Përfshirja e tyre në këtë pazar nuk ka lidhje me merakun për ndërtimin e stadiumit dhe bukurinë e tij; por me faktin, që këta janë pjesë e biznesit të këtyre kullave e pallateve bashkë me Bablokun dhe ndërtuesit që ai ka paracaktuar...
Krye bashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ka tentuar të dredhojë për projektin mafioz të stadiumit të Vlorës me kulla, por është përballur me këshilltarët e opozitës, të cilët i kanë kërkuar sqarime konkrete.
Për ta miratuar pa debat, ai ka paraqitur një projekt “3-D” vetëm me stadiumin pa kulla, ndërsa këshilltarët e opozitës, i kanë nxjerrë projektin faktik të stadiumit me 6 kulla brenda tij e 13 pallate nga 12 kate rrotull, hartuar nga KKT e studio belge “XDGA” e klientit të Edi Ramës

Detyra e Bashkisë Vlorë, është vetëm miratimi formal i lejes për ndërtimin e stadiumit me kulla, por në emër të opozitës, kanë kundërshtuar këshilltarët Arjan Isufi, Klodian Xhyheri e Artid Hoxha, të cilët kanë denoncuar këtë aferë të kryeministrit Edi Rama.
Ata i kanë kërkuar krye bashkiakut Ermal Dredha, të deklaronte këto të dhëna:
- Sa është vlera financiare e stadiumit të Vlorës, dhe a do t’i paguajë qeveria apo bashkia?
Sa metër katrorë truall publik e privat, do përfshijë stadiumi i ri dhe kush do t’i paguajë sipërfaqet e tokës private të shtëpive që do shemben për të ndërtuar 6 kullat e 13 pallatet?
- Sa do jetë afati i ndërtimit, cila do jetë firma ndërtuese që do ndërtojë stadiumin, kullat e pallatet dhe çfarë do përfitojë shteti e bashkia Vlorë nga këto kulla e pallate?
- A do t’i ndërtojë privati kullat me fondet e tij apo me fondet e shtetit e do t’i marrë për vete?
Në vend të jepte sqarime e të dhëna konkrete, krye bashkiaku Ermal Dredha e drodhi, duke thënë se nga biseda me kryeministrin Rama, ministren Balluku dhe Presidentin e FSHF, Armando Duka, ishte bindur që kullat dhe pallatet do t’i japin pamje të bukur stadiumit dhe Vlorës.
Lidhur me ndërtimin, ai tha se Bashkia nuk ka fonde për ta ndërtuar, por po negociojmë për të gjetur financimet dhe firmat ndërtuese, ndërsa përfitimit mes palëve do t’i përcaktojë qeveria.
Por kundërshtimi i stadiumit me 6 kulla brenda e 13 pallateve nga 12 kate rrotull, ka vënë në lëvizje Gramoz Ruçin e Sinan Idrizin, për të takuar, joshur e bindur 14 këshilltarët e opozitës, që të miratojnë në heshtje projektin.
Përfshirja e tyre në këtë çështje nuk ka lidhje me merakun për ndërtimin e stadiumit dhe bukurinë e tij; por me faktin, që këta janë pjesë e biznesit të këtyre kullave e pallateve bashkë me Bablokun dhe ndërtuesit që ai ka paracaktuar.
Siç dihet, Gramoz Ruçi është vjehrri i vëllait të krye bashkiakut të Vlorës, Emal Dredha, ndërsa Sinan Idrizi është ndërlidhës i pazareve të Edi Ramës me klanin mafioz “Erdogan” dhe biznesmeni që i ka dhënë falas në përdorim çarterin.
Të dy këta, ishin lobues te Edi Rama, që Ermal Dredha të kandidohej për Kryetar Bashkie në Vlorë: Gramoz Ruçi si krushk, ndërsa Sinan Idrizi si pazarxhi në Dubai e Abu Dhabi me Ermal Dredhën deri në mars 2023, kur ky ishte Ambasador në Emiratet e Bashkuara.
Në vijim, do publikojmë një vendim të Bashkisë Vlorë para 3 muajsh, që Sinan Idrizi të jetë administrator i klubit “Flamurtari”, deri sa të fillojë ndërtimi i stadiumit me kulla e pallate, mbasi ai dhe dy firma turke, quhen edhe administratorë të stadiumit aktual./Pamfleti

Lini një Përgjigje