TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 3 Korrik 2024, 10:52

Kur Babloku bënte ‘show’ në QSUT, Albana e Anila qerasën Janis Karathanon me 680 mijë Euro për shërbime fiktive

Shkruar nga Pamfleti
Kur Babloku bënte ‘show’ në QSUT, Albana e Anila
Anila Denaj dhe Albana Koçiu /

Kontrabandisti dhe mashtruesi i ilaçeve të skaduara e të pa certifikuara dhe i pajisjeve mjekësore, është klient i preferuar i Edi Ramës e Ilir Beqjes në tenderët e shëndetësisë, të cilët i kanë dhënë 245 milionë Euro, ku përfshihet dhe PPP- Laboratorët me vlerë 138 milionë Euro për 10 vite...

Me 1 orë fjalim propagandistik, tipik elektoral në QSUT, Edi Rama tentoi të pastronte “llumin” e korrupsionit, mungesës së ilaçeve dhe pazareve me jetën e të sëmurëve, që bënin mjekët në Spitalin Onkologjik, por pas 11 vitesh në pushtet, pranoi që milionat janë nga taksat e shqiptarëve.

Po ku përfundojnë këtë miliona Euro që u merren shqiptarëve nëpërmjet taksave të shumta?

Më 1 korrik, në momentin që Babloku po mohonte korrupsionin para shefave hajdutë e shumë mjekëve ryshfetxhinj, duke mashtruar sikur nuk e dinte më parë krimin te Onkologjiku; një nga shefet e institucioneve në vartësi të Ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu, njoftoi se i ka dhënë tender 300 mijë Euro firmës “Pegasus Sh.p.k” me pronar mafiozin  Janis Karathano.

Këto miliona, ia ka dhënë Irena Qendro, Drejtorja e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, nëpërmjet një tenderi pa garë me pjesëmarrës vetëm Janis Karathano, i njohur si mik dhe klient i preferuar i Edi Ramës e Ilir Beqjes në tenderët e shëndetësisë.

Skandali i këtij tenderi, me objekt: “Karta, reagentë, aksesorë të tjerë për Laboratorin Imuno-Hematologjik e Bankat e gjakut në Tiranë dhe vënien e pajisjeve në përdorim”, qëndron në faktin, se ky është tender fiktiv sa për të vjedhur milionat bashkë me  hajdutin Janis Karathano.

Sepse Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut është kompletuar me reagentë për 5 vite, me karta dhe pajisjet janë të reja e janë futur në funksion më 31 janar 2024, ndërsa në datën 2 shkurt 2024 shkoi e inauguroi kryeministri Edi Rama bashkë me ministren Albana Koçiu, të cilët dhuruan gjak në mënyrë simbolike para kamerave.

Kur Babloku bënte ‘show’ në QSUT, Albana e Anila

Tenderin e dytë me vlerë 380 mijë Euro me TVSH, kompanisë “Pegasus Sh.p.k” të mafiozit Janis Karathano, ia ka dhënë një nga shefet e institucioneve në vartësi të Ministres së Bujqësisë, Anila Denaj, madje me urdhër të saj.

Këtë tender me objekt: “Shërbim, riparim, servis kalibrimi për aparaturat Agilent (analizave) e ka firmosur Drejtori i Institutit të Sigurisë Ushqimore e Veterinarisë, Armand Raveli, i cili e ka zhvilluar tenderin me dy garues, por ia ka dhënë Janis Karathanos me ofertë 15% me të lartë.

Skandali edhe në këtë tender, qëndron në faktin, se është shërbim fiktiv, mbasi Instituti i Sigurisë Ushqimore e Veterinarisë, kryhet nga strukturë specialistësh që janë pjesë e këtij institucioni, por ka dhe Ministria e Bujqësisë, që kryejnë shërbimin e riparimit dhe kalibrimit të aparaturave.

Kontrabandisti dhe mashtruesi i ilaçeve të skaduara e të pa certifikuara dhe i pajisjeve mjekësore skrap, është klient i preferuar i Edi Ramës e Ilir Beqjes në tenderët e shëndetësisë, të cilët i kanë dhënë 245 milionë Euro, ku përfshihet dhe PPP-Laboratorët me vlerë 138 milionë Euro për 10 vite./Pamfleti

janis karathano anila denaj albana koçiu

Lini një Përgjigje