Sa të jetë Babloku kryeministër, Amant Josifi nuk do shpallet në kërkim e nuk do arrestohet nga drejtësia shpiptare, sepse arrestimi i tij, çon në arrestimin e Olsi Ramës, bosit faktik të rrjetit kriminal “Call-Center”...
Më 21 gusht, në Dubai u arrestua Erlind Çekaj, i shpallur në kërkim nga SPAK, si pjesë e grupit të sktrukturuar kriminal ruso-maltez “Milton”, në Shqipëri të drejtuar nga Amant Josifi, i cili nëpërmjet rrjetit Call-Center mashtroi e vodhi 19 mijë qytetarë të vendeve të BE.
I arrestuari Erlind Çekaj, administronte qendrën Call-Center “IT PumaTS/SM Company”, një nga 32 qendrat që kishte në pronësi Amant Josifi në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Vlorë, Shkodër, Korçë, Gjirokastër.
Ashtu si Erlind Çekaj, dhe pronari Amant Josifi u arratis e jeton në Dubai, qysh prej datës 22 nëntor 2022, kur me ndihmën e policisë shqiptare u fsheh dhe u lejua të kalonte kufirin në Rinas, duke i shpëtuar operacionit “Stuhia”, që Policia e Spanjës, EUROPOL e EUROJUST kryen në Shqipëri me policinë shqiptare e SPAK.
Por SPAK e policia, jo vetëm nuk e arrestuan Amant Josifin e Call-Center, por e fshehën dhe prej afro 2 vitesh nga arratisja e tij në Dubai, nuk po e shpallin në kërkim, megjithëse ai ka drejtuar grupin kriminal, që vidhte shtetas të vendeve të BE nëpërmjet rrjetit Call-Center.
Deri tani, SPAK ka arrestuar 57 anëtarë të grupit “Call-Center” të Amant Josifit e ka në kërkim 21 të tjerë, ndërsa bosin e tyre nuk e ka shpallur në kërkim, megjithëse e ka proceduar penalisht, ndërsa më 10 shkurt 2024, njoftoi se i ka sekuestruar 2.2 milionë Euro dhe pasuritë e bizneset.
Është absurde edhe ta mendosh, që dikush të procedohet penalisht dhe të sekuestrohet si drejtues i një grupi të strukturuar kriminal; por ja që këtë çudi e ka barë SPAK, duke mos shpallur në kërkim ndërkombëtar krye-mashtruesin Amant Josifi të rrjetit mafioz “Milton”.
SPAK nuk e ka shpallur në kërkim Amant Josifin, me justifikimin se ai është në kërkim nga drejtësia spanjolle, madje më 10 shkurt 2023, SPAK e Policia Shqiptare, nuk dërguan në Dubai grupin “FAST Albania”, kur Policia Spanjolle i njoftoi se e kishin lokalizuar.
Nuk ka asnjë kufizim ndërkombëtar për shpalljen në kërkim të kriminelëve, edhe kur kërkohen njëkohësisht nga disa shtete, për vepra të përbashkëta penale apo për krime të ndryshme.
Por justifikimi dhe mos shpallja në kërkim nga SPAK, lidhet me faktin, që Amant Josifi ishte administratori zyrtar i rrejtit kriminal “Call-Center” në Shqipëri, ndërsa pronari faktit ishte Olsi Rama; të cilin, SPAK nuk e ka marrë as në pyetje, megjithëse ka dëshmi e prova të shumta.
Punonjësi i tyre Erlind Çekaj, pas 8 muajsh në kërkim u arrestua në Dubai, ndërsa Amant Josifi, i cili banon bashkë me të në lagjen veriore “Deira” të zonës “CREEK” në Dubai, nuk arrestohet sepse SPAK nuk e ka shpallur në kërkim.
Sa të jetë Babloku kryeministër, Amant Josifi nuk do shpallet në kërkim e nuk do arrestohet nga drejtësia shpiptare, sepse arrestimi i tij, çon edhe në arrestimin e Olsi Ramës, bosit faktik të rrjetit kriminal “Call-Center”./Pamfleti
Lini një Përgjigje