Përveç 5 vite Drejtor i OSHEE e 5 vite drejtor i spitalit Rajonal Gjirokastër, dhe tashmë Drejtor i Transport-Targa-Patentave të Jugut, ky është anëtar i Këshillit Bashkiak e Këshillit të Qarkut Gjirokastër, për të vetmen “meritë” se një pjesë të milionave të korrupsionit e drogës i ka shpenzuar për votat e PS, ndërsa hotelin pa leje te kalaja, po e përdor si “harem” për shefat e “rilindjes”, policisë e drejtësisë lokale dhe qendrore, ndaj nuk preket prej tyre...
Ndërkohë që SHBA-BE, po i kërkojnë kryeministrit Edi Rama, shkëputjen e lidhjeve të qeverisë me eksponentët dhe grupet e krimit; tri ditë më parë, drejtori i tij i preferuar Blendi Gonxhja, ka emëruar drejtues rajonal një trafikant.
Konkretisht, Gonxhja i Bablokut ka emëruar Drejtor të Transportit Rrugor e Patentave të Qarkut Gjirokastër, trafikantin e drogës Sokol Feruni, skeduar edhe si kapobanda i blerjes e marrjes me dhunë të votave për PS në Gjirokastër dhe për deputetë- ministrat Bledar Çuçi e Mirela Kumbaro.
Në vitin 2018 kur Sokol Feruni me shkollë me korrespondencë të kryer fiktivisht në universitetin e Gjirokastrës, ishte Drejtor i OSHEE të jugut, u kap me 600 kg. drogë, të fshehur te banesa e një banori të komunitetit rom.
Banori rom deklaroi në polici, prokurori e gjykatë, se drogën në sasi totale 1000 kg., ia kishte lënë në ruajtje Drejtori Rajonal i OSHEE Gjirokastër, Sokol Feruni, kundrejt një pagese dhe mos faturimit të energjisë elektrike në banesë.
Prej deklaratës së banorit rom të arrestuar dhe publikimit të rastit, policia e prokuroria u detyruan ta merrnin nën hetim dhe drejtorin trafikant Sokol Feruni, por pas pazareve me ish-prokurorin e bandave kriminale Emror Kasa e dajakut të banorit rom në qeli, hetimi për drejtorin Feruni u pushua dhe u dënua vetëm banori rom.
Pushimi i hetimit për të, nxiti shumë ankesa e denoncime të tjera në Prokurorinë e Përgjithshme, në Gjykatën e Lartë, të ish-Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
Një ndër denoncimet, ishte dhe është akoma në hetim, dosja e ndërtimit pa leje, të hotelit të madh e luksoz “Fantasy” brenda Kalasë së Gjirokastrës, me milionat e korrupsionit 5 vite drejtor në OSHEE e 5 vite drejtor spitali dhe me milionat e trafikut të drogës.
Ky hotel u lejua të ndërtohej nga Mirela Kumbaro ku ishte Ministre e Kulturës, duke shkelur ligjin sipas të cilit në kalanë e Gjirokastrës, nuk lejohet asnjë ndërtim qysh prej vitit 1952; por megjithëse ka urdhër të IKMT për t’u prishur, hoteli i drejtor trafikantit Sokol Feruni nuk preket.
Ndërsa para 3 ditësh, me propozim të Bledar Çuçit e Mirela Kumbaros dhe pa dyshim me urdhër të Bablokut, skuthi Blendi Gonxhja e ka emëruar trafikantin Sokol Feruni, Drejtor të Transportit e Patentave të Rajonit Gjirokastër.
Përveç këtij posti ku bëhen miliona, Sokol Feruni është anëtar i Këshillit Bashkiak dhe anëtar i Këshillit të Qarkut Gjirokastër, për të vetmen “meritë” se një pjesë të milionave të korrupsionit e drogës i ka shpenzuar për votat e PS, ndërsa hotelin pa leje te kalaja, po e përdor si “harem” për shefat e “rilindjes”, policisë e drejtësisë lokale dhe qendrore, ndaj nuk preket prej tyre./Pamfleti
Lini një Përgjigje