
SPAK e ka detyrim të hetojë këto veprime: nëpërmjet cilës bankë kanë dalë nga Shqipëria këto miliona Euro, cila ministri apo bashki i ka paguar; në emër të cilit individ apo subjekt privat janë paguar: kush ka kryer transferimin e tyre në Dubai dhe për çfarë motivi e te cili person...
Pas deklaratës së ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, ka detyrim institucional të reagojë me qëndrim publik, për denoncimin e tij, se në Dubai janë dërguar 60 milionë Euro fonde që pagoi qeveria për landfillin e Tiranës.
Për të gjetur ata që kanë zhvatur 60 milionë Euro dhe i kanë çuar në Dubai, SPAK duhet të hetojë gjurmët e këtyre veprimeve:
- Nëpërmjet cilës bankë, agjenci transfertash, zyrë postare apo fond jo bankar të llojit “Tranzit Sh.A”, “IuteCredit” e “Besa”, kanë dalë nga Shqipëria 60 milionë Eurot e Landfillit të Tiranës?
- Cila ministri apo bashki, i ka paguar nëpërmjet Thesarit të Shtetit?
- Në emër të cilit individ apo subjekt privat, që kanë pasur e kanë lidhje me landfillin e Tiranës, janë paguar këto miliona Euro dhe a e kanë ndjekur investimin e tyre në landfill?
- Kush e ka kryer transferimin e tyre në Dubai, dhe për çfarë motivi e te cili person atje?
- A mund të jenë transferuar jashtë linjës bankare me rrugë ajrore Tiranë- Dubai, nga pronarët e landfillit që kanë paguar Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Energji-Infrastrukturës?
Për të gjetur zinxhirin e veprimeve, referencë për SPAK është Kontrata Koncesionare Nr. 6597, datë 31 gusht 2017 me firmën “Integrated Energy BV SPV” për Landfillin e Tiranës, ku pronarë përfitues ishin italianët Giuseppe Ciaffaglione, Salvatore Russelli e Alberto Presezzi.
Referenca tjetër për SPAK, është fakti që më 10 maj 2022, pronarë të Landfillit të Tiranës, u bënë italiani Alberto Presezzi me 40%; dhe 40% francezët Max Abitbol e francezi Dominique Marcelle Obadia Abitbol, të cilët janë përfaqësues pronësie të kosovarit Blerim Hoxha.
Pistë për të zbuluar, personat që kanë marrë milionat e landfillit të Tiranës dhe i kanë çuar në Dubai, është deklarata e vetë kreut të SPAK, Altin Dumani më 1 gusht 2023, kur tha se pronarët faktik janë Klodian Zoto e Mirel Mërtiri.
Pistë tjetër hetimi, është fakti që tre muaj pasi 12 bankat shqiptare, i refuzuan mashtruesit Mohamed Alabbar kërkesën për 130 milionë Euro kredi; më 15 dhjetor 2022 në një intervistë të paguar televizive te Sokol Balla, ai tha: Kemi hedhur hapin e parë për sigurimin e financimit.
Ndërsa më 4 janar 2024, në intervistën e paguar te televizioni i Aleksandër Frangajt, i vetë-shpalluri “Sheik” Mohamed Alabbar, tha se janë gjetur fondet fillestare, për të filluar ndërtimin e pallateve të para në Durrës.
Pra, kemi deklarimet e Mohamed Alabbar për gjetjen e financimit fillestar të pallateve në Durrës, dhe deklaratën e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, se 60 milionë Euro të landfillit të Tiranës janë transferuar në Dubai.
Pyetja që bëhet është kjo: - A do ri-kthehen 60 milionë Eurot e vjedhura nga fondet e Landfillit të Tiranës, si gjoja “financim arab” për pallatet “Alabbar” në Durrës?
Por mund të hetohet dhe pista tjetër, që këto 60 milionë Euro, mund të jenë pjesa e ortakërisë se fshehtë 20% të Landfilli i Tiranës; pronarët e të cilës, SPAK mund t’i zbulojë nëpërmjet gjurmës së pagesave dhe transfertave financiare direkt apo indirekt./Pamfleti
Lini një Përgjigje