TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia22 Shtator 2023, 12:00

Genc Burazeri, kushëriri i Ilir Beqjes që vendosi çmimet e sterilizimit, paguhet 13 milionë lekë/muaj

Shkruar nga Pamfleti
Genc Burazeri, kushëriri i Ilir Beqjes që vendosi çmimet e
Genc Burazeri

Nëse SPAK do futet në pagesat ministrisë gjatë viteve 2013-2017, do zbulojë se ministri Ilir Beqja i ka dhënë miliona lekë kushëririt, duke e paraqitur si gjoja konsulent për sezonet e epidemive dhe asistencë teknike për çmimet në tenderët e ilaçeve, pajisjeve e objekteve, ndërsa koncesionari Ilir Rrapaj e ka paguar 3.5 milionë lekë në muaj si konsulent...

Tellallët mediatikë të qeverisë dhe të paguarit prej Ilir Beqjes, thanë se ashtu si ish-ministrin, SPAK nuk duhej të merrte të pandehur as kushëririn e tij Genc Burazeri, mbasi ai ka kryer shërbim të thjeshtë teknik për hartimin planit te fizibilitetit dhe nuk ka asnjë lidhje tjetër me të.

Në fakt, nëse Ilir Beqja minimalisht duhet të merret i pandehur, që vendosi kushëririn për të hartuar kostot dhe si drejtues të tenderit të koncesionit, logjikisht dhe kushëriri si zyrtar shteti, ka shkelur ligjin duke mos deklaruar lidhjen e afërt familjare me ministrin.

Realisht, në marrjen e Genc Burazerit të pandehur, SPAK ka zbatuar Kodin Penal, me 3 akuza: Konflikt interesi; shpërdorim detyre; falsifikator i kostove financiare; mashtrim me kostot e çmimet në treg duke shtuar 70 milionë Euro fiktivisht; garë tenderi me letra false dhe favorizim e paraqitje të firmës së ndërtimit me 1 punëtor, si gjoja kompani mjekësore lider në vendet e BE.

Për të pastruar krimin e kushëririt të Ilir Beqjes, një nga tellallët, tha se SPAK duhet ta heqë emrin e Genc Burazerit nga dosja penale, mbasi pas shpalljes së fituesit më 4 tetor 2015, ai është larguar nga sistemi i shëndetësisë e nuk ka asnjë lidhje zyrtare apo private me mjekësinë.

Por e vërteta është krejt ndryshe, mbasi Genc Burazeri i Ilir Beqjes është i zhytur “kokë  e këmbë” zyrtarisht e privatisht në sistemin e shëndetësisë, ku merr miliona lekë paga e shpërblime.

Konkretisht, Genc Burazeri është pedagog në Universitetin Mjekësor të Tiranës, me pagë mujore 1.3 milionë lekë dhe 1.4 milionë lekë për gjoja orë mësimore shtesë, honorare për kumtesa, pjesëmarrje në komisione vlerësimi titujsh, dieta e shpërblime.

Siç dihet, Rektor në këtë universitet është Arben Gjata, me të cilin Genc Burazeri, i caktuar nga Ilir Beqja, njeri sekretar e tjetri zv/kryetar tenderi; sipas SPAK kanë hartuar bashkë e në pazar me koncesionarin Ilir Rrapaj, planin financiar fals në kostot reale të pajisjeve e sterilizimit.

Përveç 2.7 milionë pagë e shpërblime mujore te Universiteti Mjekësor, kushëriri i Ilir Beqjes merr pagë 4.5 milionë lekë si Drejtor i Fondacionit “Shpëtoni Fëmijët”, i cili është strukturë e partner i Ministrisë së Shëndetësisë dhe financohet prej saj.

Kushëriri i Ilir Beqjes, është dhe Drejtor i “Institutit Shqiptar Shëndetësor të Zhvillimit Shoqëror”, ku paguhet 2.3 milionë lekë; i cili është pjesë e sistemit financiar të Ministrisë së Shëndetësisë, madje edhe sot, vazhdon e paguhet me honorare nga kjo ministri, për gjoja studime në fushën e shëndetit publik.

Nëse SPAK do futet në pagesat ministrisë në vitet 2013-2017, do zbulojë se ministri Ilir Beqja i ka dhënë miliona lekë kushëririt, duke e paraqitur si gjoja konsulent për sezonet e epidemive dhe asistencë teknike për çmimet në tenderët e ilaçeve, pajisjeve e objekteve.

Po kështu, SPAK do zbulojë se edhe pas shkarkimit të Ilir Beqjes, kushëriri i tij Genc Burazeri, është paguar si konsulent i jashtëm nga Ogerta Manastirliu, madje në vitin 2018, kanë bërë ndryshimin e kostove të koncesionit, duke shtuar 40 milionë Euro.

Sipas informacionit, fakti që SPAK e ka thirrur 3 herë Genc Burazerin, lidhet me zbulimin që agjentët e BKH kanë bërë në pagesat e stafit të jashtëm, kur rezulton se firma koncesionare “Sani Service” e ka paguar 3.5 milionë lekë në muaj, si konsulent të Ilir Rrapajt.

Logjikisht është shpërblim për dhënien e tenderit me garë e letra false, dhe shtimin e kostos me 40 milionë Euro më tepër./Pamfleti

genc burazeri paga ilir beqja kushëriri

Lini një Përgjigje