TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia19 Gusht 2024, 11:35

Vrasja e dytë e Egli Progës nga sistemi i ri i Drejtësisë dhe heshtja e institucioneve

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e dytë e Egli Progës nga sistemi i ri i Drejtësisë
Prokurorja Vasjana Postol dhe gjyqtarja Luljeta Kole /

Prokuroria e Gjykata-Korçë, aktrojnë sikur nuk i japin ILD-ës dosjen e vrasjes në Pogradec; ILD hesht sipas skenarit...

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, shkaktoi irritim të krejt shoqërisë, prej faktit që vrasësi Denis Meçe është patronazhist i pushtetit, madje me familjarë drejtues të PS e të lidhur me kryeministrin Edi Rama, prandaj policia fshehu atë si autor dhe provat e krimit, duke e servirur si “vrasje aksidentale” nga rrëzimi në gjendje të dehur të viktimës”.

Pas presionit publik, krye polici Muhamet Rrumbullaku, u detyra të deklarojë se vrasës ishte Denis Meçe, por me manipulim dëshmitarësh e fshehje provash, hartoi raport hetimi policor me rrethana lehtësuese për vrasësin, të cilin e çoi në prokurorinë e Korçës.

Loja për fshehjen e provave të krimit dhe lehtësimin penal të vrasësit Denis Meçe, vazhdoi nga prokurorja Vasjana Postol e gjyqtarja Luljeta Kole në Korçë, të cilat ndryshuan akuzën, nga “vrasje me dashje” në “vrasje nga pakujdesia” dhe lanë të lirë 3 bashkëpunëtorët e vrasësit.

Presioni publik, detyroi Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë, të fillojë hetimin administrativ, duke i kërkuar Prokurorisë e Gjykatës së Korçës, informacion për ndryshimin e akuzës nga “vrasje me dashje”, në “vrasje nga pakujdesia” dhe lirimin e 3 bashkëpunëtorëve të vrasësit.

Por sipas informacionit, Prokuroria dhe Gjykata e Korçës, nuk kanë pranuar t’i japin Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, dosjet e vendimeve të prokurores Vasjana Postol e gjyqtares Luljeta Kole, me justifikimin se vendimet e tyre nuk janë përfundimtare.

Fakti që Inspektorati i Lartë i Drejtësisë gjoja nuk u përfill e po hesht, por dhe fakti që për vendimet paraprake në favor të vrasësit Denis Meçe, nuk kanë reaguar as Prokuroria e Përgjithshme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor, krijon dyshimin se është skenar për të mos e ndëshkuar këtë skandal.

Ligjërisht, Prokuroria e Përgjithshme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor, duhej të kishin nisur vetë hetim të menjëhershëm, për veprimet e prokurores Vasjana Postol e gjyqtares Luljeta Kole, si institucione eprore emërimi e kontrolli të tyre.

Por këto institucione nuk kanë reaguar, as pas skandalit të Prokurorisë e Gjykatës- Korçë, për të mos i dhënë dosjen Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, duke e shpërfillur sikur nuk ekziston fare.

Mjafton kaq, për të krijuar dyshimin, se KLP, KLGJ dhe Prokuroria e Përgjithshme, janë bashkë në lojë me Prokurorinë e Gjykatën- Korçë, për ta lënë në harresë, këtë shërbim të drejtësisë, në favor të vrasësit patronazhist në Pogradec, siç kanë vepruar në shumë raste të tjera./Pamfleti

vrasja e dytë e egli progës sistemi i ri i drejtësisë heshtja e instituxioneve luljeta kole vasjana postol

Lini një Përgjigje