Siç duket, zyrtarët e Komitetit të Investimeve Strategjike, po zbatojnë urdhrin e kryeministrit Edi Rama, që SPAK-ut e BKH-së, mos t’u jepet asnjë dokument që kërkojnë; madje mos të lejohet hyrja e tyre në institucione, siç veproi vetë Babloku 5 muaj më parë, duke mos i lejuar të futeshin në godinën e kryeministrisë...
Me Vendim 422, datë 23 tetor 2023, sipas Çështjes Penale Nr. 9 në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, SPAK i sekuestroi trafikantit e porositësit të vrasjeve me pagesë, Pëllumb Gjokës, 113 mijë m2 pyllë në Velipojë, mbi të cilën projektoi ndërtimin e resortit “Silver Sand”.
Këtë sipërfaqe pylli të grabitur me dhunë e dokumente false, qeveria me Vendim nr. 22, datë 20 nëntor 2017, ia kishte tjetërsuar në truall ndërtimi objektesh turistike po me letra false.
Këshilli Kombëtar i Territorit i kishte dhënë lejen e ndërtimit, ndërsa me Vendim 19/6, datë 15 korrik 2021, kryeministri Edi Rama i dha statusin “Investitor Strategjik”.
Në vijim të procedurave hetimore, agjentët e BKH i kërkuan me shkresë Komitetit të Investimeve Strategjike, dosjen e dokumenteve me të cilat, Pëllumb Gjokës iu dha statusi për resortin “Silver Sand” në Velipojë, për të verifikuar ligjshmërinë e veprimeve administrative.
Por prej 3 muajsh, zyra e arkivës së Komitetit të Investimeve Strategjike, nuk ia dërgoi Byrosë Kombëtare të Hetimit, dosjen “Pëllumb Gjoka-Investitor Stratgjik”, me justifikimin se duhet një urdhër i brendshëm nga kryetari Edi Rama, kur sipas ligjit, drejtësisë i duhet dhënë çdo informacion për çështje hetimore.
Dy javë më parë agjentët e BKH kanë shkuar fizikisht në zyrat e Komitetit të Investimeve Strategjike, për të marrë dosjen e miratimit të resortit “Silver Sand-Velipojë” të Pëllumb Gjokës, por përsëri nuk u është dhënë.
Siç duket, zyrtarët e Komitetit të Investimeve Strategjike, po zbatojnë urdhrin e kryeministrit Edi Rama, që SPAK-ut e BKH-së, mos t’u jepet asnjë dokument e informacion që kërkojnë; madje mos të lejohet hyrja e tyre në institucionet e qeverisë, siç veproi vetë Babloku 5 muaj më parë, duke mos i lejuar të futeshin në kryeministri.
Mos dhënia e dosjes së resortit të Pëllumb Gjokës, lidhet me faktin, se leja e ndërtimit dhe statusi “Investitor Strategjik”, i është dhënë në shkelje të ligjit, me dokumente toke false, pa dokumente bankare për burimin e financimit 52 milionë Euro dhe në kundërshtim me 11 kriteret e tjera.
Përveç fshehjes së dosjes, kryeministri Edi Rama nuk po i heq trafikantit e vrasësit me pagesë të arrestuar Pëllumb Gjoka, as statusin “Investitor Strategjik” për resortin“Silver Sand-Vleipojë, megjithëse Ligji nr. 55/2015, datë 28.5.2015 e detyron t’ia kishte hequr në momentin që iu vërtetuan dokumentet false të aplikimit e përfitimit.
Në nenin 19 të ligjit, thuhet: - Në rast se përgjatë përgatitjeve, zhvillimit dhe zbatimit të projektit investues strategjik, konstatohet se ka të dhëna të pavërteta, përfituesit i hiqet menjëherë leja e ndërtimit dhe statusi “Investitor strategjik”.
Por Babluku nuk e zbaton ligjin, madje po pengon drejtësinë të hetojë dosjen e lejes së resortit të Pëllumb Gjokës, sepse dokumentet janë false dhe i ka pranuar kryministri Edi Rama, si Kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit e Kryetar i Komitetit të Investimeve Strategjike./Pamfleti
Lini një Përgjigje