TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 7 Shkurt 2024, 11:34

Pse nuk arrestohet e sekuestrohet “Talo Çela” i Kukësit, Abedin Oruçi?

Shkruar nga Pamfleti
Pse nuk arrestohet e sekuestrohet “Talo Çela” i Kukësit,
Abedin Oruçi /

Meqë krimet dhe super-pasuritë e zeza të “cubit” të Kukësit, Abedin Oruci, i përkasin 25 viteve kur ishte drejtues i pushtetit lokal në atë rreth, por dhe për faktin që janë krime të rënda të realizuara në grup të organizuar, dosjet e tij duhet t’i marrë e t’i hetojë SPAK...

Emri i trafikantit të drogës, femrave e armëve dhe porositësit të vrasjeve me pagesë, Abedin Oruçi, i etiketuar “Talo Çela “ i Kukësit, doli si porositës i video-skandalit të Safet Gjicit, por SPAK futi në burg krye bashkiakun, la në “Arrest shtëpie” Alma Kaçin, ndërsa Abedin Oruçin nuk e preku.

Në Prokurorinë e Kukësit janë 11 kallëzime për Abedin Oruçin, mes tyre për ndërtime pa leje, grabitje pasurie, trafik droge; por nuk çohen për gjykim, mbasi sipas informacionit të ardhur në “Pamfleti”, Abedin Oruçi ka korruptuar shegën e prokurorisë Enkeleda Hoxha (Pepa).

Nëse do ishte ndonjë hallexhi, që do kishte riparuar çatinë pa leje, ose do kishte vjedhur ushqime  në dyqan; prokuroria, gjykata e policia, do ta gjenin në fund të botës e do ta kishin futur në burg.

Ndërsa Abedin Oruçin, që kapardiset e bën biznese kriminale në qendër të Kukësit, nuk guxojnë ta  prekin, sepse drejtësia dridhet prej tij dhe e trajton sikur është “engjëll”.

Por sipas raporteve zyrtare, thuhet se hotelet, vilat, lokalet dhe bizneset e tjera të Abedin Oruçit në Kukës, Shëngjin Durrës e Tiranë dhe resorti i tij përballë TEG, nuk paguajnë energji, sigurime, ujë e taksa dhe janë pa leje ndërtimi e shërbejnë si qendra pastrimi parash e baza droge.

Aq frikë kanë nga “cubi” Abedin Oruçi, sa Policia e Kukësit nuk po guxon as t’i  shkojë te hoteli në qendër të Kukësit, ku ai i sulmoi me armë dhe plagosi 2 oficerë kur i shkuan për kontroll.

Ndërsa Prokuroria që ka një kallëzim për hetimin e burimit të pasurive tij, nuk po guxon ta thërrasë Abedin Oruçin, sepse siç thuhet në informacion, edhe shefja e Prokurorisë së Kukësit, Enkeleda Hoxha (Pepa) nuk e ka kaluar fare për fillim procedimi si çështje.

Saktësojmë, se nga viti 2015 kur filloi zbatimi i ligjit të dekriminalizimit e deri sot, Abedin Oruçi i Kukësit, që ka qenë i zgjedhur kandidat në çdo palë zgjedhje, është çuar 5 herë për hetim të thelluar në prokurori, sepse veprimtaria e tij në 30 vite është e mbushur me krime të çdo lloji.

Por megjithëse krimet e tij janë në dosjet e Policisë, SHISH, SPAK, “Talo Cela” i Kukësit, Abedin Oruçi nuk po arrestohet dhe nuk i sekuestrohen pasuritë e vëna me aktivitete kriminale?

SPAK nuk i sekuestroi as “1 gozhdë”, megjithëse Abedin Oruçi ishte në listën e OFL, për pasuri të grabitura nga shteti e privatët me dhunë gjatë 15 viteve Kryetar i Komunës Kolsh; aq sa KLSH zbuloi se 80% e buxhetit të komunës dhe 11 milionë Euro toka, pyje e troje ishin vjedhur prej tij.

Policia dhe prokuroria e Kukësit, nuk e prekën as më 10 tetor 2011, kur Abedin Oruçi në detyrë kryetar Komune Kolsh, hapi zjarr me armë mbi banorët që protestonin për minierën e hekur-nikelit Kukës dhe tokat pranë saj, që ai ua kishte rrëmbyer me dhunë, si dhe është burgosur në Prizren për trafikim femrash, prostitucion në grup të organizuar kriminal, trafik droge e armësh.

Më 12 janar 2021, forcat speciale shkuan për ta arrestuar në hotelin e tij në Kukës ku fshihej, por Abedin Oruçi i sulmoi me armë, plagosi 2 oficerë dhe u lejua të arratisej në Kosovë.

Për këtë rast, ekziston Dosje Penale Nr. 456 në Prokurorinë e Kukësit, por më 18 tetor 2021, çështja u pushua nga prokurori Xhevahir Lita dhe gjyqtari Sami Ujkashi; njeri i arrestuar me 27 korrik 2023 me Pëllumb Gjokën në operacionin “Metamorfoza”, ndërsa tjetri u shkarkua nga Vetting-u me 28 korrik 2023, ku iu përmend dhe pushimi i çështjes së Abedin Oruçit.

Meqë krimet dhe super-pasuritë e zeza të “Talo Çelës” së Kukësit, Abedin Orruci, i përkasin 25 viteve kur ishte drejtues i pushtetit lokal në atë rreth, por dhe për faktin që janë krime të rënda të kryera në grup të organizuar, dosjet e tij duhet t’i marrë e t’i hetojë SPAK-u. A do fillojnë drejtësia, të merret me “cubin” e Kukësit?/Pamfleti

abedin uruçi

Lini një Përgjigje