TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia12 Korrik 2024, 10:14

Rea e Lindës padit Saliun për shpifje; “babi” Edi i dha leje për kullë e 2 komplekse me 214 vila fëmijëve të Berishës

Shkruar nga Pamfleti

Dy javë para se vajza e Linda Ramës të padiste Sali Berishën për shpifje; “babi” Edi Rama i dha Argita e Jamarbër Malltezit, leje ndërtimi për kompleksin rezidencial “Ballada” me 142 vila në Farkë, ndërsa 4 ditë më parë, Shkëlzenit i dha leje ndërtimi për kullë, projektin e të cilës thuhet se e ka bërë firma holandeze ku punon vajza e Lindës...

Rea e Lindës padit Saliun për shpifje; “babi” Edi i dha
Rea Xhillari /

Ditën e mëkurë, Rea Xhillari, vajza e Linda Ramës, e birësuar nga kryeministri Edi Rama, bëri padi gjyqësore kundër Sali Berishës, për shpifje lidhur me akuzat publike, se firmave ku ajo punon, qeveria i ka dhënë 2.9 miliardë lekë tenderë e leje për kulla.

Nëse këto akuza janë apo jo të vërteta, ka detyrirm t’i hetojë drejtësia; por në këtë akt-padi të Rea Xhillarit ndaj Sali Berishës, duket qartë një lloj aktrimi si “lojë luftash”, që Sali Berisha e Edi Rama po bëjnë para shqiptarëve, duke përdorur si “aktorë” edhe fëmijët.

P.sh., dy ditë para se vajza e Lindës të dorëzonte akt-padinë për shpifje kundër Sali Berishës; “babi” Edi i dha Shkëlzenit të Saliut, leje ndërtimi për kullë 65 kate mbi tokë e 6 kate nën tokë në Bulevardin e Ri të Tiranës.

Lejen e kësaj kulle, kryeministri Edi Rama ia dha familjes “Berisha”, nëpërmjet kompanisë “Klar Sh.p.k”, me pronar shkresor Shkëlqim Beshirim e pronar faktik Shkëlzen Berishën, mëgjithëse dihet që është në pronësi të familjes “non grata”.

Madje thuhet, se projekti i kësaj kulle që Edi Rama i ka dhënë berishëve, është realizuar nga kompania holandeze “51N4E Sh.p.k”, ku prej 10 vitesh pas ardhjes së PS-së në pushtet, punon  vajza e Linda Ramës.

Pra, Rea Xhillari çon në gjyq Sali Berishën për shpifje, kur lejen për kullën, ia ka dhënë kryeministri Edi Rama që e quan “vajzën e tij”, kullë të cilën thuhet se e ka projektuar kompania holandeze ku punon ajo.

Fakti tjetër i lidhjes së tyre është ky: Dy javë para se vajza e Linda Ramës të bënte padinë gjyqësore kundër Sali Berishës për shpifje, “babi” Edi i dha Argita e Jamarbër Malltezit, leje ndërtimi për kompleksin rezidencial “Ballada” me 142 vila në Farkë, të cilat do t’i ndërtojnë bashkë me ortakun e tyre Fatmir Bektashi, nëpërmjet firmës “Kontakt Sh.p.k”.

Para 1 viti, Edi Rama i dha Argita e Jamarbër Malltezit, leje ndërtimi për kompleksin rezidencial “ABA” me 72 vila në Farkë, të cilat po i ndëtojnë bashkë me ortakun e tyre  Fatmir Bektashi, po nëpërmtjet firmës së tyre “Kontakt Sh.p.k”.

Më 25 qershor 2024, Edi Rama, urdhëroi Linda Nikollën, që Sali Berishës mos t’i hiqej mandati i deputetit, megjithëse sipas Kushtetutës, i duhej hequr për 6 muaj mungesë në parlament; ndërsa më 11 qeshor 2024, urdhëroi gjyqtaren, t’i jepte vulën e PD.

Themi që akt-padia e Rea Xhilalrit, është aktrim nën dirigjimin e Edi Ramës e Sali Berishës, mbasi këta janë lidhur në pazare të shumta me njeri- tjetrin edhe kudnër SHBA, SPAK-ut e mediave, të cilat po i servirin si gjoja marrëveshje parlamentare PS-PD./Pamfleti  

rea xhillari babi edi saliu fëmijët e berishës leje për kulla

Lini një Përgjigje