TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 6 Tetor 2023, 12:18

Bashkim Ulaj grabit miliona Euro me PPP në Shqipëri dhe i bën resorte e hotele në Kroaci e rajon...

Shkruar nga Pamfleti
Bashkim Ulaj grabit miliona Euro me PPP në Shqipëri dhe i bën
Bashkim Ulaj, pronari i Met Boutique Hotel në Zagreb

Këto miliona Euro, që oligarku Bashkim Ulaj i nxjerr lehtësisht nga Shqipëria nën hundën e agjencive anti-mafie, janë nga tenderi 40 milionë Euro i rrjetit kabllor nëntokësor të internetit; nga 82 milionë Euro që ka marrë për rrugët rurale, ujësjellës, pedonale, shkolla, spitale, diga lumore, rindërtim banesash tërmeti dhe nga PPP e rrugës Thumanë-Kashar, të cilës Babloku i shtoi 93 milionë Euro etj., etj.

Miliardat që u vodhen shqiptarëve dhe buxhetit të shtetit me tenderë e vendime qeverie dhënë oligarkëve me PPP, për gjoja zhvillimin e ekonomik të vendit e shërbime publike, po bëhen investime luksoze në vendet rajonit.

Përveç pushtetarëve që kanë blerë vila e apartamente në Angli, Greqi, Itali, Francë, Holandë, Austri, Belgjikë, SHBA, Kanada e Australi, vizita e kryeministrit Edi Rama në Kroaci, zbuloi se oligarkët e tij, miliardat që vjedhin me tenderë e PPP po i investojnë jashtë Shqipërisë.

Kështu Babloku deklaroi, se në Kroaci shkoi për marrëveshjen e njohjes së sigurimeve shoqërore mes dy vendeve, dhe për përvojë e disa projekte investimesh turistike, zhvillimi mjekësor e bujqësor, që Kroacia do bëjë në Shqipëri.

Por media kroate “TPORTAL”,  i nxori mashtrimin Edi Ramës, duke publikuar faktin, se aktivitet kryesor të agjendës së tij në Kroaci, “lideri ynë global”, kishte inaugurimin e hotelit “Met Boutique” të oligarkut Bashkim Ulaj në Zagreb.

Bashkim Ulaj grabit miliona Euro me PPP në Shqipëri dhe i bën

Babloku e quajti këtë hotel, bashkëpunim ekonomik shtetëror mes Shqipërisë e Kroacisë, por realisht, janë miliona Euro që Bashkim Ulaj, me firmën e Edi Ramës i  ka zhvatur nëpërmjet tenderëve e PPP-ve dhe po i investon jashtë Shqipërisë.

Përveç hotelit në Zagreb, oligarku Bashkim Ulaj ka nxjerrë jashtë Shqipërisë edhe 130 milionë Euro të marra nga buxheti i shtetit, të cilat i ka investuar për vila, resorte, ferma, qendra tregtare, kazino e hotele në Mali i Zi, Serbi, Maqedoni, Rusi e Qipro.

Në Malin e Zi, oligarku Bashkim Ulaj ka investuar 13.7 milionë Euro për ndërtimin e resortit “Ski resort Kolashin 1600”, së bashku me Zoran Beçiroviç, bosin e  mirënjohur të botës së krimit në Malin e Zi, Serbi, Qipro dhe në krejt Ballkanin.

Madje para nisjes së këtij investimi në 272 mijë m2 tokë pronë shteti në Kolashin, emri i oligarkut Bashkim Ulaj u bë objekt debati në parlamentin e Malit të Zi, duke e quajtur “Bosi ballkanik e aziatik trafikut të kokainës, i lidhur me bosët e mafies politike shtetërore malazeze, serbe e shqiptare.

Këto miliona Euro, që oligarku Bashkim Ulaj i nxjerr lehtësisht nga Shqipëria nën hundën e agjencive anti-mafie, janë nga tenderi 40 milionë Euro i rrjetit kabllor nëntokësor të internetit; nga 82 milionë Euro që ka marrë për rrugët rurale, ujësjellës, pedonale, shkolla, spitale, diga lumore, rindërtim banesash tërmeti dhe nga PPP e rrugës Thumanë- Kashar, të cilës Babloku i shtoi 93 milionë Euro etj., etj.

Bashkim Ulaj grabit miliona Euro me PPP në Shqipëri dhe i bën

Tashmë, Bashkim Ulaj quhet oligarku i Edi Ramës, sepse pas vitit 2013 është bashkuar në pazare me të, ndërsa deri në vitin 2013 ishte oligarku i familjes së Sali Berishës, me të cilën ndante miliardat që vidhnin bashkë gjatë pushtetit të PD./Pamfleti

bashkim ulaj met boutique hotel zagreb edi rama

Lini një Përgjigje