TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 6 Korrik 2024, 11:17

Apartamente, toka dhe klinikë private/ 8 pasuritë e mjekes Alketa Pere që shqetësohej për pamjen; ku i gjeti paratë?

Shkruar nga Pamfleti

Apartamente, toka dhe klinikë private/ 8 pasuritë e mjekes Alketa Pere

Mjekja Alketa Ymeri Pere, e cila është nën hetim nga Prokuroria e Tiranës pas skandalit te Spitali Onkologjik, e cila vijon të mohojë se është e përfshirë në skemën e dërgimit të pacientëve të sëmurë me tumor në spitalin privat “Megis”, posedon një pasuri, e cila ngre dyshime.

Ndonëse me të ardhura pagën si mjeke pranë Onkologjikut, zonja Pera posedon disa apartamente, toka, klinikë private dhe laborator analizash.

Nga verifikimet rezulton se Alketa Ymeri Pere ka blerë në vitin 2022 një apartament, me sipërfaqe 78 m2, në zonën Ali Demi në Tiranë.

Apartamente, toka dhe klinikë private/ 8 pasuritë e mjekes Alketa Pere

Mjekja e Onkologjikut Alketa Ymeri Pere, po në vitin 2022, ka blerë një tjetër apartament në bashkëpronësi në Pogradec, me sipërfaqe 89 m2.

Apartamente, toka dhe klinikë private/ 8 pasuritë e mjekes Alketa Pere

Alketa Ymeri Pere, po në vitin 2022, ka blerë një tjetër apartament në bashkëpronësi, gjithashtu në Pogradec, me sipërfaqe 56 m2.

Apartamente, toka dhe klinikë private/ 8 pasuritë e mjekes Alketa Pere

Tre pasuri të tjera, troje dhe ndërtesë, rezultojnë në emrin e Aleks Ymerit, i cili është bashkëpronar me Alketa Ymeri Pere në pasuri të tjera të paluajtshme.

Apartamente, toka dhe klinikë private/ 8 pasuritë e mjekes Alketa Pere

Apartamente, toka dhe klinikë private/ 8 pasuritë e mjekes Alketa Pere

Apartamente, toka dhe klinikë private/ 8 pasuritë e mjekes Alketa Pere

Alekta Pere është pronare edhe e një klinike private për onkologjinë në katin e dytë të pallatit Egnatia, në rrugën Ali Shefqeti, njësia bashkiake nr. 2. Pra, mjekja, e cila ka dalë në përgjime, ka edhe klinikë private, edhe punon në sektorin publik te Onkologjiku.

Apartamente, toka dhe klinikë private/ 8 pasuritë e mjekes Alketa Pere

Alketa Pere, e cila ishte e shqetësuar për pamjen e saj në media, në qershor të vitit 2020, ka hapur edhe një laborator privat në Babrru.

Apartamente, toka dhe klinikë private/ 8 pasuritë e mjekes Alketa Pere

I takon Prokurorisë së Tiranës të hetojë mbi burimin e parave të mjekes Alkete Pere për paratë e investuara në apartamente, klinika private dhe laborator analizash./Prapaskena

Lini një Përgjigje