TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia18 Prill 2023, 10:40

Ermal Dredha, kandidati i Oligarkëve dhe ‘çunave’ të Dubait; mafia ulet ‘këmbëkryq’ në qytetin bregdetar

Shkruar nga Pamfleti

 

Ermal Dredha, kandidati i Oligarkëve dhe ‘çunave’
Ermal Dredha

Me Ermal Dredhën, Edi Rama po e çon Vlorën pas, shumë pas në të kaluarën, në vitin '98...

Slogani i Ramës “Gjithmonë para, asnjëherë pas”, duket se nuk justifikohet me kandidaturën e Ermal Dredhës për Bashkinë e Vlorës, një emër i cili të çon pas, shumë pas në të shkuarën.

Ish ambasadori shqiptar në Dubai la detyrën e tij në Emiratet Arabe me pagë 8000 dollarë në muaj, për t’u shërbyer vlonjatëve dhe për të çuar përpara punën e lënë përgjysëm nga i ati Neki Dredha, ish kryebashkiak i Vlorës në vitet 1998-2000.

I lakuar si kandidatura e çunave të Dubait dhe i oligarkëve që pastrojnë paratë e tyre në ndërtim, Dredha është modeli i mafies në politikë.

Prapaskena mëson se i ati Neki Dredha e mbylli drejtimin e bashkisë Vlorë me shpërdorim detyre dhe u bë shkaktar për dhjetra konflikte gjyqësore të vlonjatëve për çështje prone, të cilat vijojnë të jenë të hapura.

Ermal Dredha, kandidati i Oligarkëve dhe ‘çunave’

Neki Dredha njihet edhe si themeluesi i mafies së pronave në Vlorë.

Pjesë nga vendimi gjyqësor për Neki Dredhën:

“Të gjykuarit Medin Xhelili, Neki Dredha, Dhimitër Spiropali, Gjyzela Murati janë deklaruar fajtorë dhe dënuar nga gjykatat e faktit për kryerjen e veprës penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe dënimin. Gjykatat e faktit kanë pranuar së gjatë ushtrimit të detyrës së tyre, ata kanë nënshkruar akte të marrjes së tokës në përdorim, kur sipas akteve ligjore e nënligjore, afati për dhënien e akteve ka qenë deri në muajin shkurt të vitit 1996 dhe organi kompetent për dhënien e këtyre akteve ka qenë vetëm komisioni i caktuar nga ish-NB-të. Si pasojë e këtyre veprimeve, shumë përfitues të tokës kanë marrë sipërfaqë toke më shumë dhe mbivendosja midis sipërfaqeve ka sjelle si pasojë një sërë konfliktesh gjyqësore.”

Pak para shpalljes së kandidaturës së Ermal Dredhës për Vlorën, Gramos Ruçi darkoi me socialistët që aktualisht kanë drejtimin e selisë rozë.

Propozimi i emrit të Ermal Dredhës erdhi me bekimin e Ruçit, i cili është vjehrri i vëllait të tij, Herion Dredha.

Ashtu sikurse edhe pritej, kandidatura e Dredhës jo vetëm u duartrokit nga militantët socialistë por mori edhe bekimin e ‘non gratës’ së Ramës, Dritan Lelit.

Përveç aferave të babait me pronat, Dredha nuk ka asnjë lidhje me qytetin e Vlorës.

Por, ai mund të jetë një pazar mes linjës së vjetër të Gramoz Ruçi me Edi Ramën, sheikët e Dubait dhe çunat e krimit në Dubai, të gjithë bashkë të interesuar për të kapur Vlorën me kulla.

Dhe meqenëse në Vlorë opozita pothuajse nuk ekziston, Ermal Dredha është emëruar kryetar i Bashkisë Vlorë që pas takimit të Gramoz Ruçit me Edi Ramën.

Lini një Përgjigje