TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia12 Shkurt 2025, 12:37

Fier/ Armando Subashi vazhdon pazaret me bosin e krimit Renato Çami; edhe 1.3 milionë Euro për karburant pa garë

Shkruar nga Pamfleti

Fier/ Armando Subashi vazhdon pazaret me bosin e krimit Renato Çami; edhe

Sipas raporteve të SHISH e Anti-krimit, rezulton se në kompaninë “A G A-1 Sh.p.k” të Renato Çamit alias Renato Sali që merr tenderët e karburantit pa garë në Bashkinë e Fierit, por dhe në bashkitë Patos e Roskovec, ortak në hije është deputeti Fatmir Mediu, miku dhe “shefi” i tij në punë të pista trafiqesh e pastrim parash…

Më 27 tetor 2024, drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, deklaroi se eksponenti i krimit në Fier, Renato Çami, është nën hetim pas dëshmive të Nuredin Dumanit e Henrik Hoxhajt, se ai i ka porositur e financuar, për vrasjen e Ilir e Agim Boriçit dhe Ben Qimes e Endrit Dokles.

Por Renato Çami, qysh prej vitit 2015, vazhdon merr miliona Euro tenderë nga Bashkia e Fierit, me urdhër të krye bashkiakut Armando Subashi e në pazar me të, për furnizimin e kësaj bashkie dhe sektorëve të saj me karburant.

Edhe tenderin e datës 5 shkurt 2025, për furnizimin e Bashkisë së Fierit me karburant, gazoil e benzinë, në vlerë 1.2 milionë Euro, kryetari Armando Subashi ia ka dhënë kompanisë “A G A-1 Sh.p.k” në pronësi të eksponentit të krimit Renato Çami.

Fier/ Armando Subashi vazhdon pazaret me bosin e krimit Renato Çami; edhe

Këtë tender, ia ka dhënë në vlerë kontrate sa 98% e fondit limit dhe pa garë, d.m.th., në tender ka qenë pjesëmarrëse vetëm kompania e Renato Çamit, kur sipas ligjit për prokurimet, në tenderët me fond limit mbi vlerën e lartë monetare, duhet të jenë në garë jo më pak se 3 oferta.

Por krye bashkiaku Armando Subashi, nuk e zbaton ligjin që prej vitit 2016, duke e blerë karburantin për bashkinë, pa garë e me tender fiktiv nga eksponenti i krimit Renato Çami, person nën hetim nga SPAK, për porositje e financim vrasjesh me pagesë e trafik droge.

Por sipas të dhënave të Thesarit të Shtetit, rezulton se më 6 shkurt 2024, Armando Subashi i ka dhënë tenderin me vlerë 916 mijë Euro.

Më 10 shkurt 2023 i ka dhënë tenderin me vlerë 875 mijë Euro.

Më 10 shkurt 2021 i ka dhënë tenderin me vlerë 1.5 milionë Euro.

Më 12 janar 2019 i ka dhënë tenderin me vlerë 811 mijë Euro, por dhe në vitet 2016, 2017, 2018 e në vitin 2020, i ka dhënë tenderin e karburanteve me vlerë nga 900 mijë Euro deri në 1.2 milionë Euro.

Sipas raporteve të SHISH e Anti-krimit, rezulton se në kompaninë “A G A-1 Sh.p.k” të Renato Çamit alias Renato Sali që merr tenderët e karburantit pa garë në Bashkinë e Fierit, por dhe në bashkitë Patos e Roskovec, ortak në hije është deputeti Fatmir Mediu, miku dhe “shefi” i tij në punë të pista trafiqesh e pastrim parash.

Por këto miliona Euro, përveç ndarjes së pjesëve, eksponenti i botës së krimit, Renato Çami alias Renato Sali, ia konverton Armando Subashit edhe me grubullim votash./Pamfleti

subashi renato çami

Lini një Përgjigje