TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 5 Tetor 2024, 16:28

Rama njësoj si Meta dhe Berisha: Deklaron vetëm pagën, gruaja blen apartament 429 mijë euro dhe ullishte në Surrel!

Shkruar nga Pamfleti

Rama njësoj si Meta dhe Berisha: Deklaron vetëm pagën, gruaja

Zbardhet pasuria e Ramës për vitin 2023...

Kryeministri Edi Rama duket se nuk ka vënë mend nga paraardhësit e tij, Sali Berisha dhe Ilir Meta, të cilët i hapën punë vetes me pasurinë marramendëse të deklaruar në ILDKP, sidomos në emër të fëmijëve (Berisha) dhe bashkëshortes (Meta).

Bashkëshortja e kryeministrit, zonja Lindita Rama, ka blerë një apartament shumë të shtrenjtë. Në deklarimin e bërë pranë ILDKP për vitin 2023, zonja deklaron se ka blerë një apartament me sipërfaqe 107 m2, me vlerë 429 mijë euro. Si të ardhura, zonja Rama deklaron të ardhura nga punësimi, qiradhënia dhe konsulenca të ndryshme ndër vite, raporton “Prapaskena”.

Rama njësoj si Meta dhe Berisha: Deklaron vetëm pagën, gruaja

Ndërkaq, Edi Rama, përpos pagës si kryeministër 27 mijë euro, gjatë vitit 2023 deklaron rreth 50 mijë USD të ardhura nga puna artistike, pra nga shitja e pikturave.

Rama njësoj si Meta dhe Berisha: Deklaron vetëm pagën, gruaja

Nëse llogarisim edhe shtëpinë dhe tokën në Surrel, si dhe një apartament 146 m2, pasuria e paluajtshme e Edi dhe Linda Ramës tejkalon shifrën 1 milionë euro.

Ndërkohë edhe në vitin 2022 ka pasur deklarime të dyshimta nga familja kryeministrore. Sipas “Pamfletit”, gruaja e tij, Lindita Rama ka deklaruar se ka blerë dy sipërfaqe toke me vlerë 25 mijë euro dhe 30 mijë euro. Ndërkohë djali i tij deklaron se ka blerë një garazh 10 milionë lekë të vjetra dhe një apartament 95 milionë lekë të vjetra. Ai shprehet se paratë për apartamentin i ka siguruar nga shitja e dy veprave artistike me vlera 75.000 euro dhe 42.483 euro.

Pra duket se dhe Rama po ndjek të njëjtën rrugë si Meta dhe Berisha. Ai vetë deklaron vetëm pagën, ndërsa gruaja dhe djali i tij shtojnë pronat.

Pasuria si kryeministër

Në vitin 2013 Rama fitoi zgjedhjet dhe u bë kryeministër. Në këtë vit ai ka deklaruar apartament banimi Tiranë, tip parafabrikat me sip. 59 m2 , vlera 5.422.100 lekë. Një studio artisti Tiranë, sip. 65 m2, me trashëgimi nga babai, vlerë 2.500.000 Lekë. Ka deklaruar që është bashkëpronar me 50% e ku 50% të tjera pjesë e regjimit martesor me bashkëshorten Lindita Rama, shtëpi banimi me sipërfaqe të padeklaruar, përcaktuar një kat, me vlerë ndërtimi 39.607.741 lekë, vendndodhja e shtëpisë në fshat Surrel, Komuna Dajt, pasuri që justifikohet me dokument leje ndërtimi, momenti i deklarimit pa titull pronësie.

Rama ka deklaruar Llogari bankare, 2.007 789.3 lekë, burim të ardhurash paga e mëhershme dhe shitja e librit “Kurban”. Para kesh 988.700 lekë, burim i të ardhurave kursime personale.

Në vitet në vijim më pas është bashkëshortja e tij që ka deklaruar pasuri të larë dhe në vitin e fundit djali.  Në vitet e mëparshme Rama deklaronte fitime të larta nga pikturat dhe nga libri “Kurban”. Por shitjet në vitin 2022 i ranë kryeministrit, i cili ka deklaruar vetëm 2.200 euro nga të ardhurat artistike në 2022. Mirëpo një vit më pas i janë rritur ndjeshëm sepse deklaron 50 mijë USD të ardhura. /Pamfleti

 

Lini një Përgjigje