Urojmë mos të jetë e vërtetë e të mos ketë lidhje, me fshirjen e emrit të Olsi Ramës nga dosja “Xibraka”, kur Nallbati ishte Drejtor Policie në Elbasan, por fakti është, se pasi u informua Babloku, urdhër- arresti për të nuk u dërgua në Gjykatën e Posaçme...
Disa drejtuesve të policisë, u janë prerë prej kohësh udhër-arrestet, pas dëshmive të Nuredin Dumanit, dhe pas daljes te komunikimet SKY-ECC, si të përfshirë në lidhje me trafikantë, vrasës e kontrabandistë dhe shërbime në mbrojtje të tyre, deri me dekonspirim aksionesh.
Një prej krye policëve me dosje të tillë të zezë, është Neritan Nallbati, Drejtor i Përgjthshëm i Policisë Kriminale; urdhër-arresti për të cilin, prej 3 muajsh qëndron në sirtarët e SPAK.
Ky është informacion konfidencial, i marrë nga burime brenda SPAK, ku thuhet se në fillim të gushtit 2024, ishte firmosur urdhër arrestimi për Neritan Nallbatin, mbështetur në prova për lidhjet tij me eksponentë e grupe kriminale edhe me lidhje familjare, të cilëve u ka kryer shërbime favorizuese.
Me këto prova, prokurorë të SPAK e agjentë të BKH, kanë krijuar dosjen paraprake hetimore qysh në muajin nëntor 2022, ndërsa në muajin gusht 2024 e proceduan me urdhër-arresti.
Për këtë urdhër arresti, për efekt procedure ngaqë Neritan Nallbati është drejtues i lartë policie, paraprakisht u vu në dijeni me shkresë zyrtare ministri Ervin Hoxha që kishte 1 javë në detyrë dhe drejtori Rrumbullaku si autoritet vartësie.
Pasi prej tyre, u informua dhe kryeministri Edi Rama, SPAK e anuloi urdhër-arrestin për krye policin Neritan Nallbati, duke e kyçur në sirtarin e vendimeve për ata që nuk do preken.
Fakti, që ministri Ervin Hoxha, kishte dijeni zyrtare për urdhër-arrestin e Neritan Nallbatit, por e pranoi në garën për Drejtor Policie dhe e përzgjodhi në 5 kandidatët finalë me “figurë të pastër”, krijon bindje, se ai është hequr nga lista e krye policëve që duhet të përballen me drejtësinë.
Përse SPAK, anuloi vendimin për arrestimin e krye policit Neritan Nallbati, megjithëse dosja për të është e mbushur me prova dhe iu bë procedimi penal e iu firmosë kërkesë-arresti?
Është shumë e rëndë për imazhin dhe integritetin e SPAK, nëse është i vërtetë informacioni i dalë nga burime brenda BKH e SPAK, se për anulimin e arrestimit të krye policit Neritan Nallbati, janë bërë lobime nga qarqe të larta politike.
Urojmë mos të jetë e vërtetë e të mos ketë lidhje, as me fshirjen e emrit të Olsi Ramës nga dosja “Xibraka”, kur Nallbati ishte Drejtor Policie në Elbasan; por fakti që pasi u informua Babloku, urdhër-arresti nuk u dërgua në Gjykatën e Posaçme; krijon përshtypjen se ka ndikim, i cili në çfarëdo forme qoftë, duhet verifikuar nga Altin Dumani, nëse ky nuk është pjesë e këtij favori.
Faktet për paprekshmërinë krye policit Neritan Nallbati, i mbiquajtur “Daja i bandave”, janë dhënë me raportet e AMP, DSIK, Prokurorisë, SHISH e SPAK, dërguar komisionit të vettingut me vlerësimet “Figurë e pastër” e kaloi vettingun më 20 shkurt 2024.
Kur faktikisht, më 25 nëntor 2003, kur ishte Drejtor i Policië i Vlorë, Neritan Nallbati u përjashtua përgjithnjë nga Policia e Shtetit, mbasi nga SHISH, Anti-Trafiku, Policia e Anti- krimit dhe SHÇBA, u vërtetua se kishte lidhje me vrasës e trafikantë droge.
Në relacionin e vettingut, thuhet se Neritan Nallbati nuk ka njohje, kontakte e lidhje familjare me persona të botës së krimit, kur për këto lidhje, ai u përjashtua nga policia, ndërsa mbesa e tij është gruaja e Florenc Çapjas, në kërkim nga SPAK e polocia kriminale që drejton Nallbati.
Kujtojmë, se më 16 mars 2021, prokurori Ritvan Sukaj, i çoi policisë së Elbasanit, urdhër-arrestin e Florenc Çapjas, por Zv/drejtori Albert Nushi nuk e ekzekutoi atë ditë dhe njoftoi mikun Neritan Nallbati për arrestimin e dhëndrit, i cili iku në Dubai bashkë me gruan e vajzën.
Ndërsa sipas tabulateve të telefonit e dosjes SKY-ECC, Drejtori i Policisë Kriminale, Neritan Nallbati, ka dalë në shumë kontakte me eksponetë të krimit të organizuar, mes tyre me Ben Qimen e Fierit, Trifonin e “Bana-King”, me Talo Çelën, Çopjat, dhëndrin Çapja në Elbasan etj.
Me ta, u ri-lidh pas muajit tetor 2013 kur u ri-kthye drejtues policie në Elbasan, Berat, Tiranë, Durrës e prej 1 gushtit 2022, Drejtor Departamenti i Policisë Kriminale./Pamfleti
Lini një Përgjigje