TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 8 Shkurt 2024, 10:24

SPAK duhet t’i kërkojë Edi Ramës; si e mori Blerim Hoxha 40% të Landfillit-Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
SPAK duhet t’i kërkojë Edi Ramës; si e mori Blerim Hoxha
Blerim Hoxha /

Nuk ka miratim nga qeveria e Bashkia-Tiranë si autoritet kontraktor; mungojnë kontratat e shitjes nga italianët Giuseppe Ciaffaglione, Salvatore Russelli, te dy 74-vjeçarët francezë Max Abitbol e Dominique Marcelle Obadia Abitboll dhe nuk është deklaruar vlera e shitjes...

Ish-ministri Arben Ahmetaj, përveçse faktoi që afera e landfilleve ka qenë skemë e ideuar dhe realizur nga Edi Rama dhe zbatuar nga Engjëll Agaçi, Lefter Koka, Alqi Bllako etj., zbuloi se 40% e Landfillit të Tiranës është në pronësi të kosovarit Blerim Hoxha.

Nëse prova, janë 17 vendimet e qeverisë të marra në një ditë; dhënia e bonusit 8 muaj para krijimit të kompanisë “Integrated Energy BV SPV” dhe lidhja e kontratës 1 ditë para tenderit; rezulton se marrja e aksioneve nga kosovari Blerim Hoxha, është vazhdim i krimit shtetëror.

SPAK duhet të marrë në pyetje kryeministrin Edi Rama, Kryetarin e Bashkisë-Tiranë, Erjon Veliaj dhe ministren Belinda Balluku, për të sqaruar si i mori Blerim Hoxha, 40% të Landfillit të Tiranës më 10 maj 2022.

Duhet ta sqarojnë këta të tre, sepse në Qendrën Kombëtare të Biznesit, është deklaruar ndryshim pronësie aksionesh pa kontratë shitjeje, noteriale, pa vlerë shitjeje dhe pa pasqyruar dokumentet në ekstraktin e kompanisë “Integrated Energy BV SPV”.

SPAK duhet t’i kërkojë Edi Ramës; si e mori Blerim Hoxha

PPP-në e Landfillit të Tiranës, Babloku ia dha kompanisë holandeze “GeoGenix”, pronarë të së cilës, janë italiani Giuseppe Ciaffaglione me 30%; italiani Salvatore Russelli me 25% dhe italiani Alberto Presezzi me 43% të pronësisë, ndërsa 2% aksione mbahen sekret.

Por më 10 maj 2022, pronarë të landfillit të Tiranës, u bënë italiani Alberto Presezzi me 40%; francezi Max Abitbol me 20% dhe francezi Dominique Marcelle Obadia Abitboll me 20%, ndërsa këtë herë është mbajtur sekret 20% e pronësisë.

Dy francezët e kanë marrë 40% të Landfillit të Tiranës, në emër të firmës “Icare Energy”, me adresë te kulla e oligarkut Bashkim Ulaj; ku jo rastësisht, themelues dhe kryetar bordi është kosovari Blerim Hoxha, aplikimin në QKB e kanë bërë ky dhe kosovarja Marigona Meta, administratore e firmës që ka ortakërinë në landfill dhe familjare e sekretare e Blerim Hoxhës.

Siç deklaroi Arben Ahmetaj, 40% të landfillit të Tiranës e ka Blerim Hoxha, maskuar në emër të francezëve 74-vjeçarë, Max Abitbol e Dominique Marcelle Obadia Abitboll, të cilët jetojnë me periudha në Afrikë e Dubai.

SPAK duhet të hetojë këto fakte, që ligjërisht janë prova penale; të cilat, si veprime zyrtare janë kryer në shkelje të ligjit për PPP-të dhe nuk janë pasqyruar në dosjen e Landfillit të Tiranës.

1. Nuk ka kontrata shitje nga italianët Giuseppe Ciaffaglione, Salvatore Russelli e Alberto Presezzi, te 74-vjeçarët francezë Max Abitbol e Dominique Marcelle Obadia Abitboll; si dhe nuk është deklaruar vlera e shitjes së 40% të landfillit.

2. Për këtë ndryshim pronësie, nuk ekziston vendimi i Edi Ramës në emër të qeverisë, për miratimin e shitjes së aksioneve të Landfilit dhe leja e Belinda Balluku, si ministre e linjës.

3. Për këtë shitje, mungon miratimi i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, si autoriteti Kontraktor i Landfillit të Tiranës, siç e përcakton ligji për PPP-të.

4. Pronësia e 40% të Landfillit të Tiranës, është shitur më 10  maj 2022, ndërsa kompania blerëse “Icare Energy”, është krijuar më 4 tetor 2022, ose 8 muaj pas aktit të shit-blerjes.

5. Nuk ka asnjë dokument, që të vërtetojë se si kanë dalë tepër, 20% aksione te landfilli i Tiranës dhe përse po mbahet i fshehtë pronari i tyre.

Për këto prova, SPAK duhet të kërkojë sqarime nga kryeministri Edi Rama, Kryetari i Bashkisë-Tiranë, Erjon Veliaj dhe ministrja Belinda Balluku, si personat e vetëm përgjegjës./Pamfleti

spak edi rama blerim hoxha landfilli tiranë

Lini një Përgjigje