Në fushatë janë përfshirë financiarisht edhe bashkëshortët Nazif e Anduena Bajrami, të cilët pas logove të firmave “Bajrami N”, “Elba-Oil 2015” e “Deutsch Plastik” fshehin evazionin, kontrabandën e trafiqet, madje ishin të lidhur me grupin e kokainës “Xibraka”, ndërsa tani marrin 50% të tenderëve të Bashkisë Elbasan
Fushata e PS për zgjedhjet e 14 majit në Elbasan, vërtetë që fizikisht nuk i ka më në krye kapobandat Sanxhaktari, Çela, Çapja, Dumani, Sharra etj., por kanë familjarët e tyre të mbetur jashtë burgut e disa familje biznesmenësh me aktivitete kriminale.
Shërbimet anti-krim të zonës, me detyra speciale në mbikëqyrjen e fushatës së zgjedhjeve të 14 majit, kanë konstatuar se në mbështetje të kandidatit të PS e krye bashkiakut aktual Gledian Llatja, janë vënë edhe pjesëtarët e 12 familjeve të futura në listën zezë të policisë e drejtësisë.
Bëhet fjalë për grupin e familjeve rezidente në Elbasan, të cilat në nëntor 2017, në shtator 2019 e në shkurt 2021, janë proceduar në prokurorinë e qarkut, ndërsa kjo ka kërkuar raport të dhënash nga tatimet, por u lanë në heshtje, me justifikimin e ndarjes nga jeta të prokurores së çështjes, Erida Kokonozi.
Dosjet e tyre, janë me prova për të ardhura mbi 2-4 milionë Euro, të maskuara pas bizneseve të regjistruar fiktivisht në tatime, por realisht i kanë me burim nga pastrimi i parave, gjobë vëniet ndaj bizneseve, trafiqet e drogës, femrave, armëve, kontrabandës e vrasjeve me pagesë.
Në mbështetje të krye bashkiakut kandidat i PS, Gledjan Llatja, është vënë hapur familja mafioze Sanxhaktari, për shkak se janë mbështetës të PS dhe krushqi e Qazim Sejdinit, por edhe sepse në krye të listës për Këshillin Bashkiak është përsëri vajza e Qazim Sejdinit.
Në fushatë për Gledian Llatjen është aktivizuar hapur familja e Suel Çelës, person në kërkim për vrasje, trafik droge, rrëmbim e gjobë vënie, të cilit Bashkia e Elbasanit i ka dhënë falas koncesionin e tregut ushqimor të qytetit me afat 99 vite, ku kanë dhe bazën e aktiviteteve kriminale.
Në aksion për PS e Gledian Llatjen, janë hedhur dhe familjet Çërraga, Balla, Mehja, Serjani, Asllani, Zhidro, Guranjaku, Ajdini, Hoxha, Bebi, Dedja, Roka, Bitozi, Tafa e Sula, të cilat janë brenda dosjes penale, për kryerje e fshehje aktivitetesh kriminale prapa fasadës së shumë bizneseve hije që kanë hapur.
Në fushatë për krye bashkiakun Gledian Llatja, janë përfshirë financiarisht bashkëshortët Nazif e Anduena Bajrami, njëri pronar i firmës “Bajrami N”, ndërsa gruaja ish- Z.v/kryetare e Bashkisë Elbasan e tashmë shefe sektori tenderësh, ku firmat e tyre marrin 50% të fondeve lokale në pazar me kryetarin Llatja.
Edhe ky çift është i skeduar në dosjen penale të 12 familjeve mafioze, për korrupsion me tenderët, për pastrim parash, kontrabandë dhe evazion fiskal nëpërmjet firmës “Bajrami N”, “Elba-Oil 2015” e “Deutsch Plastik”, por edhe për përfshirje në aktivitetin e trafikim përpunimit të kokainës me grupin “Xibraka”./Pamfleti
Lini një Përgjigje