Përveç Mirela Kumbaros, që nuk është marrë e pandehur, skandali thellohet, me faktin se pjesë e grupit të hajdutëve është Marinela Jazoj, këshilltare e jashtme e Ilir Beqjes e Mirela Kumbaros, Konsulle Nderi e Norvegjisë në Shqipëri dhe drejtore e kompanisë private “FIAA-Albania”, të cilës SPAK e GJKKO i dhanë masën “Arrest shtëpie”, pastaj e lanë të lirë dhe e hoqën nga dosja penale...
Në procedurën, aktet e hetimit dhe urdhrin e SPAK për arrestimin e Ilir Beqjes, nuk është përfshirë Ministrja e Turizëm-Mjedisit, Mirela Kumbaro, megjithëse rezulton se është pjesë paralele dhe bashkëpunuese në vjedhjen e kryer nëpërmjet restorantit “Gzona” të Ilir Beqjes.
Në dosjen “Beqja”, SPAK thotë se firmës “Landways International Sh.p.k”. i është dhënë tender për aktivitetin “FESTA” më 3 deri 5 Prill 2023, me temë “E Ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm Mjedisor në Shqipëri”, shpenzime vetëm për ushqim e argëtim.
Për këtë aktivitet, Ilir Beqja ka akorduar 150 mijë Euro me TVSH nga fondet e BE të Drejtorisë së Donacioneve, të cilat firma private i ka kaluar te restoranti “Gzona” i Ilir Beqjes, ku sipas SPAK-ut, ka shpenzuar vetëm 41 mijë Euro për 1 darkë, duke zhvatur afro 109 mijë Euro.
Sipas Buletinit të Prokurimit Publik, rezulton se Ilir Beqja nuk ka bërë shpallje tenderi dhe as tender deri ditën e zhvillimit të aktivitetit “FESTA” më 3 prill 2023, ndërsa vlerën 150 mijë Euro, ia ka dhënë paraprakisht biznesmenit Gazmend Haxhiu me të cilin bashkëpunoi.
Por, paralelisht me Ilir Beqjen, për të njëjtin aktivitet zyrtar në restorantin e Ilir Beqjes e me të njëjtën firmë private “Landways International Sh.p.k”, ka bërë pagesa dhe ministrja e Turizëm-Mjedisit, Mirela Kumbaro, megjithëse kishte dijeni që aktiviteti ishte financuar nga Drejtoria e Donacioneve që drejtonte Ilir Beqja.
Dokumenti që ka siguruar “Pamfleti”, fakton se më 10 mars 2023, ministrja Mirela Kumbaro ka zhvilluar tenderin me vlerë 462 mijë Euro me TVSH, për të njëjtin aktivitet ndërkombëtar turizmi që financoi drejtoria e Ilir Beqjes.
Ndërsa më 23 mars 2023, Mirela Kumbao lidhi kontratën me të njëjtën firmë “Landways International Sh.p.k”; e nëpërmjet saj me restorantin e Ilir Beqjes, duke ia dhënë pa garë e me 100% të vlerës së fondit limit, por de-facto janë shpenzuar 130 mijë Euro për 2 dreka, qira salle aktiviteti e argëtim të të ftuarve.
Pra, për të njëjtin aktivitet e në të njëjtën datë, janë paguar 612 mijë Euro të ndara kështu: 150 mijë Euro nga drejtoria e Ilir Beqjes, ndërsa 462 mijë Euro nga ministria e Mirela Kumbaros.
Sipas SPAK-ut, rezulton se Ilir Beqja ka përlarë afro 110 mijë Euro, ndërsa sipas llogarisë, rezulton se Mirela Kumbaro ka ‘marrë’ 330 mijë Euro, duke bërë letra shpenzimesh false te restoranti i Ilir Beqjes, nëpërmjet të njëjtës firmë private.
Por ministrja Mirela Kumbaro nuk u mor e pandehur nga SPAK, megjithëse ka vjedhur 3 herë më tepër se Ilir Beqja te restoranti i tij, me të njëjtin grup e të njëjtën skemë mashtrimi dhe falsifikimi dokumentesh, por me ndryshmin se Ilir Beqja vodhi fondet e BE, ndërsa Mirela Kumbaro vodhi taksat e shqiptarëve.
Përveç Mirela Kumbaros, që nuk është marrë e pandehur, skandali thellohet, me faktin se pjesë e grupit të hajdutëve është Marinela Jazoj, këshilltare e jashtme e Ilir Beqjes e Mirela Kumbaros, Konsulle Nderi e Norvegjisë në Shqipëri dhe drejtore e kompanisë “FIAA”, të cilës SPAK e GJKKO i dhanë masën “Arrest shtëpie”, pastaj e lanë të lirë dhe e hoqën nga hetimi. /Pamfleti
Lini një Përgjigje