TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia21 Gusht 2024, 19:23

Policia, SHISH e SPAK nuk e “shikojnë” trafikantin Andrea Çaushi, që ka “pushtuar” Kalanë e Lëkursit-Sarandë e bën biznes

Shkruar nga Pamfleti
Policia, SHISH e SPAK nuk e “shikojnë” trafikantin Andrea
Kalaja e Lëkurësit

Një kujtesë për ministrin Ervin Hoxha, i cili kur ishte drejtues i IKMT të Shqipërisë, lejoji krye trafikantin Renato Çaushi të zaptojë Kalanë e Lëkurësit në Sarandë e ta kthejë në resort; ndërsa tani që është ministër i anti-krimit, nuk po urdhëron të çlirohet kalaja, të arrestohet ai dhe ta referojnë te SPAK, për hetim pasurie të vënë nga trafiku i drogës...

Policia dhe SPAK, kanë dosje për gjithë aktivitetin e krye trafikantit Andrea Çaushi, madje e ka në mbikëqyrje prej 3 vitesh dhe kanë skeduar shumë prova krimesh për të, madje kanë dhe informacione nga DEA, Anti-Droga e EUROPOL për vazhdimin e trafikut të drogës, armëmbajtje pa leje, fshehje kriminelësh në kërkim dhe pastrim parash.

Por policia nuk e prek, sepse krye trafikanti Andrea Çaushi ka lidhje interesash me drejtues të PS e qeverisë; nëpërmjet fuqisë e garancisë së të cilëve, ai i është futur rrugës së biznesit turistik, në pasuri shtetërore që i ka zaptuar e ka bërë investime me miliardat e drogës.

Një nga këto pasuri të zaptuara prej tij, është Kalaja e Lëkurësit në Sarandë me 7 ndërtesat historike dhe 3250 m2 tokë shtetërore pranë kësaj kalaje, të kthyer në resort bregdetar me aktivitet pa leje nga Ministria e Ekonomisë e Kulturës dhe pa regjistrim në tatime.

Policia e Shtetit, ka marrë 3 informacione nga agjentët e saj dhe shumë denoncime të vërtetuara tashmë, sipas të cilave, përveç funksionit si qendër pushimi e argëtimi, është dhe “distributor”  droge, sidomos pas orës 22:00 në grupe të rinjsh.

Polica e di, që këtë biznes, krye trafikanti Andrea Çaushi ia mori nipit dhe djalit të Vangjel Tavos me dy pjesë aksionesh më 24 prill 2017 e më 12 korrik 2023, në këmbim të gjoja 1.4 milionë Euro borxhe që ata i kishin dhe e regjistroi në emër të familjares së tij, Ditjona Çaushi.

Por me Vendim Nr. 501, datë 24 gusht 2023, qeveria ia hoqi kalanë firmës private dhe e kaloi 100% në administrim të shtetit, që realisht e ka në pronësi; ndërsa edhe sot pas 1 viti nga vendimi i qeverisë, Kalaja e Lëkurësit nuk i është hequr krye trafikantit, Andrea Çaushi.

Policia dhe SPAK, kanë dosjen e datës 13 nëntor 2021, kur gjatë një ndërhyrje policore për mbylljen e aktivitetit të lokaleve gjatë orëve të natës  në Sarandë ku shitej e konsumohej dhe drogë, u arrestua krye trafikanti Andrea Çaushi, të cilit iu gjet sasi kokaine e një pistoletë gati për qitje, por pas 2 javësh e liruan me garanci 50 milionë lekë.

Policia dhe SPAK, kanë dosjen e datës 6 qershor 2017, kur Andrea Çaushi u arrestua me urdhër të ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda (sot SPAK), gjatë një aksioni me Prokurorinë e Italisë, për trafikimin e 900 kg. drogë kapur në flagrancë në Karaburun, me destinacion Siçilinë.

Por pas 1 muaji, konkretisht më 8 korrik 2017, Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda e nxori nga burgu krye trafikantin Andrea Çaushi, megjithëse ishte vërtetuar si drejtues i bandës së trafikut të 900 kg. drogë dhe kishte dosjen e drejtësisë italiane me prova të tjera trafiku droge prej tij.

Dy javë pas nxjerrjes nga burgu, krye trafikanti i Andrea Caushi u bë pronar i 50%  të resortit te Kalaja e Lëkurësit me vlerën 750 mijë Euro, ndërsa më 12 korrik 2023 u bë 100% aksionar; por as Anti- krimi, as SHISH e as SPAK, nuk hetuan ku i gjeti miliona Euro që bleu aksionet e ka investuar.

Polica e SPAK, po heshtin dhe përballë  faktit, që prej 24 gushtit 2023, ai mbanë të pushtuar e shfrytëzon pa leje Kalanë e Lëkurësit në Sarandë dhe ndërtesat brenda saj e 3250 m2 sipërfaqe.

Ky rast, është kujtesë për ministrin Ervin Hoxha, i cili kur ishte drejtues i IKMT të Shqipërisë, lejoji krye trafikantin Andrea Çaushi, të zaptojë Kalanë e Lëkurësit në Sarandë e ta kthejë në resort; ndërsa tani që është ministër i anti-krimit, nuk po urdhëron të çlirohet kalaja, të arrestohet ai dhe ta referojnë te SPAK, për hetim pasurie të vënë nga trafiku i drogës./Pamfleti

kalaja e lëkurësit andrea çaushi

Lini një Përgjigje