TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia17 Gusht 2024, 13:34

Daja i vrasësit Denis Meçe, i arrestuar 2 herë për vjedhje si drejtor; firma e tij ka marrë 10 milionë Euro tenderë

Shkruar nga Pamfleti
Daja i vrasësit Denis Meçe, i arrestuar 2 herë për
Edi Rama dhe Valter Gora /

Gjatë detyrës Drejtor në Ujësjellësin Pogradec, Valter Gora punësoi nipin gjobaxhi e vrasës, si specialist rrjeti e koordinator kontratash, nëpërmjet të cilit bënte pazaret e tenderëve, lejonte furnizime biznesesh pa kontrata e vidhte miliona edhe duke zhdukur fatura uji, të cilat i deklaronte si humbje në rrjet...

Kapadaillëku, gjobëveniet banditeske dhe dhuna fizike deri në vrasje, që bëjnë “të fortët” e PS nëpër zona, kanë si fuqi shërbimet për vota dhe lidhjet familjare me krerët e pushtetit, prandaj policia e drejtësia nuk i prek, por i lënë të lirë të bëjnë krime.

Me të tilla lidhje e shërbime ndaj pushtetit të PS, është dhe Denis Meçe në Pogradec, patronazhisti që vrau Egli Progën në mes të qytetit, ngaqë ai nuk pranoi t’i jepte gjobën banditeske që i kishte vënë.

Ky gjobëvenës e vrasës, bënte si i fortë në Pogradec, sepse daja i tij Valter Gora, ishte drejtues i PS dhe dy herë drejtor hajdut, i emëruar me urdhër të Edi Ramës, për “kontribute” në blerje dhe grumbullim me dhunë, të votave lokale parlamentare për PS në Pogradec, duke aktivizuar kriminelë si i nipi, Denis Meçe.

Daja i vrasësit Denis Meçe, i arrestuar 2 herë për
Denis Meçe, patronazhisti që vrau Egli Progën në mes të qytetit, ngaqë ai nuk pranoi t’i jepte gjobën banditeske që i kishte vënë...

Sipas regjistrave të policisë e drejtësisë, rezulton se vrasësi Denis Meçe, gjatë pushtetit të dajës drejtor e drejtues i partisë, ka qenë 5 herë i arrestuar për shkatërrim prone, prishje të qëtësisë publike, gjobëvenie, plagosje me armë dhe kundërshtim e dhunë ndaj forcave të policisë, por është lënë i lirë e nuk është dënuar, sepse është nip i dajës drejtor e mik i Edi Ramës.

Por dhe daja Valter Gora, ka qenë dy herë i arrestuar për vjedhje të fondeve publike me falsifikime kontratash, zhdukje faturash, tenderë e punësime fiktive dhe shit-blerje pajisjesh e automjetesh, kur ishte Drejtor i Ujësjellësit të Pogradecit dhe Drejtor i Postës të Qarku-Korçë.

Herën e parë, Valter Gora është përballur me drejtësinë në janar 2017, kur si Drejtor i Ujësjellësit Pogradec, iu zbulua se makinën e tij personale, ia shiti ujësjellësit me vlerë 4 herë më të madhe se vlera e blerjes, pastaj ia shiti përsëri vetes me vlerë 5 herë më të vogël, nëpërmjet një sekseri.

Gjatë detyrës Drejtor në Ujësjellësin Pogradec, Valter Gora punësoi nipin gjobaxhi e vrasës Denis Meçe, si specialist rrjeti e koordinator kontratash, nëpërmjet të cilit bënte pazaret e tenderëve, lejonte furnizime biznesesh pa kontrata e vidhte miliona lekë edhe duke zhdukur fatuara uji, të cilat i deklaronte humbje në rrjet.

Ndërsa Edi Rama e emëroi dajën e vrasësit Denis Meçe, Drejtor të Postës të Qarkut Korçë, ku më 15 korrik 2021 u arrestua për herë të dytë, për vjedhje fondesh me kontrata fiktive, për gjoja marrje zyrash e magazinash postare me qira në Korçë, Maliq e Pogradec.

Pas arrestimit për vjedhje fondesh, drejtorit Valter Gora iu sekuestruan disa pasuri të vëna me burime nga korrupsioni, pastrimi i parave të aktiviteteve kriminale, por dosja e tij u pushua dhe iu lanë të lira pasuritë.

Dhe ai vazhdon të merret me vota për PS e me biznese karburantesh kontrabandë “Gora Oil”, bar-retorante, hoteleri, transporte e ndërtim, për të cilët paguan tatime si biznes i vogël me logon “Gora 2004 Sh.p.k”

Daja i vrasësit Denis Meçe, i arrestuar 2 herë për

Gjatë 11 vite pushtet të PS, Valter Gora, daja drejtor i vrasësit Denis Meçe, ka marrë 10 milionë Euro tenderë pa garë nga Bashkia, institucionet e shërbimet publike Pogradec, ndëra për karburantin “Gora Oil” nuk paraqet bilance e nuk i kontrollohet furnizimi kontrabandë./Pamfleti 

denis meçe valter gora edi rama

Lini një Përgjigje