TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia20 Nëntor 2024, 16:42

Nga rrogëtare në milionere, si Monika pasuroi veten dhe familjen: Nga apartamentet dhe njësitë tregtare, te vilat e vëllait dhe nënës

Shkruar nga Pamfleti

Nga rrogëtare në milionere, si Monika pasuroi veten dhe familjen: Nga

Në dokumentet e Kadastrës rezulton se janë shumë prona të patundshme në emër të vëllait të Monikës dhe nënës së saj...

Prokuroria e Posaçme ka hapur dosjet e pronave të Monika Kryemadhit dhe të Ilir Metës. Të dy janë nën hetim për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Një ditë pas vendimit të Apelit që konfirmoi masat e sigurisë, SPAK ka sekuestruar dy vila në emër të Kryemadhit dhe nënës së saj te lagjia e VIP-ave në Tiranë, pra te Kodra e Diellit.

Sipas burimeve, pritet që të ketë të tjera sekuestrime. Ka dyshime se Kryemadhi ka fshehur shumë prej pronave në emër të të afërmve të saj, ndërkohë që një pjesë të madhe të pasurive i ka deklaruar dhe në ILDKP. Ajo që bie në sy është se vetë Ilir Meta nuk ka asnjë pronë në emër të tij.

Nga një kërkim i thjeshtë në deklarimet që kanë bërë në ILDKP prej vitesh, aktualisht rezulton se Kryemadhi ka 8 apartamente, 3 njësi tregtare, dy garazhde dhe shuma të mëdha në llogari bankare.

Nuk po përmendim akuzat për kompanitë e mermerit, guroreve, inerteve, kromit, ndërtimit, resortet turistike brenda dhe jashtë vendit, linjat e dyqaneve të veshjeve, parave në bankat e huaja e parajsat fiskale, për të cilat akuzohen Meta e Monika se i disponojnë.

Këto pasuri që s’janë deklaruar zyrtarisht nga Meta e Monika janë objekt i organeve ligjzbatuese shqiptare dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë, që t’i gjurmojnë dhe zbulojnë. Ka zëra se SPAK ka shkuar deri në Londër dhe më gjerë dhe do të ketë surpriza.

Ndërkohë, mësohet se SPAK po verifikon edh pasuritë e Drini Krymadhit, vëllai i Monikës. Në dokumentet më poshtë rezulton se janë shumë prona të patundshme në emër të vëllait të Monikës dhe nënës së saj.

Disa nga pronat e deklaruara nga Kryemadhi

1) Apartament me sip. 99 m2, përfituar me privatizim të vitit 1992 në Tiranë, pa vlerë të specifikuar ku Znj. Kryemadhi zotëron 1/3.

2) Apartament me sip. 75 m2 në Tiranë, pa vlerë të specifikuar, përfituar me trashëgimi nga i ati. Znj. Kryemadhi zotëron 1/3.

3) Apartament me sip. 66 m2 në Durrës, pa vlerë të specifikuar, përfituar me trashëgimi nga i ati. Znj. Kryemadhi zotëron 1/3.

4) Pronare me 100% e një apartamenti në Tiranë me sip. banimi 212 m2, verandë me sip. 97 m2 dhe garazh me sip. 139 m2, përfituar me kontratë shkëmbimi.

5) Pronare me 100% e një njësie tregtare me sip. 107 m2 pa vlerë të specifikuar, përfituar me kontratën e sipërmarrjes të datës 22.07.2008 dhe pasuar me kontratën e shkëmbimit të datës 23.01.2019.

6) Pronare me 100% e një njësie tregtare me sip. 63.78 m2 pa vlerë të specifikuar, përfituar me kontratën e sipërmarrjes të datës 22.07.2008 dhe pasuar me kontratën e shkëmbimit të datës 23.01.2019.

7) Pronare me 100% e një garazhi me sip. 17 m2 pa vlerë të specifikuar, përfituar me kontratën e sipërmarrjes të datës 22.07.2008 dhe pasuar me kontratën e shkëmbimit të datës 23.01.2019.

8) Pronare me 100% e një njësie tregtare me sip. 172 m2 pa vlerë të specifikuar, përfituar me kontratën e sipërmarrjes të datës 22.07.2008 dhe pasuar me kontratën e shkëmbimit të datës 23.01.2019.

9) Pronare me 100% e një garazhi me sip. 318 m2 pa vlerë të specifikuar, përfituar me kontratën e sipërmarrjes të datës 22.07.2008 dhe pasuar me kontratën e shkëmbimit të datës 23.01.2019.

10) Pronare me 100% e një apartamenti me sip. 69 m2 pa vlerë të specifikuar, përfituar me kontratën e sipërmarrjes të datës 22.07.2008 dhe pasuar me kontratën e shkëmbimit të datës 23.01.2019.

11) Pronare me 100% e një apartamenti me sip. 103 m2 pa vlerë të specifikuar, përfituar me kontratën e sipërmarrjes të datës 22.07.2008 dhe pasuar me kontratën e shkëmbimit të datës 23.01.2019.

12) Pronare me 100% e një apartamenti me sip. 94 m2 pa vlerë të specifikuar, përfituar me kontratën e sipërmarrjes të datës 22.07.2008 dhe pasuar me kontratën e shkëmbimit të datës 23.01.2019.

13) Pronare me 100% e një apartamenti me sip. 93.5 m2 pa vlerë të paspecifikuar, përfituar me kontratën e sipërmarrjes të datës 22.07.2008 dhe pasuar me kontratën e shkëmbimit të datës 23.01.2019.

14) Pronare me 100% e një apartamenti me sip. 317 m2 pa vlerë të specifikuar në Gjiri i Lalëzit, Durrës, përfituar nga kontrata e shkëmbimit e datës 21.05.2010.

15) Llogari bankare me vlerë 19 752 euro, me të ardhura të përfituara nga kontrata e sipërmarrjes e datës 22.07.2008 dhe kontrata e shitjes e datës 26.02.2016.

16) Llogari bankare me vlerë 140 000 paund britanik, me të ardhura të përfituara nga kontrata e sipërmarrjes e datës 22.07.2008 dhe kontrata e shitjes e datës 26.02.2016.

17) Llogari bankare e përbashkët me vajzën Bora Metaj me vlerë 2 395 648 lekë, me të ardhura të përfituara nga kontrata e sipërmarrjes e datës 22.07.2008 dhe kontrata e shitjes e datës 26.02.2016.

Nga rrogëtare në milionere, si Monika pasuroi veten dhe familjen: Nga

Nga rrogëtare në milionere, si Monika pasuroi veten dhe familjen: Nga

Nga rrogëtare në milionere, si Monika pasuroi veten dhe familjen: Nga

Nga rrogëtare në milionere, si Monika pasuroi veten dhe familjen: Nga

Nga rrogëtare në milionere, si Monika pasuroi veten dhe familjen: Nga

Lini një Përgjigje