në Drejtësi dhe kryetari aktual i komisionit “Anti-drejtësi”, që SPAK mos t’i sekuestrojë pasuritë e vëllait trafikant Agron Xhafa; e për rrjedhojë sipas Ligjit Anti Mafia dhe pasuritë e tij?
Pyetja e pestë/ Ku i ka investuar trafikanti Agron Xhafaj, milionat e siguruara nga trafiku i drogës dhe a ka investuar te pallatet që ka ndërtuar Fatmir Xhafaj në Tiranë, Vlorë e Pogradec?
Pyetja e gjashtë/ A falsifikoi Fatmir Xhafaj më 20 mars 2017, kur ishte drejtues i Komisionit të Ligjeve, nenin 491 të Kodit të Procedurës Penale, duke bërë shtesën “Pika f”, të pa miratuar nga komisioni, për të ndaluar arrestimin dhe ekstradimin e vëllait trafikant?

Pyetja e shtatë/ A është përfshirë vëllai i tij, në biznesin e basteve, pastrimin e parave dhe trafikun e drogës në Vlorë, me trafikantët Gramoz Murataj, Shpresa Breçani e Feriz Breçanin mbesa e dhëndri i Sali Berishës dhe mafiozin Albino Prudentino të grupit “Sacra Corona Unita”?
Shqiptarët, duhet ta dinë, që Fatmir Xhafaj, kur ishte deputet i Pogradecit e Ministër Drejtësie, ndërtoi pallat 10 katësh në Pogradec, të regjistruar në emër të gruas e vëllait të saj...
Fatmir Xhafaj, kur ishte Ministër Drejtësie, ka bërë batërdinë me tenderët dhe projektet financiare të BE, mes tyre tenderin për ndërtimin e një qendre ri-edukimi për të adoleshentët e dënuar, por dosjet hetimore u pushuan nga ish-prokurori i Tiranës, që më pas u bë deputet i PS, ndërsa vajza e tij u punësua në Ministrinë e Drejtësisë dhe pedagoge në Fakultetin Juridik.
Ky është profili i sharlatanit Fatmir Xhafaj, 3 herë ministër e 25 vite deputet, që ka shkatërruar dhe po mbanë peng drejtësinë e ka favorizuar kriminelët, mes tyre vëllain e tij trafikant; ndërsa bashkë me të, gruan notere, vajzat bankiere, dhëndrin Drejtor Urbanistike në Bashkinë-Tiranë dhe mafien e pastrimit të parave, i është futur biznesit të ndërtimit./Pamfleti
Lini një Përgjigje