TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia28 Shtator 2023, 10:02

Tërmeti Bablokut nuk pyet për SPAK: 1.3 miliardë lekë firmës së shefit të Urbanistikës të Bashkisë

Shkruar nga Pamfleti
Tërmeti Bablokut nuk pyet për SPAK: 1.3 miliardë lekë
Termeti i Bablokut /

 Drejtori bashkiak i Tepelenës, Lorenc Bami bashkë me kryetarin publicitar, përlau dhe tenderin 4.1 milionë Euro për ndërtimin e Ujësjellësit Memaliaj; kazma e parë e të cilit, u hodh nga Edi Rama dhe deputeti i zonës  Bledar Çuçi më 7 prill 2021 para zgjedhjeve, por deri tani nuk ka përfunduar, megjithëse fondi është paguar plotësisht...

Mos veprimi i drejtësisë ndaj raporteve të KLSH e denoncimeve konkrete të mediave dhe qytetarëve për vjedhjet e fondeve publike, ka trimëruar drejtuesit dhe zyrtarët e çdo niveli të pushtetit, për të vjedhur dërrçe, sa të munden e pa ndalim.

Për shkak të lidhjeve me Bablokun, frikë nga SPAK nuk ka as kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, i cili ndryshe nga të tjerët që janë më finokë, është aq u guximshëm e i hapur, sa korrupsionin që në shqip do të thotë “vjedhje”, po e bën me kompanitë e vartësve të tij.

Pazari publicitar që ka bërë Tërmet Peçi më 20 shtator 2023, është tenderi me vlerë 1 miliardë e 296 milionë lekë të vjetra me TVSH, për rikonstruksionin e godinës dhe oborrit të shkollës 9-vjeçare “Avni Rustemi” në Tepelenë.

Nuk e kemi fjalën për “tërmetin” me fondin limit, i cili sipas specialistëve të sektorit të investimeve dhe  fizibilitetit në Ministrinë e Financave, u vendos 50% më i lartë se kostoja reale e projektit të punimeve që do kryhen në atë shkollë.

Por është fjala për marifetin e përdorur nga Tërmet Peçi, që tenderin ta merrte kompania në pronësi të familjes së Drejtorit të Urbanistikës të Bashkisë së Tepelenës, Lorenc Bami.

Dhe kështu veproi komisioni i tenderëve në Bashki: ia dha firmës “NG STRUCTURES” me qendër në Tepelenë, në pronësi reale të Lorenc e Aleksandra Bamit, por gjoja e shitur te familjarët e tyre babë e bir Hekuran e Fatjon Hoxha nga Tepelena, me vlerë 50 mijë lekë, kur kapitali i firmës është 10 milionë Euro e me 700 mijë Euro fitim në vit.

Qysh prej muajit korrik 2017 kur Lorenc Bami nga Kruja është emëruar Drejtor i Urbanistikës në Bashkinë e Tepelenës, administratore e firmës “NG STRUCTURES” është Aleksandra Bami.

Tërmeti Bablokut nuk pyet për SPAK: 1.3 miliardë lekë

Tenderi u dha me vlerë kontrate 1.3 miliardë lekë, ose sa 99.5% e fondit limit, bashkuar formalisht me firmën “SHENDELLI Sh.p.k” të xhambazit Yzedin Bozhaj, por përfaqësimi ligjor dhe zbatimi i projektit është marrë përsipër nga kompania private “NG STRUCTURES” e Drejtorit të Urbanistikës e Zhvillimit të Territorit të Bashkisë Tepelenë, Lorenc Bami.

Pra, tenderin e firmosi kryetari “publicitar” Tërmet Peçi; fituese është kompania e Drejtorit të Urbanistikës e Territorit, Lorenc Bami, zbatimin e projektit të rikonstruksionit të shkollës, do të kontrollojë Drejtori Urbanistikës e Territorit, të Bashkisë Tepelenë, Lorenc Bami.

Sa për kujtesë, ky drejtor bashkë me Tërmet Peçin, morën dhe tenderin 4.1 milionë Euro për ndërtimin e Ujësjellësit Memaliaj; kazma e parë e të cilit, u hodh nga Edi Rama dhe deputeti i zonës  Bledar Çuçi më 7 prill 2021 para zgjedhjeve, por deri tani nuk ka përfunduar megjithëse fondi është paguar plotësisht./Pamfleti

 

termet peçi edi rama shefi i urbanistikës lorenc bami

Lini një Përgjigje