
Megjithëse drejtimi i Fidel Yllit në Komitetin Olimpik Shqiptar, nuk shkëlqeu në asnjë disiplinë në lojërat olimpike “Paris-2024, vetë ai, “shkëlqeu” përsëri në “sportin” e mashtrimit për vjedhjen e fondeve, duke bërë akrobaci me shpenzime fiktive...
Burime brenda Ministrisë së Financave, thonë se Fidel Ylli, ka kërkuar akordimin urgjent te llogaria në valutë e KOKSH, të 1 milionë Euro shtesë nga qeveria shqiptare.
Sipas telefonatës që Fideli ka bërë ditën e enjte nga Parisi, çekun 1 milionë Euro shtesë e justifikon me “shpenzime të pa parashikuara”, për trajtimin e sportistëve, qëndrimin e stafeve teknike të tyre dhe ekipit shoqërues të Komiteti Olimpik Shqiptar.
Ministria e Financave ka refuzuar t’i dërgojë shumën e kërkuar, sepse nuk mund të akordojë e kalojë në pagesat e Thesarit të Shtetit, asnjë qindarkë pa vendim qeverie; por edhe nëse do ketë vendim qeverie, nuk mund të bëhen pagesa pa deklarim preventivi shpenzimesh paraprake.
Të njëjtën kërkesë, Fidel Ylli ia bëri fillimisht Ministrisë së Arsimit e Sporteve, si dikasteri që financon Komitetin Olimpik Shqiptar; por dhe prej saj iu refuzua, mbasi i janë dhënë krejt fondet e vitit 2024, plus 5 milionë Euro për përgatijet dhe pjesëmarjen në lojërat olimpike “Paris 2024”.
Përveç fondeve për përgatitjet olimpike që i ka dhënë qeveria, Fidel Ylli ka marrë dhe 800 mijë Euro shtesë fonde për termusët, kapelet, rripat, syzet, atletet, kostumet sportive, medaljonet, orët, blloqet, stilolapsat, fletë-palosjet, xhaketat e stafit teknik zyrtar me logon “Team Albania”.
Madje dhe për prodhimin e revistës olimpike “Team Albania” në tre gjuhë, që hapet e lexohet dhe me bar-kod nëpërmjet celularit; por Fideli, me mendësinë se është mik, klient e sekser i kryeministrit Edi Rama në shumë pazare dhe nuk e refuzon asnjë ministër, ka kërkuar 1 milionë Euro shtesë mbi fondet që i janë dhënë për përfaqësimin në lojërat olimpike.
Pyetjes nga Ministria e Arsimit dhe nga Ministria e Financave, se çfarë janë këto shpenzime të pa parashikuara gjatë lojërave olimpike në Paris, Fidel Ylli nuk i dha përgjigje konkrete; ndërkohë që organizatorët e “Paris-2024”, nuk kanë deklaruar rritje kostosh të shpenzimeve.
Ose kjo kërkesë është vjedhje e 1 milionë Euro me letra false; ose siç thuhet, Fidel Ylli ka marrë në stafin shoqërues të Komitetit Olimpik e të stafeve të sportistëve shumë persona jashtë numrit të përcaktuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar për Shqipërinë.
Miqtë, shokët, familjarë politikanësh e qeveritarësh dhe bukuroshet e bukuroshët që Fideli ka marrë më tepër në Paris; nuk i paguan Komiteti Olimpik Ndërkombëtar; por as Fidel Ylli, nuk do t’i paguajë nga xhepi i tij, prandaj ka mendaur të kërkojë 1 milionë Euro shtesë nga qeveria.
Madje, Komitetit Olimpik Shqiptar i janë dhënë dhe fonde për pjesëmarrjen e ekipit kombëtar të futbollit në “Paris-2024”, por Fideli nuk e përfshiu në listën e pjesëmarrësve, ngaqë kishte konflikte me krerët FSHF.
Ndërsa trajnerët e sportistëve pjesëmarrës, deklaruan se fazat stërvitore përgatitore për lojërat olimpike, i kanë përballuar me shpenzimet e tyre dhe me donatorë, ndërsa nga Fideli i KOKSH nuk u ka dhënë asnjë qindarkë financim.
Megjithëse drejtimi i Fidel Yllit në Komitetin Olimpik Shqiptar, nuk shkëlqeu në asnjë disiplinë në lojërat olimpike “Paris-2024, vetë ai, “shkëlqeu” përsëri në “sportin” e mashtrimit për vjedhjen e fondeve, duke bërë akrobaci me shpenzime fiktive./Pamfleti
Lini një Përgjigje