Sipas informacionit, Berat Buzhala përfaqëson bizneset e ndërtimit të Gaz Demit e Olsi Ramës në Kosovë, por dhe “ca punë” të tjera nga ata që këta bëjnë në Shqipëri, me të fortët e paprekshëm nga policia, tatimet, doganat e të pa raportuar nga SHISH-i i “çikës” së Hashimit...
Pas Baton Haxhiut të UDB-së, miellit serb, PPP Dializës te Spitali Amerikan e PPP landfillit të Tiranës, një “ushtar” tjetër i Hashim Thaçit, i është bashkuar klanit të kryeministrit Edi Rama në linjën ekonomike, krahas linjës propagandistike në Shqipëri e Kosovë.
Është analisti Berat Buzhala, që në Kosovë thirret me nofkën “Kanalisti”, ndërsa në Shqipëri është futur në ekipin drejtues të bizneseve të Olsi Ramës e Gaz Demit, të cilat operojnë në fushën e futbollit, hotelerisë, lojërave të fatit e ndërtimit.
Në datën 1 mars 2022, Berat Buzhala është emëruar anëtar Bordi i kompanisë private “Partizani Sh.A”, me propozim të drejtorit Olsi Rama e miratim të pronarit Gazmend Demi, post të cilin vazhdon ta mbajë, por “de facto” kryen detyrën si kryetar bordi.

Në këtë kompani me Gazmend Demin e Olsi Ramën, “ushtari” i Hashimit nuk bën analiza për ndeshjet e ekipit “Partizani”, por bashkë me 4 anëtarët e bordit, që janë familjarët e Gazmend Demit, kryen vetëm një detyrë.
Berat Buxhala, miraton verbalisht bilancet financiare për të ardhurat, shpenzimet, fitimet e humbjet vjetore, siç i hartojnë Gazmend Demi, Olsi Rama e eksperti Halim Bakalli dhe i paraqet në tatime, por dhe atje pranohen e arkivohen verbalisht pa verifikime, për shkak të lidhjeve me Bablokun.
Prej vitit 2022, kur në bordin e kompanisë “Partizani Sh.A” është futur Berat Buzhala, bilancet e miratuara prej tij e familjarëve të Gazmend Demit, kanë dalë me humbje 2.5 milionë Euro, por ai vetëm miraton shifrat.
Sipas informacionit, Berat Buzhala përfaqëson bizneset e ndërtimit të Gaz Demit e Olsi Ramës në Kosovë, por dhe “ca punë” të tjera nga ata që këta bëjnë në Shqipëri, me të fortët e paprekshëm nga policia, tatimet, doganat e të pa raportuar nga SHISH-i i “çikës” së Hashimit.
Kujtojmë, që 6 muaj pas emërimit në bordin e kompanisë “Partizani Sh.A”, konkretisht më 22 shtator 2022, Berat Buzhala hapi portalin “Nacional” me adresë në rruga “Dora D’Istria” në Tiranë, pranë bar-kafes së Gazmend Demit te zona e librit Universitar në Tiranë, por nuk ka dorëzuar asnjë bilanc në tatime./Pamfleti
Lini një Përgjigje