TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia19 Nëntor 2024, 12:42

Inteligjenca policore nuk po i “zbulon dot”, parcelat dhe depot e drogës të trafikantit Andrea Çaushi në Tepelenë e Vlorë

Shkruar nga Pamfleti

Inteligjenca policore nuk po i “zbulon dot”, parcelat dhe depot e

Nuk e ka fajin inteligjenca policore, por aftësia e “intelegjencës financiare” të krye trafikantit Andrea Çaushi, me fije lidhëse e mburojë te një drejtues qendror i policisë së shtetit e me ndikim te kupola e qeverisë, që vazhdon të bllokojë aksionet e policisë lokale, për të mos asgjësuar parcelat e drogës të Andrea Çaushit dhe për të mos e arrestuar...

Ditën e premte, Policia e Shtetit, njoftoi se nëpërmjet inteligjencës policore, finalizoi aksionin për kapjen e 4 shtetasve në Tepelenë, me 30 kilogramë kanabis gati për shitje dhe 3 makina, 1 armë zjarri, 4 celularë e një shumë financiare.

Duhet përshëndetur ky aksion i policisë, në goditjen e kultivuesve, tregtuesve dhe trafikuesve të drogës, por duhet të arrestojë dhe ata që kanë lidhje me kupolën e pushtetit e policisë.

P.sh., po në Tepelenë, në zonën e Kalivaçit e Krahës të Bashkisë Memaliaj, policia lokale dhe agjentë të SHISH, kanë konstatuar e raportuar për 13 parcela me drogë në 5 fshatra të zonës.

Këto parcela me drogë, janë të financuara nga krye trafikanti ndërkombëtar Andrea Çaushi allias Renato Çaushi, i lindur e rritur në këtë zonë, por banues në Sarandë e Tiranë ku ka 2 hotele, resort dhe apartamente e lokale me qira, të vëna me milionat e drogës.

Po kështu, policia lokale dhe agjentë të SHISH të Vlorës, kanë konstatuar e raportuar për 11 parcela me drogë në territorin e Bashkisë Selenicë, konkretisht në zonat pyjore Shkorë e Sevaster përballë fshatit Kalivaç të Bashkisë Memaliaj, të financuara nga krye trafikanti Andrea Çaushi.

Inspektorët e policisë, agjentët e anti-drogës dhe të SHISH, por dhe banorë të zonave, kanë dhënë informacione zyrtare e kanë denoncuar me pamje të parcelave të drogës që kultivon prej 10 vitesh Andrea Çaushi, shoqëruar me pamje dhe përgjime të punëtorëve të drogës.

Në datat 3 e 5 prill dhe 8 e 16 shtator 2023; në datat 2 e 19 maj, më 18 korrik dhe 9 shtator e 1 tetor 2024, policisë së shtetit i janë dorëzuar raporte për parcelat e drogës dhe sasi kanabisi të Andrea Çaushit, në zonën e Kalivaçit të Bashkisë Memaliaj dhe në Shkozë e Sevaster të Bashkisë Selenicë, madje dhe në Kut e Çorrush të Ballshit që janë në kufi me zonën e Kalivaçit.

Por çuditërisht, inteligjenca policore, që zbuloi 3 thasë me drogë në fshatin Bënçë të Tepelenës dhe arrestoi poseduesit e tyre; nuk po i “zbulon dot”, parcelat dhe depot me drogë të krye trafikantit në zonat e bashkive Memaliaj e Selenicë.

Në fakt, nuk e ka fajin inteligjenca policore, por aftësia e “intelegjencës financiare” të krye trafikantit Andrea Çaushi, me fije lidhëse e mburojë, te një drejtues qendror të policisë së shtetit e me ndikim te kupola e qeverisë, që vazhdon të bllokojë aksionet e policisë lokale, për të mos asgjësuar parcelat e drogës së Andrea Çaushit dhe për të mos e arrestuar./Pamfleti

 

inteligjenca policore andrea çaushi droga

Lini një Përgjigje