TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia14 Tetor 2024, 10:45

Djali i mbesës së Saliut, “ekspertes” Shpresa Breçani, miliarderi me 350 euro rrogë

Shkruar nga Pamfleti
Djali i mbesës së Saliut, “ekspertes” Shpresa
Shpresa, Feriz dhe Endrit Breçani /

Këtë kompleks luksoz te rezidenca “Primavera-Lalz”, Endrit Breçani e ka blerë në muajin maj 2020 dhe e ka regjistruar si biznes i vogël “Person Fizik” pa deklaruar burimin e financiar, ndërkohë që vlera e tij përllogaritet rreth 5.2 milionë Euro 

Vajza e motrës së Sali Berishës e mirënjohura Shpresa Breçani, ka nisur ofensivën gjyqësore kundër “Pamfleti”-t, për të pastruar krimet ekonomike- financiare, me mendimin se do ta na frikësojë që të heshtim e të fshijmë shkrimet, të provuara me dokumente zyrtare si eksperte kontabël dhe likuidatore e bizneseve të kriminelëve e grupeve mafioze me bilance false.

Por në pushtetin e PS, ajo i është futur dhe aktivitetit të pastrimit të miliardave që ka vjedhur gjatë viteve si shefja faktike e ish-Policisë Financiare, shef finance e firmave piramidale dhe krye inspektore në KLSH gjatë 2 pushteteve të dajë Saliut.

Vetëm në vitet 2016-2023, Shpresa Breçani ka hapur 6 kompani biznesi në Tiranë e Durrës, me zyra, pajisje, makineri e objekte në vlerë totale 21 milionë Euro, të maskuara pas emrit të djalit Endrit Breçani e të administruara nga bashkëshorti Feriz Breçani.

Konkretisht, ka hapur kompaninë “Divedento” e “Divedento Kafe” në datën 20 qershor 2016; kompaninë “More than Papers-Max Store” më datën 20 dhjetor 2018; kompaninë “Kafe Flora” në datën 12 shtator 2019; kompaninë “E&F Construction” në datën 1 maj 2020 dhe kompaninë “Hidroizolime Eda” në datën 21 korrik 2023.

Për këto 6 kompani, Endrit Breçani, djali i Shpresa Breçanit me atësi Feriz Breçanin, ka kryer aktivitete biznesi, por nuk ka kryer veprime tatimore e nuk ka deklaruar bilance në Qendrën Kombëtare të biznesit, i lejuar nga pushteti “armik” i dajë Saliut.

Djali i mbesës së Saliut, “ekspertes” Shpresa
Endrit Breçani /

Por përshtypje të bën fakti, që djali i Shpresa Breçanit, është dhe pronar i Pallatit Nr. 12 me 3 kate e sipëfaqe 720 m2 te kompleksi rezidencal “Primavera” në Gjirin e Lalzit te plazhi “San Pietro”.

Kati i parë i objektit është me 2 restorante, bar kafe, njësi tregtare, lojëra argëtimi, pishina, PUB në bodrum e parkim, ndërsa dy katet e tjera i ka hotel me apartamente e dhoma, vlera totale e të cilëve si objekt e arradime është 5.2 milionë Euro.

Këtë kompleks e ka blerë në muajin maj 2020 dhe e ka regjistruar si biznes i vogël “Person Fizik” pa deklaruar burimin financiar, ndërkohë që ka vetëm 1 pagë mujore 35 mijë lekë si “Teknik ndërtimi” te kompania “E&F Construction” ku është ortak me të ëmën Shpresa Breçani.

Djali i mbesës së Saliut, “ekspertes” Shpresa

Por nëse SPAK, do hetojë, gjurmët e burimit të miliona Eurove që janë hedhur e po hidhen në blerje apartamentesh, vilash, tokash e trojesh, të çojnë te punët e pista të Shpresa Breçanit dhe familjarëve të saj bashkëpunorë me të.

Një prej tyre, trafiku i drogës me makinat e ushtrisë gjatë pushtetit të dajë Saliut, kur bashkëshorti Feriz Breçani ishte shef te Policia Ushtarake e Shërbimi Informativ i Ushtrisë, kohë kur makinat e ushtrisë dhe puset e ujit në Kamzë, i përdorte për të trasportuar dhe fshehur sasitë e drogës me disa tropojanë e gjakovarë, për të cilat do flasim në vijim./Pamfleti  

 

shpresa breçani feriz breçani endrit breçani

Lini një Përgjigje