TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia29 Shtator 2023, 19:21

Zhduket Alabbar, pallatet u shitën në ajër, Babloku hesht, ndërtimi i “Dubai-Durrës” nuk po fillon

Shkruar nga Pamfleti
Zhduket Alabbar, pallatet u shitën në ajër, Babloku hesht,
Rama, Alabbar dhe Belinda Balluku

Deklaroi se ndërtimi i pallateve do fillonte në janar 2023, por shenjën e një skeme të pritshme piramidale me këtë projekt fantazmë, po e jep Babloku, i cili prej 7 muajsh nuk flet për të; ndërsa blerësit e apartamenteve në ajër, po presin të zbresë nga qielli “sheiku” Alabbar...

Më 24 nëntor 2022, u miratua ligji për projektin “Alababar” me pallate, kulla, qendra tregtare e port jahtesh në Durrës, ndërsa më 8 dhjetor 2022 në parlament, ministresha Belinda Balluku tha se 80% e apartamenteve dhe njësive tregtare te “Dubai Durrës”, janë shitur pa filluar punimet.

Më 15 dhjetor 2022 te “Report TV”, Alabbar tha se punimet për ndërtimin e pallateve te “Dubai-Durrës”, do fillojnë në janar 2023, ndërsa brenda 6 muajsh do jetë gati blloku i parë i banimit.

Më 30 janar 2023, Ministria e Infrastrukturës dhe Mohamed Alabbar, nënshkruan kontratën, pas të cilës, kryeministri Edi Rama, tha: - Ata që kanë blerë e do blejnë apartamente dhe njësi tregtare, nuk do dallojnë dot nëse janë në Durrës apo në Dubai.

Kanë kaluar 10 muaj, por Mohamed Alabbar, “sheiku” i punësuar sekser të sheikët e Dubait, nuk po i fillon punimet as për ndërtimin e pallateve e njësive tregtare që ka shitur në ajër, ndërsa mashtrimi u reklamua në mediat e qeverisë, me një agjenci shitjesh me dyndje blerësish, të cilët ishin persona të përdorur, për të peshkuar blerës “viktima”.

E vërteta është, që brenda 3 muajve të parë shtator-nëntor 2022 kur Babloku e Belinda propagandonin Dubain e Durrësit, Alabbar  arriti të shesë në ajër 630 apartamente e 160 njësi tregtare, si dhe peshkoi 35 financues aksionarë në hotele, qendra tregtare dhe ti porti i jahteve.

Po mbushet 1 vit nga afati i nisjes së punimeve, por atje nuk ka filluar hapja e asnjë themeli, ndërsa blerësit, shumica kanë filluar të krijojnë dyshime se janë viktima të një skeme mashtrimi.

Sipas informacionit, disa blerës dhe finacues hotelesh, i janë drejtuar Anti-krimit Ekonomik, ku kanë depozituar mandat-pagesat që kanë bërë dorazi te agjencia “Alabbar” dhe kontratat e tyre.

Duke qenë se Alabbar ka 8 muaj që nuk shkel në Shqipëri, hetuesit e Anti-krimit i kanë lënë pezull denoncimet e blerësve të pallateve njësive tregtare  fantazma “Dubai Durrës” me justifkimin “Mos gjetje personi”, duke mos u dhënë asnjë shpresë qytetarëve.

Në vend të Mohamed Alabbar, para 3 ditësh ka bërë një sqarim publik Erlis Hereni, këshilltari i Belinda Ballukut dhe drejtor i kompanisë shtetërore “Albanian Seaports Development SH.A” që është ortake 33% me Mohamed Alabbar te projekti “Dubai Durrës”.

Ai u ka bërë thirrje blerësve të apartamenteve në ajër, të jenë të qetë e të sigurt, se shumat që kanë paguar nuk do t’i humbasin e se projekti nuk është skemë mashtrimi, mbasi punimet do fillojnë kur investitori e ndëtuesi Mohamed Alabbar të jetë gati.

Në fakt, investitorë janë blerësit shqiptarë që i kanë dhënë milionat paradhënie, ndërsa ndërtues nuk dihet se cilët do jenë, pavarësisht se thuhet që do jenë disa nga oligarkët e lidhur me Bablokun, të cilët nuk kanë besim se Alabbar do t’i paguaj.

Po përse nuk i fillon punimet Alabbar, për ndërtimin e “Dubait” në Durrës? Mos vallë, ngaqë bankat shqiptare nuk i dhanë 130 milionë Euro kredi, ngaqë nuk ka koletaral e nuk kanë besim?

Shenjën e keqe dhe të pritshme të një skeme piramidale me këtë projekt fantazmë, po e jep dhe Babloku, i cili prej 7 muajsh nuk flet për të; ndërsa blerësit e apartamenteve në ajër, po presin të zbresë nga qielli “sheiku” Alabbar i cili është zhdukur.

Frika është mbasi të njëjtin mashtrim, Muhamed Alabbar ka bërë dhe në Indi, ku Zyra Qendrore e Anti-krimit Financar atje, po e heton dhe po e kërkon, mbasi me kompaninë “Emaar India Ltd” ka mashtuar për projektin e shtëpive “Palm Garden” në qytetin Gurgram-Indi./Pamfleti

alabbar dubai-durrës babloku hesht

Lini një Përgjigje