TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia18 Korrik 2024, 10:02

A do të rikthehet në burg Beleri i Vorio -Epirit, eurodeputeti grek që e shkeli sërish Kushtetutën e Shqipërisë?

Shkruar nga Pamfleti
A do të rikthehet në burg Beleri i Vorio -Epirit, eurodeputeti grek
Kyriakos Mitsotakis dhe Fredi Beleri /

Beleri i Vorio-Epirit nuk mund të preket nga drejtësia shqiptare, sepse prej datës 16 korrik është me imunitetin e euro-deputetit, por nuk e dimë, nëse pazari Rama- Micotaqis, mund të ketë dhe lojën me Drejtorinë e Burgjeve, me Prokurorinë dhe Gjykatën e Fierit, për t’i falur 4 muajt e mbetur të burgut, ose me amnisti të veçantë nga presidenti...

Prej datës 15 korrik, i burgosuri Dhionisios Alfred Beleri, i dënuar me 2 vite burg për blerje votash, klasifikuar “Krim zgjedhor”, është lënë i lirë për 5 ditë deri në orën 16:00 të datës 20 korrik, për t’u betuar si Euro- deputet i Greqisë.

Paçka se leja, quhet shpërblim për sjellje të mirë, zbatim të ligjit e Kushtetutës, Dhionisios Alfred Beleri, para se të hipte në avion, u betua se do luftojë për helenizimin e Shqipërisë.

Ndërsa kur zbriti në aeroportin e Athinës, iu drejtua banorëve të Himarës me këtë thirrje: - Mos kini frikë nga presionet e Shtetit Shqiptar, se ju dhe trojet e Himarës i mbron nëna Greqi.

E sikur të mos mjaftonin këto thirrje anti- kushtetuese, Dhionisios Alfred Beleri theu dhe kushtin e lejes, duke shkuar në Athinë, kur vend- qëndrimet gjatë 5 ditëve të lejes, i janë përcaktuar vetëm në banesën e tij në Himarë dhe në Selinë e Parlamentit Evropian në Strasburg.

Por policia e drejtësia shqiptare, nuk e arrestoi as kur bëri deklaratën kundër Rendit Kushtetues të Shqipërisë, as kur i hipi avionit për në Athinë dhe as kur sipas kushtit të lejes, nuk telefonoi Policinë e Himarës, megjithëse e detyron neni 323 i Kodit Penal me dënim dhe 5 vite burg.

Mos veprimi, kuptohet që është pazar i Bablokut me Micotaqis, madje thuhet se sipas pazarit, Dhionisios Alfred Beleri nuk do rikthehet në burg, për të vuajtur dënimin e plotë deri në fund të muajit tetor 2024.

Ai nuk do rikthehet në burg, dhe sipas ekspertëve të jurisprudencës, nuk mund arrestohet, as nëse futet në territorin e Shqipërisë, megjithëse sipas Kodit Penal, quhet i arratisur nga vendi i vuajtjes së dënimit.

Sepse ditën që shkoi në Athinë, Ministria e Jashtme e Greqisë e pajisi menjëherë me Pasaportë Diplomatike Greke, ndërsa pas betimit, i burgosuri Dhionisios Alfred Beleri, u vesh me mandat e imunitet dhe u pajis me pasaportë diplomatike si deputet i Parlamentit Evropian.

Me këtë status, Beleri nuk mund të arrestohet, pa iu hequr mandati i euro-deputetit dhe pa autorizim të prokurorisë së EUROJUST, as nëse arrestimin e tij do ta kërkojë SPAK, dhe Ministria Drejtësisë e Shqipërisë, nëpërmjet Prokurores Ndërlidhëse të Shqipërisë në EUROJUST, Fatjona Memçaj.

Ai nuk mund të preket nga drejtësia shqiptare, sepse prej datës 16 korrik është me imunitetin e euro-deputetit, por nuk e dimë, nëse pazari Rama- Micotaqis, mund të ketë dhe lojën me Drejtorinë e Burgjeve, me Prokurorinë dhe Gjykatën e Fierit, për t’i falur 4 muajt e mbetur të burgut, ose me amnisti të veçantë nga Presidenti./Pamfleti

Lini një Përgjigje