Himara i duhet të gjithëve: Bandës së Edi Ramës, i duhet për të vazhduar pazaret e fshehur vjedhjet; bandës së Sali Berishës e Ilir Metës, i duhet për të marrë ato toka që kanë ngelur pa u vjedhur, kurse Micotaqisit, i duhet për të thënë që Himara është popullsi e territor grek...
Me urdhër të Edi Ramës, Kryesia e PS caktoi kandidat për Bashkinë e Himarës, Vangjel Tavon, ish-deputetin dhe ish-ministrin e LSI në qeverinë “Berisha-Meta”, shtetasin grek banor të Dropullit, prej 6 muajsh banor i Himarës e prej 4 muajsh Prefekt i Vlorës që jeton në Tiranë.
Përballë do ketë kandidaturën e PD dhe të Partisë Greke e shoqatës “Omonia”, këtë herë pa koalicion zyrtar me Partinë e Lirisë, mbasi Edi Rama i dha Sali Berishës vulën e partisë dhe po jep leje kullash e po bashkëpunon me të.
Por pavarësisht, nëse kandidat rival do jetë djali i Fredi Belerit, ose ndonjë ushtar tjetër i PBDNJ e Omonias; realisht, në zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, do përballen dy Vangjelët e Greqisë: Vangjel Tavo në logon e PS dhe Vangjel Dule me logon e PD.
Duke njohur aktivitetin e tyre, në shërbim të interesave shtetërore, kombëtare e qarqeve ekstremiste shoviniste greke kundër Shqipërisë, nuk ka asnjë dyshim se Vangjel Tavo e Vangjel Dule që është maska e kandidatit rival, janë misionarë besnik të Greqisë.
Kryeministri Edi Rama e përzgjodhi Vangjel Tavon, që ta përdorë si përfaqësues grek, për të marrë dhe votat e atyre 2000 himariotëve me kombësi greke, por dhe të atyre emigrantëve që do dërgojë Micotaqis, për të votuar kandidatin e Sali Berishës e Vangjel Dules në Himarë.
Të gjatit të qeverisë, Vangjel Tavo i duhet kryetar, për të mbajtur dhe komanduar Bashkinë e Himarës, për dy qëllime e interesa: Të vazhdojë pazaret me ndërtuesit e oligarkët, dhe të mbajë të fshehtë batërdinë që ka bërë 13 vite me Jorgo Goron, Lenc Gjikurinë etj.
Bandës së Sali Berishës, Ilir Metës, Vangjel Dules e miqve të tyre dhe oligarkëve që janë të njëjtët; Bashkia e Himarës u duhet për të marrë ato toka që ka lënë pa marrë banda e Edi Ramës; ndërsa Micotaqisit, i duhet për të thënë që Himara është popullsi e territor grek.
Këtë hipotezë greke, Vangjel Tavo dhe Vangjel Dule e kanë mbështetur publikisht prej 30 vitesh, duke u bërë zëdhënës të qarqeve ekstremiste e shoviniste anti-shqiptare, edhe si pjesë aktive mbështetëse e grupit “Mavi” e partisë “Agimi i Artë”.
Madje dy Vangjelët, në çdo rast provokimesh e presionesh nga këto qarqe edhe politike-shtetërore greke, kanë mbajtur qëndrim personal e politik, si misionarë të shovinizmit grek për projektin e përrallës territoriale të “Vorio-Epirit”.
Të dy Vangjelët e Himarës, nuk e braktisin misionin prej shërbëtori të qarqeve anti-shqiptare greke e janë në një linjë me Fredi Belerin; madje ata kanë qenë dhe janë shefat e tij në propagandën dhe veprimet anti- shqiptare të helenizimit të Himarës e krejt jugut.
P.sh., më 10 prill 1994, kur grupet ekstremiste greke sulmuan me armë postën kufitare të Peshkëpisë në Gjirokastër e vranë dy oficerë shqiptarë, Vangjel Dule e Vangjel Tavo në atë kohë drejtues të “Omonias”, atë sulm e quajtën: “Luftë për çlirimin e territorit grek”.
Më 8 nëntor 2018, Vangjel Tavo e Vangjel Dule, me flamujt grek në dorë e të Vorio-Epirit, shkuan në ceremoninë e varrimit të ekstremistit anti-shqiptar Kostandin Kacifasit, duke u bërë pjesë e turmës greke, që bënte thirrje për marrjen e jugut të Shqipërisë më luftë.
Ndërsa më 4 nëntor 2018, dy Vangjelët dhe Fredi Beleri, shkuan në familjen e Kaçifas, të shoqëruar nga deputetja ekstremiste greke Eleni Theocarus, ku i thanë nënës së tij, se gjaku i Kaçifasit u derdh për çlirimin e trojeve të atdheut tonë grek./Pamfleti





Lini një Përgjigje