TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia13 Korrik 2024, 20:00

Nga raporti për pasuri 200 mln euro, te bëmat e Olsit dhe Reas: Rama, 11 vite në pushtet mes akuzave, skandaleve dhe aferave!

Shkruar nga Pamfleti
Nga raporti për pasuri 200 mln euro, te bëmat e Olsit dhe Reas: Rama,
Familja Rama

Edi Rama 11 vite luftë gjyqësore... për të pastruar imazhin e njollosur nga skandalet!

Ndonëse nuk ka arrestime dhe persekutime, Shqipëria duket se po kthehet dalëngadalë në një Turqi të vogël, kjo të paktën sa i takon fjalës së lirë.

Edi Rama ka afro 11 vite në pushtet dhe kjo është qeveria që është përballur me shumë skandale. Por edhe pse kohët e fundit Rama e ka bërë të modës duke e kthyer në individual fajin, janë jo të pakta rastet kur del emri i kryeministrit dhe emrat e familjarëve të tij. Por, sa herë që dikush përmend emrin e tyre, duket se Rama dhe njerëzit e tij e kanë gjetur zgjidhjen: Padi në gjykatë.

Rasti më i fundit ishte ai i vajzës së bashkëshortes së tij, Rea Xhillari, e cila ka paditur Sali Berishën dhe disa deputetë të tij. Shkak i padisë ishte një deklaratë e Berishës, që akuzonte thjeshtrën e Ramës se ka përfituar tenderë përmes kompanisë ku punon. “Thjeshtra e parë e vendit, vajza e familjes Rama, ka përfituar nëpërmjet kompanive ‘51N4E’, një studio belge në të cilën ka qenë e punësuar Rea Xhillari. E vërteta është se kompania ‘51N4E’, ‘I Riu’ dhe kompani të tjera të lidhura direkt me thjeshtrën e parë kanë fituar 2.9 miliardë lekë tendera”, shprehej Berisha.

Ajo që ngjall habi është se akuzat e tij janë bërë në vjeshtën e vitit që lamë pas, pse u kujtua tani Rea ta padisë? Por kjo duket se është një metodë e njohur e familjes Rama.

Të njëjtën rrugë po ndjek dhe vëllai i tij. Përveç Reas, pak javë më parë doli në skenë dhe emri i Olsit, pasi, sipas Gazment Bardhit, është një ndër personat e përfshirë te laboratori i drogës në Xibrakë. Rama nuk i ka ndalur sulmet ndaj Bardhit, teksa Olsi u rropat dyerve të SPAK, duke na mbushur mendjen se ka paditur penalisht Bardhin, ndërkohë nuk bën padi civile në gjykatë.

Ndërkohë, duhet theksuar se emri i Olsit është përmendur në shumë raste të tjera, përfshirë këtu lidhjet me Amant Josifin e skandalit me Call Centerat, apo bastet sportive.

Por padyshim numrin më të madh të padive e mban Edi Rama. Që kur mori pushtetin, kryeministri nisi një betejë ligjore me deputetët e PD. Të gjithë e mbajmë mend kur paditi Edi Palokën dhe Arben Ristanin dhe shkonte në Gjykatën e Lartë në çdo seancë, duke premtuar se paratë do i çonte për shkollat. Janë shumë deputetë të PD të paditur prej tij, edhe pse shumica patën të drejtë.

Por kulmin Rama e ka arritur me ata që ja thonë të vërtetën në sy. Një ndër ta është Ramush Haradinaj, të cilin e paditi kur ai ishte kryeministër i Kosovës. Një padi skandaloze që minoi raportet mes dy vendeve. Arsyeja e padisë ishte se Haradinaj e akuzoi se po nxiste shkëmbim territoresh, gjë që më pas doli sheshit. Plan ky i gatuar me Grenell dhe Thaçin. 

Po ashtu, kryeministri tentoi të padiste dhe mediat ndërkombëtare, por aty u tërhoq se e kuptoi se nuk i kishe në xhep gjykatat. Të parët që ja plasën në sy ishin gjermanët. ‘Bild’ nxori përgjimet e dosjeve 339 dhe 184, ku dilte dhe Rama. Ky i fundit kërcënoi me padi, por u tërhoq. E njëjta gjë ndodhi dhe me "Rain". Italianët treguan lidhjet me narkotrafikantët. I kërcënoi me padi dhe u tërhoq në fund.

Por, shuplaka më e madhe ndaj Ramës ka ardhur në vitin 2015. Në media doli një raport konfidencial i OSBE, ku deklarohej se Rama kishte pasuri 200 mln euro të fshehura përmes kompanive “of shore” në SHBA.

Edi Rama (PS): Kryetar i PS, Kryetar i Bashkisë së Tiranës 2000 – 2011 dhe tani Kryeministër. Është folur shumë në lidhje me dyshimet për përfitimin e një tarife për lejet e ndërtimit, me rreth 10 – 20 % të vlerës së ndërtesave. Shumë i kujdesshëm për të operuar nëpërmjet personave të tretë, ai ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në korrupsion apo krime. Pasuria e tij përflitet të jetë rreth 200 milionë euro, të investuara në kompani “offshore” përmes vëllait të tij, Olsit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruhej e zeza mbi të bardhë në këtë raport.

Ky raport solli përplasje të forta me OSBE, ku ambasadori u “dëbua” dhe u diskreditua. Madje u arrit deri aty sa po mendohej që Shqipëria të dilte nga OSBE.

Nuk po përmendim këtu bëmat e tjera, si afera McGonigal, fotoja e famshme 80 mijë dollarë me Obamën, apo arrestimet e ministrave. Për këto nuk ka hedhur njeri në gjyq.

Pra, që kur ka marrë pushtetin, Rama duket se e ka kaluar shumicën e kohës gjyqeve, duke tentuar të lajë imazhin e nxirë nga aferat korruptive. /Pamfleti

Lini një Përgjigje