Një javë më parë, Kryeministri kërcënëoi Drejtësinë, të mos guxojnë as t’ia kërkojnë telefonin, por këmbëngulja e SPAK-ut për të marrë në pyetje dhe paniku e nervozimi i tij, janë shenjë e qartë, se së shpejti, ai do shkojë si “Çeço” te tavolina e hetuesve, ashtu si vartësit e tij dhe Sali Berisha e Ilir Meta…
Kryeministri Edi Rama është tmerruar, prej faktit që SPAK i ka dërguar disa herë, njoftimin zyrtar për t’u paraqitur para hetuesve, ku duhet të përgjigjet për lidhjet me krimin e aferat korruptive, për të cilat janë arrestuar, burgosur e janë në hetim ministra, deputetë e drejtorë.
Më 8 korrik 2024, “Pamfleti” publikoi lajmin e siguruar nga burime brenda BKH, se në Selinë e Kryeministrisë, ishte dërguar një “Zarf i zi” nga SPAK, me emërtimin “Njoftim-Thirrje” Edi Ramës, të paraqitej për t’u pyetur në funksion të hetimeve për disa çështje penale.
Më 5 korrik, vetëm 24 orë pas arrestimit të Ilir Beqjes, drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, i kërkoi Edi Ramës, që në vartësi të axhendës së pashmangshme protokollare brenda apo jashtë Shqipërisë, të paraqitej brenda datës 25 korrik 2024, për të dhënë dëshmitë e kërkuara.
Bashkë me fletë-thirrjen, Babloku u vu në dijeni se do pyetej për landfillet, PPP në shëndetësi, kontratat me “1 Euro”, pasuritë e dhëna me termin “Investitor Strategjik”, për çështjen “McGonigal” dhe angazhimin e grupeve kriminale në ndërtime, tenderë e fushata zgjedhore.
Babloku do pyetej nga 2 hetues, në prezencë të Altin Dumanit dhe të një eksperti të FBI, që është pjesë e BKH; por me tolerancën, që marrja në pyetje mund të bëhej në Selinë e Kryeministrisë, për shkak të detyrës dhe imunitetit të veçantë që ka,
Por Edi Rama, deri më 25 korrik 2024 iu shmang përballjes me BKH, SPAK e FBI, duke sajuar takime jashtë Shqipërisë, ndërsa SPAK nuk u tërhoq nga kërkesa e planifikuar për ta marrë në pyetje, duke i dërguar dhe 5 thirrje të tjera; e fundit më 3 shkurt 2025, por ai është shmangur.
SPAK vazhdon këmbënguljen, për marrjen në pyetje të kryeministrit Edi Rama, natyrisht jo me forcë sepse e ndalon ligji, por duke e nisur nga kërkesa drejtuar Kryesisë së Kuvendit dhe sekuestrimi i telefonit, kërkesë të cilën ia ka paraqitur për miratim Gjykatës së Posaçme.
Siç duket, për kërkesën e sekuestrimit të telefonit, Babloku është vënë në dijeni nga prokurorë apo gjyqtarë, “ushtarë” të tij; gjë që e manifestoi para një jave në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, ku i zverdhur me zë të dridhur, paralajmëroi e kërcënëoi SPAK-un dhe Gjykatën e Posaçme, të mos guxojnë as t’i kërkojnë telefonin.
Këmbëngulja e SPAK-ut për të marrë në pyetje Edi Ramën, dhe paniku e nervozimi i tij shoqëruar me kërcënime ndaj drejtësisë, janë shenjë e qartë, se së shpejti, ai do shkojë si “Çeço” të tavolina e hetuesve, ashtu si vartësit e tij dhe Sali Berisha e Ilir Meta.
Një vit më parë, sekretari i kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, me urdhër të Edi Edi Ramës, urdhëroi shërbimet e kryeministrisë dhe ministrat, të mos pranojnë hetuesit e BKH dhe të mos i japin asnjë sqarim, dokument e aparat telefoni./Pamfleti
Lini një Përgjigje