Drejtuesi i SPAK Altin Dumani anashkalon ligjin për të bllokuar ri-emërimin e Hajnajt, në favor të një kandidati të parapërcaktuar...
Më 7 prill 2025, drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, njoftoi hapjen e procedurës për Drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), pasi drejtoreshës aktuale Aida Hajnaj më 31 gusht 2025 i përfundon mandati i parë 5-vjeçar.
Sipas nenit 33, pika 2, të Ligjit nr. 95/2016 "Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar", drejtoresha Aida Hajnaj ka të drejtën e ri-emërimit për një mandat tjetër. Madje, në Urdhrin nr. 11794, datë 7 prill 2025, edhe vetë drejtuesi Dumani e quan procedurë ri-emërimin e drejtorit në detyrë të BKH-së.

Por, në një akt që bie në kundërshtim të hapur me ligjin, Dumani ka shpërfillur këtë të drejtë duke hapur procedurën e konkurrimit për emërimin e një drejtori të ri, duke spostuar kështu automatikisht drejtoreshën aktuale nga e drejta e saj ligjore e ri-emërimit.
Pas reagimit të drejtoreshës Hajnaj ndaj kësaj shkeljeje flagrante, Dumani ndërmori një tjetër veprim të dyshimtë: shpalli një testim të veçantë për Hajnajn, ndërkohë që paralelisht vazhdoi me procedurën e konkurrimit me kandidatë të tjerë.
Për të justifikuar largimin e drejtoreshës aktuale, Dumani ka eliminuar një kriter kyç nga neni 34, pika 1 e Ligjit nr. 95/2016, i cili përcakton qartë se drejtori i BKH-së duhet të ketë përfunduar trajnimin për hetues në BKH, trajnim ky i specializuar nga agjenci partnere si FBI, EUROPOL, DEA etj. Me këtë kriter ligjor, kandidatë nga jashtë strukturës së BKH-së nuk mund të konkurrojnë pa kaluar më parë trajnimin e detyrueshëm disa-mujor.
Këto veprime antiligjore kanë për qëllim të qartë largimin e Aida Hajnajt nga drejtimi i BKH-së, pasi ajo gjatë mandatit të saj 5-vjeçar nuk ka pranuar të bëhet pjesë e marrëveshjeve për mbylljen e dosjeve që prekin interesa politike, ekonomike apo kriminale.
Në thelb, kjo tentativë për të zëvendësuar Hajnajn synon vendosjen e një drejtori të ri që mund të bashkëpunojë në mënyrë të qetë me "qokat" e SPAK-ut dhe të mos informojë partnerët ndërkombëtarë, siç ka bërë vazhdimisht drejtoresha aktuale./Pamfleti
Lini një Përgjigje