TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia16 Nëntor 2024, 10:26

Pas KLSH-së, Rama skenar për të shkrirë edhe ILDKP; si po tenton PS të fshehë gjurmët e korrupsionit

Shkruar nga Pamfleti
Pas KLSH-së, Rama skenar për të shkrirë edhe ILDKP; si po
Rama-Gjonaj

Dyshimet janë se mazhoranca po tenton të zhdukë gjurmët e korrupsioni. Mjafton të shohim dosjet e pasurive dhe e kuptojmë kollaj se kush ka vjedhur dhe kush jo..

Pas Kontrollit të Lartë të Shtetit, mazhoranca ka në plan të shkrijë edhe Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Duke u kapur pas idesë se këto institucione nuk funksionojë si duket, mazhoranca po tenton të sjellë në jetë organe të tjera, të cilat janë mjaft ët dyshimta. KLSH aktualisht është jashtë darës së mazhorancës dhe PS po përdor manovra për ta kapur.

ILDKP-në në fakt Rama, e ka në xhep, pasi ky institucion ka disa vite që nuk funksionon. Por dyshimet janë se mazhoranca po tenton të zhdukë gjurmët e korrupsioni. Mjafton të shohim dosjet e pasurive dhe e kuptojmë kollaj se kush ka vjedhur dhe kush jo. Propozimi është bërë nga ish-ministrja Etilda Gjonaj, e cila është pjesë e komisionit “Xhafaj”.

Perceptimi për korrupsionin politik është shumë i lartë. Ose duhet të forcohet ILDKPI që të marrë më shumë kompetenca që kanë të bëjnë në parandalimin e korrupsionit në nivele të larta, ose të shihet ideja e pasjes së një autoriteti të pavarur antikorrupsion”, tha Gjonaj për “A2 Cnn”.

Pastrimin e politikës nga paratë e pista, Komisioni i Fatmir Xhafajt pretendon ta shtrijë tek transparenca e financimit të partive politike dhe fushatave elektorale. Një ndërhyrje që partitë e kanë shmangur prej vitesh.

Nuk mund të luftohet korrupsioni politik pa adresimin e financimin e partive politike”, u shpreh ajo. 

Një tjetër problematikë e ngritur nga ekspertët ka të bëjë me frenimet e “ligjeve speciale”, apo zhbërjen e nocionit të krijuar për Parlamentin si Noter të Qeverisë së majtë.

Në tentativën për të konsoliduar shtetin e së drejtës me reformat ë ndryshme ka bërë që kuvendi të mos e ushtrojë roli dhe funksionin siç e ka në kushtetutë. Ka nevojë për strukturë të posaçme, e cila mund të jetë një strukturë e kuvendit apo e pavarur, për të bërë në kuvend një skaner të të gjithë ligjeve që vijnë, me qëllim që të mos lihet asnjë hapësirë për legjislacionin e konsideruar korruptiv”, deklaroi ajo.

Reformimi i shtetit modern që synojnë socialistët do të shtrihet edhe te drejtësia. Ata do të kërkojnë të adresojnë edhe një detyrë që ia ka lënë Bashkimi Europian, ndjekja penale e prokurorëve dhe gjyqtarëve që nuk kanë kaluar vettingun.

Ndjekja e të gjitha çështjeve që ka indicie, ose prova për magjistratët e larguar nga vettingu për sa i përket korrupsionit. Të mos jetë vetëm plusi në kuti por të jetë një masë për të përmbyllur të gjithë pastrimin e drejtësisë nga korrupsioni”, tha Gjonaj.

Për të ndërhyrë në legjislacion, PS do t’i duhet edhe vota e opozitës e cila e ka refuzuar ftesën për t’u ulur në këtë tryezë. Mazhoranca shpreson tek një reflektim i demokratëve pas zgjedhjeve.

Lini një Përgjigje