
Megjithëse u janë provuar akuzat, çuditërisht po vazhdojnë të jenë të lirë Ilir Meta e Monika Kryemadhi, dy përbindëshat e korrupsionit, vjedhjes së financave e pasurive shtetërore, pastrimit të parave, kontrabandës, trafiqeve e financimit të vrasjes së rivalëve e dëshmitarëve...
Mëngjesin e ditës së enjte, Babloku u nis në një resort bregdetar për të festuar 60-vjetorin e lindjes, ndërsa Ilir Beqja, miku dhe bashkëpunëtori i tij hajdut 2 metër i gjatë, u çua për “pushime” në një nga qelitë e paraburgimit të Tiranës, arrestuar për vjedhje fondesh të BE.
Por janë akoma të lirë 10 pushtetarë, të cilët ashtu si Ilir Beqja, kanë vjedhur miliona Euro me tenderë, ankande e privatizime, disa prej të cilëve vazhdojnë të jenë në funksione shtetërore.
Megjithëse u janë provuar akuzat, çuditërisht po vazhdojnë të jenë të lirë Ilir Meta e Monika Kryemadhi, dy përbindëshat e korrupsionit, vjedhjes së financave e pasurive shtetërore, pastrimit të parave, kontrabandës, trafiqeve e financimit të vrasjes së rivalëve e dëshmitarëve.
Hajdutët Ilir Meta e Monika Kryemadhi, tashmë duke aktruar sikur janë divorcuar, po shijojnë miliardat, bëjnë thirrje për kryengritje të armatosur kundër shtetit dhe sulmojnë drejtuesin e SPAK-ut, Altin Dumani, ndërsa SPAK nuk dorëzon në gjykatë vendimin për arrestimin e tyre.
Ish-Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, prej 3 vitesh Kryetare Kuvendi, në vend që të ishte në burg që në vitin 2018, kur KLSH i zbuloi zhdukjen e 110 milionë Euro të shkollave, librave shkollorë, digjitalizimit, kërkimit shkencor, transportit të mësuesve e nxënëse.
Ndaj kësaj “uritheje”, që po vazhdon vjedhjet edhe në Kuvend, SPAK nuk ka nisur hetim për 2 vilat në periferi të Tiranës, për 4 apartamentet e për 1 suitë në Dhërmi; të paktën, si detyrim për të krahasuar të ardhurat nga paga, me vlerën e këtyre pasurive që i janë zbuluar deri tani.
SPAK nuk po e prangos ish-ministren Olta Xhaçka, megjithëse i është vërtetuar 10 mijë m2 tokë e vjedhur në Dhërmi për resortin dhe është arrestuar Jorgo Goro; por dhe toka e vjedhur në Leskovik për vreshta, resort e fabrikë pijesh...
Në liri po lihet dhe ish-Drejtori i Kadastrës, Artan Lame, i cili pas 4 vitesh hetim, u thirr 2 orë në SPAK për batërdinë që ka bërë me legalizimet, regjistrat e pasurive, me tokat në bregdet, trojet në Tiranë, Durrës, Vlorë, Korçë, Fier, Elbasan, Shkodër e Vlorë dhe në komisionin e pronave, duke dhuruar mbi 6 mijë hektarë e 240 mijë m2 objekte me akte trashëgime false.
Por në vend që krye hajduti Artan Lame të arrestohej ditën që u thirr në SPAK, ai u la i lirë, që të zhduk gjurmët e krimeve me pronat dhe të shijojë pasuritë e vjedhura, ndër to dhe kompleks-resortin 3 milionë Euro “AHC-Mirela” që po ndërton te territori i Gardës së Republikës.
SPAK po lë të lirë ministren Ogerta Manastirliu, vërtetuar me prova për aferën e pajisjeve kirurgjikale dhe laboratorëve 130 milionë Euro; për vjedhjen e 32 milionë Euro ilaçe kur ishe Drejtore e QSUT dhe për korrupsionin me vlerë 610 milionë Euro në tenderë.
SPAK po lë të lirë ministreshat Mirela Kumbaro e Anila Denaj, dy përbindësh të vjedhjeve në ministrinë e Kulturës, të Mjedisit e Bujqësisë si dhe në Fondin e Sigurim-Kujdesit Shëndetësor.
Por dhe Gelardina Prodanin, prej 11 vitesh Sekretare e Përgjithshme te ministria e Ekonomi-Financave, te Ministria Shëndetësisë me Beqjen e Manastirliun, ndërsa tani te Ministria e Mbrojtjes me Niko Peleshin, ku ka bërë e po bën batërdinë në vjedhje.
SPAK nuk po prangos as Frida Krifcën, ish-ministren e Bujqësisë dhe ish Drejtoreshën e AZHBR për të cilën ka një hetim tashmë të zyrtarizuar nga zyra evropiane kundër mashtrimit. Në mënyrë faktike, ka qenë një dosje nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), lidhur me zbatimin e programit IPARD II (2014-2020) në Shqipëri, ajo e cila shtyu Unionin drejt këtij vendimi “ekstrem” për ndërprerjen e fondeve./Pamfleti
Lini një Përgjigje