Kandidatin e PS, Edi Ramës ia imponuan oligarkët e trafikantët me të cilët ka pushtuar bregdetin e kësaj bashkie; ndërsa kandidati i Sali Berishës, Ilir Metës e Vangjel Dules, u referua nga shefat e grupit “Mavi”, partisë naziste “Agimi i Artë” dhe lobit grek anti-shqiptar “Geixh” që po financojnë projektin për aneksimin e Shqipërisë...
Sali Berisha dhe Edi Rama, të varur në “çengelin” e qarqeve shoviniste greke...
Parullat e Edi Ramës, se Himara nuk është as tokë e as popullsi greke, por vetëm shqiptare dhe do drejtohet vetëm nga himariotët, dolën tollumbace “atdhetarie”, në momentin kur ai emëroi kandidat të PS për kryetar bashkie, Vangjel Tavon nga Dropulli, shtetasin e misionarin grek e anti-shqiptar, i vetë-deklaruar i tillë me fjalë e veprime gjatë 30 viteve.
Sali Berisha, Ilir Meta e Vangjel Dule, pasi dështuan me Fredi Belerin, ofruan kandidat për Bashkinë e Himarës, Petros Gjikurias, pjesë e lobit ekstremist grek, që synon aneksimin ushtarak të Shqipërisë, sipas hartës së tyre të “Virio-Epir”.
Nuk ka asnjë dyshim, që kandidatin e PS, Vangjel Tavo, kryeministrit Edi Rama ia imponuan oligarkët, trafikantët e klanet mafioze, brenda dhe jashtë Shqipërisë; me të cilët ai ka pushtuar e ka grabitur tokat, trojet dhe krejt bregdetin e kësaj bashkie e do që të vazhdojë.
Ndërsa kandidatin Petros Gjikurias në Himarë, Sali Berishës, Ilir Metës e Vangjel Dules, ia caktuan shefat e grupit “Mavi”, partisë naziste “Agimi i Artë” e lobit grek anti-shqiptar “Geixh”, që financojnë projektin aneksues të ashtuquajtur “Vorio-Epir”, mes tyre dhe greqizimin e Himarës.
Vendosja e këtij kandidati të importuar nga Amerika, nuk është rastësore, por shërbim i Sali Berishës, mbasi ky është i varur në “çengelin” e qarqeve shoviniste greke, ndaj të cilit kryen shërbime duke bërë pazare anti- shqiptare.
Këto shërbime, Sali Berisha i bënë me aq nënshtrim publik, sa i puth dorën Anastas Janullatosit, kolonelit të Asfalisë Greke, maskuar pas mantelit si Krye-klerik i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, emëruar në krye të saj nga Ramiz Alia e dekretuar nga Sali Berisha në prill 1992.
Në nëntor 2002, Sali Berisha u detyrua të bëjë publik pozisionin e tij si shërbëtor i qarqeve shoniniste greke, duke pritur në selinë e PD-ës, anti-shqiptarin e harbuar Nikolas Geixh, të cilin në prill 1994 e kishte shpallur “non grata”, por ia hoqi më 2005-ën kur erdhi në pushtet.
Ndërsa pas 22 vitesh, Sali Berisha kandidon Petros Gjikurias në Himarë, ushtarin ekstremistë të lobistit anti-shqiptar Nikolas Geixh, drejtues i Organizatës Panepiroste që bashkë me grupin “Mavi”, lobon, financon dhe ka vërsulur disa herë grupe të armatosura në Gjirokastër.
Me këto sulme, ku janë vrarë ushtarakë shqiptarë, Nikolas Geixh dhe kandidati i PD-PL-PBDNJ në Himarë, synojnë realizimin e projektit “Vorio Epir”, për aneksimin e Shqipërisë deri të lumi Rrapun në Librazhd, ku Janullatos ka marrë 3 HEC-e koncesionare për 35 vite, të dhënë nga Sali Berisha e Ilir Meta kur ishin në pushtet.
Dhe Ilir Meta, i cili prej 25 vitesh ka tregun e mermerit në Greqi, lidhjet me qarqet greke anti-shqiptare, i ka bërë vetë publike, kur nëpërmjet lobimit të Vangjel Tavos, nisi bashkëpunimin e LSI me partinë “Agimi i Artë”, që realisht është krijesë dhe strukturë e grupit grek “Mavi”.
Ndërsa Vangjel Dule e ka deklaruar publikisht me propagandë e veprime, se është misionar i qarqeve shoviniste greke në Shqipëri, në një linjë e organizatë terroriste “Mavi” dhe në partinë “Agimi i Artë”, bashkë me kandidatin e PS, Vangjel Tavo.
Përballë maskarallëkut, që Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta e Vangjel Dule; në Himarën me banorë e truall etnik shqiptar, kanë vënë kandidatë anti-shqiptarë e grekofilë të importuar; banorët e Himarës duhet të tregojnë dinjitetin e tyre, duke i abandonuar këta kandidatë./Pamfleti
Lini një Përgjigje