TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia22 Gusht 2024, 10:18

Përplasja e Ilir Metës me BKT: PL nuk figuron, llogaritë e LSI i ka Brahimllari me autorizim të Monikës; u vodhën 10 makina “Mitsubish” e “Rang Rover”

Shkruar nga Pamfleti

Përplasja e Ilir Metës me BKT: PL nuk figuron, llogaritë e LSI i

Presidenti jo ligjor, i partisë së pa regjistuar në gjykatë si Parti e Lirisë, Ilir Meta tentoi të tërhiqte Cash 155 milionë lekë fond që ia dha KQZ-ja në shkurt 2024 dhe 215 mijë Euro të deklaruara si donacione nga anëtarët partisë, por autorizimi i tij nuk kishte vlerë juridike...

Tërbimi dhe hungërima e Ilir Metës kundër BKT, ish-bankës shtetërore që ia dhuroi grupit mafioz turk “Çalik” me 1 (një) USD kur ishte kryeministër; kishte si motiv, faktin që Partia Lirisë nuk njihet si subjekt bankar, sepse nuk figuron si parti në regjistrat e Gjykatës së Tiranës.

As Ilir Meta nuk figuron si President i Partisë së Lirisë dhe nuk ka të drejtë firme direkte apo me delegim vartësish për veprime financiare, pavarësisht se është zgjedhur me konventën e 27 prillit 2024, ku ndërroi emrin nga Partia Lëvizja Socialiste për Integrim dhe shkarkoi drejtuesit e saj kryesorë, me akuzat për “tradhëti”.

Por në BKT e dy banka të tjera dhe në gjykatë, ekziston akoma, vetëm emërtesa Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, me kryetare Monika Kryemadhin, ndërsa Partia e Lirisë si forcë politike dhe Ilir Meta si drejtues i saj nuk ekzistojnë.

Të drejtën për të kryer veprime bankare e ka Endrit Brahimllari, që figuron akoma Sekretar i Përgjithshëm i LSI-s dhe krye financieri i kësaj partie, Flobens Dilaveri, të dy të autorizuar nga kryetarja ligjore Monika Kryemadhi.

Përplasja e Ilir Metës me BKT: PL nuk figuron, llogaritë e LSI i

Presidenti jo ligjor Ilir Meta, i partisë së pa regjistuar në gjykatë si Parti e Lirisë, tentoi të tërhiqte Cash 155 milionë lekë fond që i dha KQZ-ja në shkurt 2024 dhe 215 mijë Euro të deklaruara si donacione nga anëtarët partisë, por autorizimi i tij nuk kishte vlerë juridike.

As Monika Kryemadhi që është ende Kryetare e LSI, dhe as dy të autorizuarit e saj Endrit Brahimllari e Flobens Dilaveri, nuk pranohen të kryejnë veprime bankare, sepse SPAK për efekt hetimi ekonomiko- financiar, ka bllokuar krejt aktivitetin e ish-LSI, para datës 27 prill kur Ilir Meta i ndryshoi emrin në Parti e Lirisë dhe u zgjodh kryetar i saj.

Por në veprimet financiare e pasurore të LSI, është zbuluar dhe skandali tjetër i vjedhjes së 10 makinave nga Ilir Meta e Monika Kryemadhi, 7 prej të cilave të markës “Range Rover”, 3 të markës “Mitsubish” dhe 1 e markës “Mercedes Benz”.

Përplasja e Ilir Metës me BKT: PL nuk figuron, llogaritë e LSI i

Këto makina janë deklaruar të blera nga Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, me këste financiare jashtë bankës, por pa deklaruar se me çfarë vlere janë blerë dhe nga cili subjekt; por sipas hetimit të BKH, rezulton se deri  më 30 janar 2022, makinat ishin në inventarin e LSI, si pasuri zyrtare të kësaj partie; ndërsa pas kësaj date, ato nuk kanë qenë më në pronësi të partisë.

Siç kemi parë, 2 nga këto makina i përdorë Monika Kryemadhi, 2 i përdorë Ilir Meta, 3 i përdorin fëmijët e tyre me shoferë personal kur vijnë nga Anglia në Shqipëri, 1 makinë e përdor kunati Drini Kryemadhi, ndërsa 3 makina nuk dihet ku janë.

Pra, 10 makinat në pronësi të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, të blera me fondet zyrtare të kësaj partie, nuk janë më në pronësi të saj, por të Ilir Metës, Monika Kryemadhit, fëmijëve të tyre e vëllait të Monikës, ndërsa 3 prej tyre janë zhdukur./Pamfleti

përplasja e ilir metës me bkt llogari braimllari monika

Lini një Përgjigje