SPAK ua ka skeduar dhe ka kaluar në filtër, pasuritë që ata kanë deklaruar; pasuritë që kanë regjistruar në emër të familjarëve dhe ortakëve Gentian Sula, Pëllumb Salillari, Milo Gjikuria, Dodë Doçi i kompanisë “Lura” të Lalzit dhe te të besuarit Bes Kallaku, Elona Guri e Muharrem Berisha, por u janë zbuluar dhe pasuri e llogari të shumta bankare jashtë Shqipërisë...
Më 20 qershor 2024, një javë pasi doli nga SPAK i zverdhur e i tmerruar dhe 3 ditë pasi Prokuroria Speciale mbylli hetimet për të e bashkëshorten, krye hajduti Ilir Meta depozitoi në Gjykatën e Tiranës, Kërkesë-Padi për divorc nga Monika Kryemadhi.
Lojën e divorcit, Ilir Meta e nisi me largimin nga familja te vila e Lalzit, dhe jetesa e re në një suitë 52 m2, te hoteli luksoz “Radisson Collection Morina” i mikut të tij trafikant e ndërtues Lul Morina.
Në kërkesën për divorc, Ilir Meta, thotë se me bashkëshorten Monika Kryemadhi, ka kontradikta për shkak të qëndrimeve të ndryshme politike e bindjeve ideologjike, të cilat janë shtuar e acaruar aq shumë, sa e detyrojnë për të zgjidhur martesën.
Në fakt, ky çift mafioz që ka sunduar prej 30 vitesh në postet më të larta shtetërore, duke përdorur çdo lloj poshtërsie e krimi; tani që u është ngushtuar laku i drejtësisë, kanë sajuar dhe po përdorin skenar divorci fiktiv, për të shpëtuar pasuritë nga konfiskimi dhe sidomos Ilir Metën nga burgu.
Bindja për divorc fiktiv, përforcohet prej faktit, se ditën e martë me 9 korrik 2024, Ilir Meta e Monika Kryemadhi, kanë depozituar bashkërisht në gjykatë, një deklaratë ku thonë, se në objektin e padisë gjyqësore, nuk duhet të trajtohet çështja për ndarjen e pasurive, mbasi nuk kanë asnjë pasuri.
Realisht ata kanë pasuri të shumta të deklaruara, të transferuara te familjarët, te miqtë, kriminelët, vartësit e besuar dhe te biznesmenë, me të cilët kanë bërë pazare, kanë invesuar e kanë vjedhur, por kanë akoma më shumë pasuri e llogari bankare të fshehura në disa shtete
Për të bërë sa më bindës mashtrimin e mos pasjes së pasurive, Ilir Meta deklaron shpesh, se gjatë 3 dekadave në politikë e në poste të larta shtetërore, nuk ka patur dhe nuk asnjë pasuri, përveç pagës si deputet, ministër, zv/kryeministër, kryeministër, kryetar kuvendi e president.
Ndërsa Monika Kryemadhi, deklaron se pasuritë ia kanë bërë dhuratë nënë Fatimja nga fitimet me shitjen e qepëve dhe vëllai Drini Kryemadhi, nga bizneset e tij dhe nga biznesi i vjehrrit në ndërtim.
Por sipas Kadastrës e dosjes së SPAK, rezulton se pasuritë janë vënë gjatë pushtetit të Ilir Metës, nga ortakëri biznesi me ndërtuesit Gentian Sula, Pëllumb Salillari, Milo Gjikuria, Dodë Doçi i kompanisë “Lura” të Lalzit etj.
Me kërkesën drejtuar gjykatës, që në procesin e divorcit të mos trajtohet çështja për ndarjen e pasurive, mbasi gjoja nuk kanë asnjë pasuri; çifti mafioz Meta-Kryemadhi, synon të ligjërojë mashtrimin sikur nuk kanë asnjë pasuri.
Por SPAK, u ka skeduar e kaluar në filtër, pasuritë që kanë deklaruar, pasuritë që kanë regjistruar në emër të familjarëve dhe personave të besuar si Bes Kallaku, Elona Guri, Muharrem Berisha etj;, por u janë zbuluar dhe pasuri e llogari të shumta bankare jashtë Shqipërisë./Pamfleti
Lini një Përgjigje