
Është detyrim i qeverisë, konkretisht i ministrisë së Financave dhe ministrive që marrin fondet, të hartojnë raporte të detajuara, për objektin dhe masën e shpenzimit të borxheve, të cilat pasi i miraton Këshilli i Ministrave, duhet t’u dërgohen institucioneve ndërkombëtare financiare, para se të kërkohet një borxh tjetër...
Më 11 shkurt 2025, qeveria shqiptare njoftoi marrjen e një Eurobondi tjetër 650 milionë Euro me interes 5% e afat 10 vite, për të shlyer borxhet e mëparshme të huaja që ka në proces, borxhet e brendshme kompanive private dhe pagesa të tjera administrative.
Marrjen e këtij borxhi në Bursën e Londrës, me vlerë sa 8% e buxhetit të vitit 2025, Ministri i Financave, Petrit Malaj e propagandoi si “arritje të madhe të qeverisë në tregun financiar ndërkombëtar”.
Por një reagim lidhur me këtë Eurobond, i dy institucioneve financiare, konkretisht i Fondit Monetar Ndërkombëtar e Bankës Botërore; ka zbuluar se qeveria shqiptare nuk është transparante në përdorimin e borxheve të mëparshme që ka marrë e ka në proces shlyerje.
Bëhet fjalë për Euro-bondin 650 milionë Euro, që qeveria ka marrë në nëntor 2021 dhe 600 milionë Euro që ka marrë në muajin qershor 2023, me vlerë totale 1 miliardë e 250 milionë Euro.
Për këto 2 borxhe, qeveria tha se do përdoren për investime, për shlyerje të borxheve ekzistuese, për pagesa administrative e sociale dhe për projekte zhvillimi urban, ekonomik e shërbime në zonat rurale, një ndër to rrjeti ujësjellës- kanalizime në 20 ish-komuna.
Është detyrim i qeverisë, konkretisht i Ministrisë së Financave, të hartojë raporte të detajuara për objektin dhe masën e shpenzimit të borxheve, të cilat pasi i miraton Këshilli i Ministrave, duhet t’u dërgohen institucioneve ndërkombëtare financiare, para se të kërkojnë një borxh tjetër.
Për FMN dhe BB, kanë kërkuar bllokimin e borxhit 650 milionë Euro të marrë më 11 shkurt; sepse ka konstatur, që qeveria nuk ka zbatuar detyrimin, për të deklaruar me detaje, objektin e përdorimit faktik të borxheve 650 milionë Euro e 600 milionë Euro të marra më 2021 e 2023.
P.sh., qeveria ka mashtruar sikur ka shlyer këstet dhe intersat e borxheve ekzistuese sipas afateve, por faktikisht nuk i ka shlyer rregullisht dhe as sipas kësteve; ndërsa 40% të vlerës së borxheve e ka përdorur jashtë objektit për të cilat i ka kërkuar, i janë dhënë e i ka marrë,
Por megjithëse nga FMN e BB është kërkuar bllokimi i borxhit 650 milionë Euro që qeveria mori më 11 shkurt 2025, pjesa 20% e tij ka avulluar pa ardhur akoma në buxhetin e shtetit.
Pjesa 97.5 milionë Euro, qeverisë shqiptare iu konfiskua për këstët e prapambetura të borxheve në proces; 13 milionë Euro iu dhanë Toni Blair që sekserizoi dhe siguroi marrjen e borxhit në Bursen e Londrës, ndërsa 500 mijë Euro iu dhanë ekspertëve që kanë përgatur dosjen kërkimit të borxhit, të cilët kanë lidhje familjare e biznesi me Ministrin e Financave, Petrit Malaj.
Por nëse ky Eurobond anulohet, do ketë një sanksion tjetër, mbasi sipas kontratës, Bursa Angleze përfiton dhe do marrë si dëmshpërblim, interesin 5% të borxhit për 2 vite e gjysmë, mbasi shkak i anulimit të borxhit konsiderohet qeveria shqiptare./Pamfleti
Lini një Përgjigje