Pushteti personal i Edi Ramës dhe emërimi, përdorja e shkarkimi i vartësve si lecka, ka detyruar edhe Ministrin e ri të Brendshëm, të marrë leje për lëvizjet në polici, siç merrte leje kur ishte Kryeinspektor i Mbrojtjes së Territorit, se cilët objekte pa leje duhej të rrafshonte e cilët jo…
Ditën marrjes së detyrës, Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, deklaroi se do reformonte zinxhirin drejtues të policisë së shtetit, në të gjithë nivelet nga qendra në rrethe e qarqe, për të larguar drejtuesit e paaftë, të korruptuar e të lidhur me krimin.
Dy javë pas marrjes së detyrës, Ervin Hoxha u ndërroi detyrat e zonat, disa zyrtarëve të ulët policor në Korçë, por me kaq i ndali lëvizjet dhe nuk u ngjit as te niveli i mesëm i drejtuesve.
Sepse në pushtetin personal të Bablokut, mund të kesh dëshira, ide e të krekosesh me premtime, por duhet të zbatohen vetëm urdhrat dhe preferencat e tij, edhe për emërime nëpunësish të nivelit të ulët, emrat e të cilëve, Bablakut ia servirin familjarë, miq e pjestarë të klanit të tij.
Sipas informacionit, Babloku e ka telendisur Ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, për lëvizjet e 3-4 zyrtarëve të vegjël në policinë e Korçës pa marrë miratimin e tij paraprak, duke i kujtuar se nuk duhet të ketë vetë-veprim në emërime, por të firmos ato emra që i çohen.
Sipas ligjit për policinë, kryeministri ka të drejtë të emërojë vetëm Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë me propozim nga ministri, ndësa drejtuesit e tjerë i ka kompetencë vetëm ministri.
Nisur prej faktit, që drejtues të lartë e të mesëm policie në qendër, komisariate e drejtori policie, rezultojnë të lidhur me krimin e të zhytur në korrupsion, partnerët e SHBA-BE, i kanë kërkuar ministrit Ervin Hoxha, të bëjë pastrimin e zinxhirit drejtues të policisë në çdo nivel e sektor.
Por “shuplaka” pas lëvizjeve në Policinë e Korçës dhe pushteti personal i Edi Ramës, ka detyruar dhe Ministrin e ri të Brendshëm, të marrë leje te ai për lëvizjet në polici; siç merrte leje kur ishte Kryeinspektor i Mbrojtjes së Territorit, se cilët ojekte pa leje duhej të rrafshonte e cilët jo.
Sipas informacionit të ardhur në “Pamfleti”, ministri Ervin Hoxha i ka shkuar kryeministrit Edi Rama, te vila qeveritare në Himarë ku ai po kalon pushimet, për t’i kërkuar nëse sipas kërkesës së partnerëve, do shkarkohen apo jo drejtues policie dhe cilët do jenë ata.
Faktikisht, qarkulluan fjalë se Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, do bëjë spastrime të shumta në kupolën e ministrisë e të policisë, por nuk mund të bëjë as propozime emrash, sepse është thjeshtë “robot” me pult e programim si paradhësit.
Pavarësisht këmbënguljes së partnerëve të SHBA-BE, ministri Ervin Hoxha është në pritje të listës që do t’i japë kryeministri Edi Rama, me emrat e atyre që do shkarkohen, që do emërohen, në cilët komisariate e drejtori dhe cilët do largohen me gjoja dorëheqje për arsye personale.
Sipas zërave nga Ministria e Brendshme, “kurbani” i parë në kupolën e policisë, që përflitet si përfshirë edhe te dosja “Metamorfoza” për komunikime me SKY- ECC; është Drejtori i Përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku; shenjë që e tregon fakti, se prej 20 ditësh në detyrë, ministri Ervin Hoxha nuk ka bërë asnjë takim e dalje publike me të./Pamfleti
Lini një Përgjigje