Përse Babloku, nuk po e lejon të largohet nga posti i lartë shtetëror, të ëmën e super-mashtruesit Amant Josifi?
Olta Xhaçkën, që Amant Josifin e kishte ish-këshilltar, Babloku e shkarkoi dhe e hodhi si ‘leckë’, ditën që i erdhi ftesa për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB ku Shqipëria mori drejtimin, si dhe ditën e arrestimit të Amant Josifit në Dubai...
Më 17 shtator, dhjetë ditë pas arrestimit të të birit Amant Josifi në Dubai dhe 3 ditë pas publikimit të lajmit, Krye-komisionerja e Administratës Publike, Pranvera Strakosha, ka paraqitur dorëheqjen te Lindita Nikolla, si drejtuese e institucionit prej të cilit zgjidhet e shkarkohet.
Kërkesën për dorëheqje nga posti i lartë, e ëma e këshilltarit të Olta Xhaçkës dhe e ortakut të Olsi Ramës; e ka bërë në zbatim të nenit 13, të Ligjit nr. 152/2013, por Lindita Nikolla në shkelje të ligjit, i ka kërkuar Edi Ramës, për të vendosur ai lidhur me largimin ose jo të saj.
Nga SHBA, Babloku ka urdhëruar Pranvera Strakoshën të vazhdojë detyrën, ndërsa Lindita Nikollën, të mos e miratojë dorëheqjen e saj dhe të mos fillojë procedurat e zëvendësimit.
Përse Babloku, nuk po e lejon të largohet nga posti i lartë shtetëror, të ëmën e super-mashtruesit Amant Josifi?
Mos vallë i dhimbset apo e vlerëson si “gjeni” dhe është e pa zëvendësueshme?
Apo Babloku nuk e lejon largimin e saj, ngaqë me ndërhyrjen e çiftit Olsi e Olta Xhaçka, në tetor 2014 urdhëroi emërimin Pranvera Strakoshës krye komisionere të administratës; dhe po prej lidhjeve të tyre, në tetor 2019 i dha mandatin e dytë 5-vjeçar në këtë post.
Ka një fakt: Olta Xhaçkën, që Amant Josifin e kishte ish-këshilltar, Babloku e shkarkoi dhe e hodhi si leckë, ditën që i erdhi ftesa për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB ku Shqipëria mori drejtimin, si dhe ditën e arrestimit të Amant Josifit në Dubai.
Ndërsa mamanë e tij krye-komisionere e administratës shtetërore, Babloku nuk po e lejon të largohet nga detyra e i bllokoi dorëheqjen, mbasi nuk do ta pranojë “de facto”, që Olsi Rama e Amant Josifi janë ortakë e organizatorë të aktivitetit kriminal me rrjetin Call-Center.
Për përfshirjen e të birit në grup të strukturuar kriminal ndërkombëtar; dhe sipas ligjit te dekriminalizimit e integritetit të personave të zgjedhur në detyra të larta shtetërore, ndaj Pranvera Strakoshës, krye parlamentarja Lindita Nikolla duhej të kishte filluar procedurat për shkarkimin dhe zëvendësimin e saj qysh në nëntor 2022, kur Spanja dhe EUROJUST e shpallën në kërkim.
Por Babloku nuk lejon të zbatohet ligji, mbasi është faktuar që i biri, Amant Josifi, mashtrimin e vjedhjen 2.4 miliardë USD me rrjetin Call-Center, e ka kryer në ortakëri me Olsi Ramën.
Edhe një tjetër fakt: Meqë Policia, Prokuroria dhe SPAK e mbajtën të fshehtë prej 7 ditësh arrestimin e Amant Josifit, mamaja e tij mendoi se lajmi nuk do bëhej publik e nuk dha dorëheqje.
Ndërsa 3 ditë pasi Policia, Prokuroria, Interpol e mediat spanjolle njoftuan arrestimin e Amant Josifit në Dubai, e ëma Pranvera Strakosha paraqiti dorëheqje, por të jo të pa revokueshme.
Lindita Nikolla nuk po zbaton ligjin e dekriminalizimit për ta shkarkuar e zëvendësuar krye komisioneren e administratës./Pamfleti
Lini një Përgjigje