Për këta llumra të vetëshpallur e pompuar nga mediat si “VIP”-a të artit, SPAK ka prova të shumta, por nuk i arreston e nuk u sekuestron pasuritë e shumta, megjithëse i kanë të ardhura nga droga dhe pastrimi i parave të botës së krimit...
Disa tipa të vetë-shpallur “VIP”-a të artit, duke pompuar njëri-tjetrin me propagandë në rrjetet sociale e promovime në media, nuk prangosen megjithëse janë të përfshirë në aktivitete grupesh të strukturuara kriminale për trafik droge, fshehje pasurie, transaksione e pastrim parash.
Është alarmues e krijim mosbesimi te drejtësia e re, kur mëson se është SPAK-u, organi hetimor që i lë të lirë dhe nuk i heton, këta anëtarë grupesh kriminale, me maska artistësh pjesë e grupeve mafioze dhe kupolës politike.
Rasti i parë: Në njoftimin e SPAK për arrestimin e ish-ministrit Ilir Beqja, thuhet se pjesë e grupit që vidhte fondet e BE, ishte komiku Ermal Mamaqi, i cili nëpërmjet restorantit të tij, lëshonte fatura tatimore false miliona lekë për restorantin e Ilir Beqjas.
Mirëpo SPAK, jo vetëm nuk e arrestoi Ermal Mamaqin, siç arrestoi bashkëpuntorët Ilir Beqja, Ermal Kurtulaj e Alfred Nikolla, nuk i dha as masë penale “Detyrim paraqitje”, por e hoqi nga dosja hetimore, megjithëse është pjesë e krimit të organizuar e aktiv bashkë me ta.
Rasti i dytë: Një javë më parë, SPAK sekuestroi 50 milionë Euro pasuri të bandës së trafikantëve Kristian Boçi, Elman Abule e Vladimir Avrami, me aktivitet pastrimin e parave nëpërmjet gjoja bamirësive, ndërtimit, hapjes së kompanive fantazma e shit-blerjeve fiktive.
Por SPAK-u, përveçse nuk i arrestoi këta tre persona, nuk mori nën hetim gruan e trafikantit Kristian Boçi, zonjën Drilona Boçi, “Mis Albania” dhe e vetë-shpallura “modele”, që rezulton se ka kryer rolin e “lavatriçes” së miliardave të zeza të burrit, të grupit mafioz e të tjerëve.
Rasti i tretë: Më 20 nëntor 2023, emri i këngëtares Elvana Gjata doli te bisedat “SKY”, me rolin e pritjes dhe pastrimit të 500 mijë Euro që i dërgoi i fejuari i saj trafikant, Ervin Mata dhe financimin e tyre në hidrocentralin e Erzen Breçanit, por sipas hetimit të BKH, rezulton se ai ka transferuar afro 10 milionë Euro në 5 vitet e fundit.
SPAK nuk e arrestoi Elvana Gjatën, madje njoftoi se ndaj saj kishte nisur hetim pasuror, por ky hetim e ka nxjerrë sikur i ka pasuritë të ligjshme, kur trafikanti Ervin Mata i ka blerë dhe vilë, dyqan veshjesh, qendër masazhesh, apartamente, makina etj.
Si provë krimi për të arrestuar, mjaftojnë dy fakte: - Në kullën tek ish-ekspozita, Elvana Gjata figuron 25% financuese, por në fakt janë milionat e drogës së trafikantit Ervin Mata; ndërsa po Ervin Mata i dhuroi dyqan nusesh në Tiranë, të cilin, pas 3 muajsh ajo ia shiti fiktivisht 1.2 milionë Euro, Drilona Boçit të trafikantit, Kristian Boçi.
Rasti i katërt: Gjatë hetimeve të Byrosë Kombëtare të Hetimit për çiftin Meta-Kryemadhi, është zbuluar se komiku Bes Kallaku dhe ish-bashkëshortja e tij, Xhensila Myrtezai, rezultojnë fshehës të pasurive të shumta të Ilir Metës, nëpërmjet trojeve, ndërtimit dhe blerjeve fiktive, nga bosët me të cilët ka bërë pazaret Likja.
Por faktet tregojnë, se SPAK është bërë “kapaku” i krimeve të llumit të artit, lavatriçeve Ermal Mamaqit, Bes Kallakut, Elvana Gjatës, Drilona Boçit etj.,etj., duke mos i arrestuar dhe duke mos u sekuestruar pasuritë e shumta.
Pra, këta nuk preken nga drejtësia, megjithëse i kanë të ardhurat nga droga e pastrimi i pareve të botës së krimit, por dhe pasuri të fshehura të pushtetarëve që bëjnë orgji dhe i marrin në festa e delegacione zyrtare. /Pamfleti
Lini një Përgjigje