TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia15 Tetor 2024, 10:29

Hajt mos e beso po deshe/ Qeveria jep këstin e parë, 300 milionë lekë për PPP-në që do “luftojë” korrupsionin e saj

Shkruar nga Pamfleti

Hajt mos e beso po deshe/ Qeveria jep këstin e parë, 300 milionë

Babloku u dhuron miqve të tij, miliona Euro me shërbime fiktive për këshilla anti-korrupsion e anti-krim, kur qeveria ka Drejtori Anti-korrupsioni, Ministri Anti-korrupsioni, Drejtori Parandalim-Pastrimi të Parave, Taskë-Forcë Anti-Korrupsion, Polici, Anti-krim Financiar, Komision Hetimi të Tenderëve, auditues e koordinatorë anti-korrupsion në institucione...

Më 25 maj 2024, me Vendim Nr. 327 të qeverisë, kryeministri Edi Rama autorizoi Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë Anti-korrupsion, të negocionin me firmën “Boston Consulting Group”, për konsulencë ndaj qeverisë, lidhur me luftën kundër korrupsionit.

U tha, se kjo firmë gjermane e regjistruar në Boston- SHBA me pronar e drejtor gjermanin Christoph Schweizer, pasi të zbulojë shkaqet dhe qendrat e korrupsionit në Shqipëri, do hartojë platformën për ta luftuar me këto tre shërbime teorike:

1. Identifikimin e mekanizmave të korrupsionit, me bazë rishikimin e strukturës ministrore.

2. Rekomandime për parandalimin e korrupsionit, me një model të ri llogari- dhënës të zyrtarëve.

3. Analizë për përdorimin e  inteligjencës artificiale në tenderë e shërbime publike.

Nisur prej kohës 5-vjeçare me afat përsëritje 10 vite të konsulencës, kjo është një PPP tjetër klienteliste, që ka sajuar Babloku pa ankand, duke caktuar paraprakisht kompaninë “Boston Consulting Group”, gjoja për të ndihmuar qeverinë në lufën kundër korrupsionit që bën Babloku me vartësit.

Hajt mos e beso po deshe/ Qeveria jep këstin e parë, 300 milionë

Zbatimi financiar i kësaj PPP-je, ka nisur në datën 2 tetor 2024, me Vendimin Nr. 615 të qeverisë që ka hyrë në fuqi brenda asaj date; me të cilin urdhërohet Ministria e Financave, t’i shtojë Ministrisë së Drejtësisë, 360 milionë në buxhetin e vitit 2024.

Nga ky fond shtesë, që quhet kësti i parë i fazës së parë të konsulencës anti-korrupsion për vitin 2024, vlera 300 milionë lekë do t’i paguhet menjëherë kompanisë “Boston Consulting Group”, për konsulencën e nxitjes dhe mekanizmave për të luftuar korrupsionin.

Ndërsa 60 milionë lekë, do jenë pagesë e këstit të parë te kompania angleze “G37 Chambers”, si pjesë e tarifës për konsulencën që do t’i jepet Ministrisë së Drejtësisë në luftën kundër krimit.

Skandal është fakti, që pagesa 60 milionë lekë dhënë firmës angleze “G37 Chambers” e në total vlera 1.3 milionë Euro për 3 vite në vazhdim, nuk ka qenë në vendimin e qeverisë të datës 25 maj 2024, por është shtuar në vendimin e datës 2 tetor 2024.

Pra, Babloku u dhuron miqve të tij, miliona Euro me shërbime fiktive për këshilla anti-korrupsion e anti-krim, kur qeveria ka Drejtori Anti-korrupsioni, Ministri Anti-korrupsioni, Drejtori Parandalim-Pastrimi të Parave, Taskë-Forcë Anti-Korrupsion, Polici, Anti-krim Financiar, Komision Hetimi të Tenderëve, auditues e koordinatorë anti-korrupsion në institucione./Pamfleti

babloku qeveria ppp kësti i parë

Lini një Përgjigje