Ky tender u paracaktua për trafikantin Andrea Çaushi; fakt që vërtetohet, me urdhrin e ministres Anila Denaj më 5 gusht 2024, për anulimin e tenderit, sikur gjoja ishin bërë gabime në dokumente, por realisht u ndryshuan specifikimet në favor të kompanisë së trafikantit...
Kemi publikuar informacione të faktuara, që krye-trafikanti e vrasësi Andrea Çaushi alias Renato Çaushi nga Tepelena, ka zaptuar Kalanë e Lëkurësit në Sarandë ku ka ndërtuar një resort e nuk paguan taksa, si dhe nxjerr inerte, gurë ndërtimi e dekorativë dhe mermer në Dropullin e Sipërm.
Por anëtarë të bandës së Andrea Çaushit, me të cilët është në ortakëri nëpërmjet familjarëve Visi e Dritjona Çaushi; rezulton se gjatë viteve 2019-2024 kanë marrë edhe 15 milionë Euro tenderë nga qeveria, shumica në vlera kontrate sa fondet limit e pa garë.
Tenderi i radhës, bandës së trafikantit e vrasësit Andrea Çaushi, i është dhënë nga Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, me vlerë kontrate 1.6 milionë Euro me TVSH, me objekt blerje eskavatorë për drejtoritë e ujitje-kullimit në qarqe.

Sipas njoftimit në Buletinin e Prokurimeve të datës 7 tetor 2024, firma “AZ Trading-Sh.p.k” me pronar në letra eksponentin e botës së krimit Eno Veshi, ka marrë tenderin e shitjes së eskavatorëve, me ofertë kontrate 400 mijë Euro me tepër se oferta e ulët që u paraqit në tender.
Sipas të dhënave të SHISH e Anti- Krimit, rezulton se Eno Veshi, është pronar në letra i firmës “AZ Trading-Sh.p.k”, krijuar në datën 12 mars 2018, nga Armand e Enea Qendro, të dy ortakë të Andrea Çaushit.

Në datën 16 korrik 2022, ata e kanë shitur fiktivisht 100% të kompanisë “AZ Trading-Sh.p.k”, me vlerë totale 30 (tridhjetë mijë lekë) të reja te Eno Veshi, ortak me vëllain e trafikantit Andrea Çaushi e bashkëpunëtor krimesh me këtë.
Tenderin për blerje eskavatorësh, ministrja e Anila Denaj e kishte paracaktuar për kompaninë e bandës së trafikantit e vrasësit Andrea Çaushi; fakt që vërtetohet, me urdhrin e ministres për anulimin e tenderit në datën 5 gusht 2024, me mashtrimin sikur ishin bërë gabime në hartimin e tenderit.
Por realisht, tenderi u anulua, që firma “AZ Trading” e trafikantit Andrea Caushi, të paraqiste disa dokumente sipas kritereve që u ndryshuan e u vendosën posaçërisht për të./Pamfleti
Lini një Përgjigje