Pasi për 3 vite radhazi, bëri çdo përpjekje për mbrojtur mikun më të afërt e bashkë-hajdutin Ilir Beqaj; para 3 muajve, kur gjurmët e hetimeve për PPP-në e pajisjeve kirurgjikale çuan te kryeministria, Edi Rama e shkarkoi nga detyra e ia dorëzoi SPAK-ut, siç bëri me Kokën, Bllakon, Dakon...
Deklarimet publike të ish-ministrit Arben Ahmetaj, konfirmuan të vërtetën, që PS e qeveria “Rilindja” është vetëm Edi Rama, i veshur me fuqi “perandori”, kërcënuesi e “ekzekutori”.
Ndërsa Agaçi, Balluku, Nikolla, Veliaj, Balla, Peleshi, Manastirliu, Manja, Denaj, Klosi, Kumbaro etj., janë “ushtarë” që zbatojë përunjësisht urdhrat e tij, duke kryer vepra penale në çdo firmë që hedhin.
Nëse Edi Ramën, ish-ministri Arben Ahmetaj e quajti “koka” e landfilleve dhe qoftexhi e pazaraxhi të tokave, trojeve, plazheve, tenderëve, PPP-ve, lejeve të resorteve e kullave, ai bëri një kujtesë për ish-kolegët partiakë e qeveritarë.
Nëpërmjet rastit të tij të rëndë e të turpshëm, që u pre në besë, u shit pas krahëve e u nxor në kurth, Arben Ahmetaj u ri-kujtoi ministrave, deputetëve, drejtorëve qendrorë, krye bashkiakëve dhe drejtuesve politikë të PS, të kenë kujdes prej shfrytëzimit dhe pabesisë së Edi Ramës.
Mesazhi i Ahmetajt ka bazë reale, mbasi pas vitit 1998 kur u emërua Ministër Kulture, Edi Rama zbuloi fytyrën e plotë si i pabesë; që për të përfituar apo për të shpëtuar lëkurën e tij, ai i “ha” pas shpine miqtë, shokët, kolegët e vartësit që i shërbejnë interesave e sundimit të tij.
Provë konkrete e radhës, e pabesisë së Edi Ramës, është kurthi që i bëri mikut dhe bashkëpunëtorit më të afërt e potencial, Arben Ahmetaj; duke inskenuar dhe realizuar planin për të shpëtuar veten, duke i ngecur përgjegjësinë për aferën e landfilleve, kur ai i ka refuzuar 4 herë ato.
Prerja në besë, kulisat dhe skenari për të bërë “kokë turku” Arben Ahmetajn, edhe pa pasur asnjë përgjegjësi administrative për landfillet, vërteton se Edi Rama nuk ka besë, moral e mirënjohje, por vetëm interesa të ndërtuara e mbrojtura me përversitet.
P.sh., pasi për 3 vite radhazi, bëri çdo përpjekje për mbrojtur mikun më të afërt e bashkë-hajdutin Ilir Beqaj; para 3 muajve, kur gjurmët e hetimeve për PPP-në e pajisjeve kirurgjikale çuan te kryeministria, Edi Rama e shkarkoi nga detyra e ia dorëzoi SPAK-ut.
Të njëjtën skemë pabesie, Edi Rama bëri ndaj Lefter Kokës; për të cilin i vëllai, Leonard Koka, deklaroi se Edi Rama kishte bërë pazar që SPAK ta arrestonte 1 muaj e ta lironte.
Por Lefter Koka vazhdon prej më se 2 vitesh në qeli, madje është dënuar nga 10 vite burg për landfillin Elbasan e Lanfillin Fier, dhe është ri-arrestuar për Landfillin e Tiranës.
Por pabesi tregoi dhe ndaj Alqi Bllakos e Vangjush Dakos, të cilët i përdori dhe i çoi në burg; madje po çon në burg edhe Jorgo Goron e Himarës që i ka firmosur pazaret e resorteve në bregdet,.
Të njëjtën pabesi e goditje pas shpine, Edi Rama bëri para 2 ditësh, duke përdorur Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, të kërkonte zbatimin e vendimit për heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës, që do të thotë, se do ta heq qafe për të pastruar krimin e tij me resortin që i dha asaj.
Pas presionit të SHBA ndaj SPAK-ut, për të goditur pa dallim e deri në majë të kupolës shtetërore; Babloku për të shpëtuar veten, ka bërë gati skenarët për të shitur Ballukun, Veliajn, Agaçin, Nikollën, Peleshin, Manastirliun, Denajn, Klosin e Kumbaron që kanë firmosur pazaret e tij me oligarkët e trafikantët./Pamfleti
Lini një Përgjigje