Sinan Idrizi i çarterit të Bablokut, ishte përfaqësuesi i qeverive turke e shqiptare, në ndërtimin e xhamisë. Po kështu, me tespie në dorë, bashkë me Edi Ramën pritën Erdoganin në Rinas, ndërsa në çdo vizitë te sarajet e Erdogan në Turqi, ai ka qenë pjesë e delegacionit qeveritar dhe e grupit privat të naltgjatësisë tonë...
E di gjithë dynjaja tashmë, se “Sulltan” Erdogani nuk e dorëzon xhaminë e ndërtuar në Tiranë, pa u larguar Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, me qëllim që në krye të saj, klani i Edi Ramës të emërojë një të besuar e vasal të sektit “Erdogan”.
Për të realizuar këtë qëllim, mafia e Turqisë dhe “jeniçerët” e saj në Shqipëri, me fije të forta në kupolën e qeverisë shqiptare, kanë kërcënuar disa herë kreun e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, se do ta eliminojnë fizikisht nëse nuk jep dorëheqjen nga detyra.
Sipas denoncimeve që kreu i myslimanëve, Bujar Spahiu, ka bërë në strukturat e Anti-krimit, Anti-terrorit dhe te 3 drejtuesit e lartë të shtetit gjatë periudhës mars 2022-korrik 2023 kur është kërcënuar, ka deklaruar se kërcënuesit janë persona të prezantuar si “besimtarë të devotshëm”.
Në informacion, thuhet se rasti i fundit ka qenë në muajin korrik, kur një person i prezantuar si biznesmen e besimtar, i ka hyrë në zyrë, gjoja për të biseduar lidhur me sponsorizimin dhe organizimin e disa aktiviteteve fetare në zona.
Por më pas, ai ka nxjerrë armën dhe në emër të “grupit turk anti-gylenist” brenda Komunitetit Mysliman e në Turqi, i ka kërkuar të dorëhiqet menjëherë, ose do “çohet në botën tjetër”.
Kërcënime të tilla, i janë bërë edhe nga dy biznesmenë pranë kupolës së qeverisë shqiptare e të preferuar të oborrit qeveritar turk, që njihen si “besimtarë”, të cilët i kanë kërkuar Kryetarit të Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, të dorëhiqet sa më shpejt e pa pasoja, deri në muajin mars 2024 kur janë zgjedhjet e reja.
Një informacion, që SHISH ka dorëzuar në Polici dhe te zyra e Anti-Terrorit, jep të dhëna me indicie të plota, se prapa kërcënuesit me armë në zyrë; dhe pas dy biznesmenëve që i kanë kërkuar dorëheqjen kreut të Komunitetit Mysliman në emër të “grupit erdoganist anti-gylenist”, qëndron biznesmeni turko-shqiptar Sinan Idrizi i “Flamurtarit” e çarterit të Bablokut.

Organet e sigurisë dhe organet ligj-zbatuese të Anti-krimit, në vend të heshtjes, duhet të hetojnë e konkludojnë, nëse biznesmeni “besimtar” Sinan Idrizi, qëndron apo jo, mbas këtyre kërcënimeve për të uzurpuar drejtimin e Komunitetit Mysliman Shqiptar, për llogari të Erdogan.
Por nëse e kanë konstatuar që është Sinan Idrizi, dhe nuk veprojnë nga që ky ka lidhje të afërta me kryeministrin Edi Rama, atëherë ky është skandal shtetëror, që siç paralajmëron SHISH në informacionin e dërguar, mund të ketë pasoja të rënda jo vetëm brenda komunitetit mysliman.
Siç dihet, Sinan Idrizi i Vlorës dhe i çarterit të Bablokut, ishte përfaqësuesi i qeverive turke e shqiptare në procesin e ndërtimit të xhamisë së madhe në Tiranë, të cilën Erdogan nuk ia dorëzon Komunitetit Mysliman, pa u larguar kryetari Bujar Spahiu, të cilin e quan “Gylenist”.
Po kështu, bashkë me Edi Ramën, Sinan Idrizi me tespie në dorë, pritën Erdoganin në Rinas, ndërsa në çdo vizitë te sarajet e Erdogan në Turqi, ai ka qenë pjesë e delegacionit qeveritar dhe e ekipit privat të Edi Ramës./Pamfleti
Lini një Përgjigje